Kryetari në maje të bjeshkës, mund ta traumatizojë dikë!

Hendboll

Kryetari në maje të bjeshkës, mund ta traumatizojë dikë!

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:05
Skënder Ramadani

Është në maje të bjeshkës së Jezercit dhe nga atje ka bërë disa plane për Superligën e Kosovës. Ajri i pastër i bjeshkëve të Jezercit të Ferizajt ia ka mbush bateritë kryetarit të klubit të Kastriotit nga Ferizaj, Skënder Ramadani.

Skenda është bërë top me ajrin e jezercit dhe tani ka mendjen te derbi i fundjavës me Vushtrrinë. Merret vesh se ai ka një plan konkret: Ekipin ta ketë me lojtare të përziera: të reja e me përvojë dhe të luftojnë për katër vendet e para.

Puna e tij shikohet me një xhelozi nga të tjerët, sepse siç thonë edhe disa në FHK, Skenda është burrë i fjalës dhe shumë i saktë në kryerjen e detyrave! Prandaj, suksesi i Skendës disa mund edhe t’i traumatizojë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat