Disa vepra me vlerë në gjuhën arbërore(shqipe)

Historia

Disa vepra me vlerë në gjuhën arbërore(shqipe)

Nga: Gjon Keka Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Në Bibliotekën nacionale në Vjenë duke e marrë shembullin e Bletës punëtore i nxorr këto dhe disa vepra tjera me vlerë në gjuhën arbërore(shqipe),kushtuar "Aleksandrit të Madh", "Gjergj Kastriotit Skënderbeut","Këndime pë shkolla të para të Shqypnis" etj.

Te çdo dokument historik që kam gjetur nëpër arkiva dhe biblioteka, më është dukur sikur po rikthej një pjesë që kombit tonë i takon, që ai jo vetëm ta ringjallë veten, mbështetur fort në trungun e shpirtit të tij, por edhe ta njohë atë epokë të lavdishme në thellësinë e saj.

Të mëdhenjtë e kombit, figurat mbikohore, shtyllat kryesore të kombit, sikurse është kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti, sa ishin në jetë ishin diell shprese për kombin e tyre. Madhështia e tyre ishte gjithçka me vlerë në sytë e popullit. Por edhe pas largimit të tyre, emri, vepra dhe fama mbetet simbol frymëzimi për popullin e tyre, ata i bëjnë dritë atdheut, shtetit dhe kombit, si në kohërat e mira ashtu edhe në kohëra sfiduese, të turbullta dhe me stuhi....

E gjithë kjo punë kaq e madhe më ka kushtuar e vazhdon të më kushtojë jo vetëm kohë e mund, por edhe shumë privime të tjera. Gjithçka e bëj për pasionin, përkushtim ndaj çështjes së atdheut, atdhedashurinë që kam në zemër për të, si dhe krenarinë që ndjej për emrin arbëror që na e la Gjergj Kastrioti ynë.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat