IHF-ja shkruan për ecurinë e Kosovës

Hendboll

IHF-ja shkruan për ecurinë e Kosovës

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:12
IHF-ja shkruan për ecurinë e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kombëtares së Kosovës në hendboll.

Tashmë janë bërë tre vite që kur Federata e Hendbollit të Kosovës është bërë anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtare në Kongresin e IHF-së të mbajtur në Sochi të Rusisë, thuhet në shkrimin e IHF-së, përcjell Insporti

Që prej atëherë, FHK-ja ka hedhur hapa të mëdhenj në zhvillin e vazhdueshëm të hendbollit në Kosovë, duke kulmuar me organizimin e tyre të Trofeut të IHF-së – Zona Evropiane si dhe zhvillimin e takimit me Gjermaninë në fazën kualifikuese për Euro 2020 në konkurrencën e meshkujve.

Kosova tashmë është e vendosur mirë në hendbollin evropian dhe atë ndërkombëtar, duke lëvizur në hartën globale falë eventeve të organizuara si ‘IHF Emerging Nations Championship’ në vitin 2015, ku pritën 16 kombëtare nga e gjithë bota.

Vitet e fundit kanë qenë shumë pozitive për FHK-në: Titujt në kategoritë junior dhe për të rinjtë në turneun IHF Trophy u fituan nga Kosova; derisa në 2017-tën, ekipi senior i femrave arriti në fazën e dytë të kualifikimeve prë kampionatin evropian për herë të parë në histori.

Këtë sezon, disa klube po luftojnë tituj në kompeticionet e EHF-së për klube, si EHF Cup dhe Challenge Cup.

Në Kosovë, tashmë janë nëntë liga që përbëhen nga 25 klube të femrave dhe 22 të meshkujve, si dhe 60 ekipe të të rinjve dhe më shumë se 4.300 hendbollistë, çka menaxherja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në FHK, Ronesa Ymeri, e cilëson si “shenja më e mirë për sukseset e ardhshme të këtij shteti në hendboll”.

“Hendbolli ka një traditë të vjetër dhe të pasur në Kosovë”, thotë Ymeri, që shton se “që prej themelimit të FHK-së më 1953-tën, ekipet kosovare, si dhe atletët e zyrtarët, morën pjesë me sukses të madh në të gjitha nivelet e federatës së ish-Jugosllavisë”, përcjell Insporti shkrimin e IHF-së

Këtë dhjetor, Federata e Hendbollit të Kosovës do të festojë 65 vjetorin e themelimit të saj. Nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë, pasi që hendbolli në Kosovë duhej të luftonte për mbijetesë, gjatë luftërave të Jugosllavisë në 90-tat.

“Pasioni dhe dashuria e Kosovës për hendbollin vazhdon të rritet”, thotë Ymeri.

“Për një vend me histori të gjatë dhe të pasur në sport, e ardhmja e Kosovës në hendboll është shumë e ndritur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat