Istanbul (1939)/ Kur presidenti turk Ismet Inonu priti për një vizitë private mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë

Historia

Istanbul (1939)/ Kur presidenti turk Ismet Inonu priti për një vizitë private mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 2 tetor 2022 Në ora: 09:18
Mbreti Zog dhe presidenti turk Ismet Inonu

“Istanbul” ka botuar, të premten e 16 qershorit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën private të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë te presideni turk Ismet Inönü, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog u prit nga presidenti i republikës

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje, presidenti i republikës Ismet Inönü dhe zonja e tij pritën në Yalova për një vizitë private mbretin e Shqipërisë Zogun dhe mbretëreshën Geraldinë.

Presidenti Ismet Inönü dhe zonja e tij pritën mbretin dhe mbretëreshën për çajin e orës pesë.

Gjatë kthimit të tyre nga Yalova, mbreti dhe mbretëresha vizituan Heybeli Ada-n dhe më pas u kthyen në Stamboll.

Pas pak ditësh ata do të nisen për në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat