Shqiponja e Istogu fitojnë ndeshjet e luajtura në Gjakovë

Hendboll

Shqiponja e Istogu fitojnë ndeshjet e luajtura në Gjakovë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:57
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur tri takimet e para të javës së gjashtë të Superligës së hendbollisteve. Dy prej ndeshjeve janë luajtur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Fillimisht kampioni në fuqi, Shqiponja fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 38:20. Më pas fitore të thellë shënoi edhe Istogu ndaj Vëllaznimit me rezultat 46:24. 
Për Shqiponjën e Istogun ishin fitoret e pesta në këtë edicion. Të dy këto skuadra tani i kanë nga 10 pikë, sa i ka edhe Vushtrria. Vushtrria ndeshjen e javës së gjashtë e luan të dielën ndaj Dritës. Kjo ndeshje luhet prej orës 15:00, njëjtë si kryendeshja e javës në mes të Prishtinës e Kastriotit.
Të shtunën u luajt edhe takimi Vjosa – Samadrexha. Fitore shënoi Samadrexha me rezultat 29:23. 

Shqiponja – Jusuf Gërvalla 38:20 (23:10)

Shqiponja: Ferizaj, Juniku 2, Goqi 10, Mehmeti 6, Nivokazi, Malaj 4, Goqaj 3, Berisha 5, Quni 1, Paci 8.

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Shala 5, Cufaj 3, Shala 1, Tolaj, Berisha, Çekaj 4, Gecaj 7, Imeri.

Vëllaznimi – Istogu 24:46 (14:26)

Vëllaznimi: Mullakadrija, Haxhija, Cërmjani, Bordoniqi, Zhubi 2, Bytyqi, Kastrati, E. Radoniqi 20, Grezda 2, Hana, Daija.

Istogu: Shehdadi, Kameri 10, F. Rexhaj 1, Venetski 6, Krasniqi 7, Ferataj 3, Ujkiq 1, Rugova, Ahmetxhekaj, V. Rexhaj 1, Halitaj 2, Avdylaj, A. Berisha 13, Shatri 2.

Vjosa – Samadrexha 23:29 (10:16)

Vjosa: Mehmeti, Hasani, Rama 1, V. Imeri 7, E. Imeri 2, Hoxha 4, Shabani 2, Salihi, Be. Mehmeti 6, Ble. Hasani 1.

Samadrexha: T. Maloku 6, A. Maloku, G. Basholli 6, Halili, Surdulli 1, Ar. Maloku 7, H. Basholli, D. Basholli 7, R. Maloku 1, L. Basholli, Q. Basholli 1, E. Basholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat