Kampiones i lëkunden 'themelet' në Ferizaj!

Hendboll

Kampiones i lëkunden 'themelet' në Ferizaj!

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:48
KHF Kastrioti

Trajnerja Vlora Jashari është ballëlart, për faktin se me me ekipin e saj KHF Kastrioti nga Ferizaj e munden kampionen në fuqi, Shqiponjën nga Gjakova.

Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll, Shqiponja është mposhtur nga Kastrioti me rezultat 36:29. Për Shqiponjën ishte humbja e dytë. Kjo skuadër renditet e treta me 10 pikë. Vetëm një pikë më pak e ka Kastrioti që renditet i pesti.
Vashat ferizajase prej fillimit ishin të vendosura të fitonin ndaj Shqiponjës dhe pjesën e parë e mbyllën me epërsi prej pesë golash, 18:13. Në fund të takimit kishin shtatë gola më shumë se Shqiponja dhe kështu arritën fitore të madhe. A. Basha me nëntë gola ishte më efikasja te Kastrioti. Numër të njëjtë golash për Shqiponjën shënoi Sh. Mehmeti. Kampiones i lëkundën 'themelet' në Ferizaj, sepse mbetet minus katër nga liderja Vushtrria, kurse Kastrioti renditet në pozitën e pestë me 9 pikë pas 7 javëve. 
Në ndeshjen tjetër të luajtur të dielen, Samadrexha fitoi ndaj Dritës me rezultatin 34:31. 

Kastrioti – Shqiponja 36:29 (18:13)
Kastrioti: Rugova, Gurgurovci, Tërpeza, Salihu 5, Stagova 7, Reqica, Basha 9, Trajkovska 4, Misini 2, Gashi 3, A. Salihu 6.
Shqiponja: Ferizaj, Juniku 3, Goqi 3, Mehmeti 9, Nivokazi 1, Malaj 4, Goqaj, Berisha 4, Quni, Paci 5.
 

Samadrexha – Drita 34:31 (19:15)
Samadrexha: A. Maloku 5, Surdulli, H. Basholli, D. Basholli 5, R. Maloku 3, L. Basholli, Q. Basholli 5, R. Basholli, T. Maloku 4, H. Maloku, G. Basholli 12, Halili.

Drita: Daku, Hyseni, Rexhepi 10, Kqiku 2, Sadiku, Rudhani 3, E. Daku, Krasniqi 2, Pajaziti, Vokshi 9, Ramabaja 4, R. Kqiku 1, Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat