Shqiptaret e Bundesliga III, Beba aksidentohet

Hendboll

Shqiptaret e Bundesliga III, Beba aksidentohet

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:41
Bellma Beba dhe Fitore Aliu

Skuadra e Wurm Mitte ndjeu shumë mungesën e shqiptares Bellma Bebës, ku edhe pësuan humbje me rezultat 33:29 nga SG Kappelwindeck/Steinbach, në ndeshjen e Bundesliga III në hendboll.

Beba nuk u paraqit fare, kurse Fitore Aliu me skuadrën e saj SG Kappelwindeck/Steinbach fituan dy pikë të mëdha. Përse nuk luajti Beba? Ajo një ditë para ndeshjes bëri aksident dhe lëndoi rëndë këmbën. Mjekët pasi e konstatuan lëndimin e saj, vendosën që ajo të pauzojë së paku një muaj.

Image

Beba pas lëndimit

Për Wurm Mitte Beba është një mungesë e madhe sepse është lojtarja kryesore.  Duhet theksuar se Beba ka shtypur shumë këmbën madje gishtërinj i kishte të gjakosura!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat