Kosova fiton bindshëm ndaj Britanisë së Madhe

Hendboll

Kosova fiton bindshëm ndaj Britanisë së Madhe

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:30
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës U-20 shënoi fitore bindëse me rezultat 38:17 kundër Britanisë së Madhe U-20, në garën e IHF Trophy për Evropë (meshkujt), që po organizohet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.  Kosova tregoi lojë shumë të mirë triumfoi me rezultat bindës. Britania nuk ishte rival i denjë i Kosovës dhe ishte e pashmangshme humbja e thellë. Trajneri Fatmir Muhaxheri është i lumtur që startuan me fitore dhe me synime që të vazhdojnë kësisoj edhe me Irlandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat