Kosova e gatshme për ndeshjen e vështirë me Gjeorgjinë

Hendboll

Kosova e gatshme për ndeshjen e vështirë me Gjeorgjinë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:40
Gjatë një ndeshje

Pas një dite pushim, të premten luhen ndeshjet e radhës të kombëtareve U20 në IHF Trophy për Evropë. Ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo në mes të Kosovës e Gjeorgjisë që luhet nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për kombëtaren tonë do të jetë kjo një ndeshje e rëndësishme në synimin për të fituar IHF Trophy dhe për të siguruar fazën interkontinentale. Djelmoshat e Fatmir Muhaxherit janë shprehur të gatshëm për këtë ndeshje me peshë, ndërsa përkrahja e shikuesve do të jetë një motiv shtesë për ta. Kështu që adhuruesit e hendbollit ftohen që në numër sa më të madh të jenë në palestër për të përkrahur djelmoshat tanë. Kosova e Gjeorgjia i kanë fituar dy ndeshjet e para dhe mbajnë pozitat dy e tre në grup me nga katër pikë. Dy fitore i ka edhe Moldavia. Këto tri ekipe pritet të luftojë për titull që hap rrugën për botëror.

Ndeshjet tjera që luhen të premten janë: Irlanda – Malta (14:00), Britania e Madhe – Moldavia (16:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat