Favoritët shënojnë fitore për Kupë

Hendboll

Favoritët shënojnë fitore për Kupë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:37
Pamje nga një ndeshje

Këtë mesjavë janë luajtur ndeshjet e raundit paraeliminator dhe raundit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Rezultatet ishin ato që edhe priteshin, duke bërë që skuadrat favorite të kalojnë tutje.

Kështu skuadra pejane Besa Famgas ka fituar ndaj Deçanit me rezultat 33:23, në kuadër të rrethit të parë. Te meshkujt ndeshja e vetme e raundit paraeliminator ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Ulpianës. Fitore të pritur shënoi Prishtina me rezultat 59:14. Më pas Prishtina në kuadër të rrethit të parë e mposhti KEK-un me rezultat 45:22.

Përballjen lokale ms Dritës e Zhegrës e fitoi skuadra gjilanase Drita me dhjetë gola dallim (45:35). Skuadrat e Superligës u takuan edhe në Drenas. Drenica fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 33:30. Tutje shkuan edhe Trepça që fitoi ndaj Dukagjinit (23:21), Vushtrria që eliminoi Llapin (32:29), Vëllaznimi që ishte më i mirë se Prizreni (40:17) dhe Kastrioti që kaloi Lepencin (52:3).

Te hendbollistet në program ishin ndeshjet paraeliminatore. Në ndeshjen në mes të Deçanit dhe skuadrës Jusuf Gërvalla fitore shënoi kjo e dyta me rezultatin 32:30. Pos skuadrës Jusuf Gërvalla avancoi për në rrethin e parë edhe KEK-u që fitoi ndaj Veronës me 21:9. Të premten luhet ndeshja Prizreni – CLICK kurse Kastrioti e Ferizaj përballen më 12 apo 13 nëntor.

Ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës te hendbollistet luhen më 14 e 15 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat