Rivaliteti për kreun e tabelës mes Zherkës, Muqollit, Shahinit e Kabashit

Hendboll

Rivaliteti për kreun e tabelës mes Zherkës, Muqollit, Shahinit e Kabashit

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:54
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti i Ferizajt ka një fytyrë tjetër nga kampionatet e kaluar, është rival i fortë i kampionit në fuqi Besa Famgas nga Peja, ndërsa për të mirë po befasojnë Drita nga Gjilani dhe Prishtina që nuk duket e fuqishme si vitin e kaluar.  Verim Zherka është trajner i Kastriotit dhe Arben Muqolli i Besës, zotohen se trofetë do t’i sjellin në qytetet e tyre. Si njëri po ashtu edhe tjetri si rival për titull e shohin Kastriotin dhe Besën. Të dy trajnerët me ekipet e tyre kanë nga katër fitore në katër ndeshjet e para, sikurse edhe Drita nga Gjilani që ka trajner Erhan Shahinin. Drita jo vetëm që po bënë lojëra të mira, por në javën e parë e heshti me rezultat 30:27 në kryeqytet Prishtinën që ka trajner Taib Kabashin. Megjithatë Kabashi zotohet se me kalimin e kohës do të bëjë një Prishtinë me fuqi për titullin e kampionit. Mos të harrojmë se Prishtina nuk e ka kapacitetin e lojtarëve të vitit të kaluar dhe kjo është edhe njëra nga faktorët që nuk është në nivelin e pritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat