Katër ndeshje të shtunën, kryendeshja më vonë

Hendboll

Katër ndeshje të shtunën, kryendeshja më vonë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:29
Pamje nga një ndeshje

Katër ndeshje të javës së nëntë të Superligës së hendbollistëve luhen të shtunën (nesër). Ndeshjet e xhiros së tetë të luajtura në mesjavë kanë ofruar rivalitet dhe shpresohet që ky trend të vazhdoi edhe në ndeshjet e javës së nëntë.

Pas humbjes nga Prishtina, kampioni Besa Famgas pret t’iu kthehet fitoreve në ndeshjen ndaj Samadrexhës, që nis në ora 16:00. Edhe Drita pret të njëjtën gjë, ndërsa do të luajë në Gjakovë ndaj Vëllaznimit nga ora 17:00. Në ora 18:00 luhet ndeshja Zhegra – Drenica, ndërsa prej orës 19:00 takohen fqinjët Vushtrria e Trepça.  Kryendeshja e javës në mes të Kastriotit e Prishtinës luhet më 21 apo 22 nëntor për shkak të ndeshjes evropiane të Kastriotit.

Në Ligën e Parë është java e gjashtë. Të shtunën janë ndeshjet Dukagjini – Prizreni (14:00) dhe KEK-u – Ulpiana (19:00). Të dielen është ndeshja Deçani – Lepenci (13:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat