Shabani është ndarë i kënaqur me vashat tona

Hendboll

Shabani është ndarë i kënaqur me vashat tona

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 12:33
Shabani është ndarë i kënaqur me vashat tona

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e dytë testuese ndaj Luksemburgut në Luksemburg. Pasi të premten e fituan ndeshjen e parë, ndeshjen e dytë kombëtarja jonë e humbi me rezultat 31:28. Por në përgjithësi ndeshjet me Luksemburgun ishin shumë të mirëseardhura për kombëtaren tonë, në prag të ndeshjeve zyrtare që e presin pas një muaji. Selektori Agron Shabani është ndarë i kënaqur edhe me paraqitjen në ndeshjen e dytë. Ai ua ka dhënë rastin të gjitha lojtarëve, ndërsa është i kënaqur edhe me ardhjet e reja në ekipin kombëtar. Në ndeshjen e dytë ndaj Luksemburgut, kombëtares tonë i munguan tri lojtare shumë të rëndësishme.

“Kemi luajtur pa tri lojtaret kryesore, Albana Arifin, Mirela Gjikokajn dhe Dorentina Osmanin të cilat janë kthyer menjëherë pas ndeshjes së parë për shkak të angazhimeve në klubet e tyre. Në këtë ndeshje kanë patur rast të luajnë të gjitha lojtaret dhe jam shumë i kënaqur me lojën dhe angazhimin e tyre. I kënaqur jam edhe me prurjet e reja si Zaskoku 20-vjeçare, Istrefi 16-vjeçare dhe Dermaku 17-vjeçare. Loja ka qene në të mirën tonë deri në minutën e 40-të. Referimi nuk ishte në nivelin e duhur ku edhe u ndëshkua me karton të kuq lojtarja më e mirë e jona, kapitenja Leonora Demaj”, ka thënë selektori Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat