Arsimi në Kçirë

Historia

Arsimi në Kçirë

Nga: Lekë Gjoka Më: 18 shtator 2023 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Arsimi në Kçirë është i moshës së re, vetëm 84 vjeç. Kçirësit e donin një shkollë fillore, por as turqit as regjimet e mëvonshme nuk ia vunë veshin, se donin ta mbanin në errësirë, siç thoshte i madhi Noli: “Pranë sofrës i pangrenë, pranë dijës i panxenë, pranë detit i palarë, pranë drites, i paparë”.

Ato disa herë kishin bërë kërkesë për hapjen e një shkolle fillore, por përgjigja u kishte ardhur negative, si për mungese mesuesi, për mungesë lokali, për mungesë buxheti e justifikime të tjera si kto. Atëherë Kçirsit mblodhën forcat dhe ndërtuan shkollën me dërrasa lisi, me çakma në mes llaq tokë e bënç dy klasa me përmasa 3x4, një korridor, e një dhomë për mësuesit, në qendër të lufit, qe ishte dhe qendra e fshatit.

Pas kësaj krerët e kçirës morën guxim e shkuan para oborrrit mbretëror të mbretit Zog në shtator të vitit 1938, i kërkuan me insistim të hapte shkollën fillore. Kështu Zogu e miratoj me në fund hapjen e klasës së parë në mars 1939 me mësues Paulin Capaliku nga Shkodra.

Ky ishte një gëzim i madh për kçirsit, sepse ato ishin 100% analfabete. Vetëm prifti dinte të shkuante dhe të lexonte në disa gjuhë. Ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi me 10 prill 1939 erdhën 7-8 karabinierë e zaptuan shkollën që ruanin rrugën automobilistike nga kçirsit, që shpesh i sulmonin, duke i grabitur dhe duke i vrarë në prita, ku italianët nuk e prisnin.

E kështu vazhdoi edhe gjatë viteve ‘40-44, duke vijuar shkollën me hope dhe në këtë mënyrë rezultatet qenë jo të knaqshme.

Kto ishin vite lufte botërore që kërsisnin revolet, pushkët, mitrolozi, automatiku dhe vringllonin avionet në qiellin e kalter, duke frikësuar të madh e të vogël në kçirë.

Me 1 mars 1945, filloj shkolla rregullisht me mësues Idriz Canga po nga shkodra. Vijueshmeria e nxenësve që e mirë e po kështu e rezultatet.

Në vitin 1951-52 u rrit nr i nxënësve dhe u bë me dy forca mësimore me Ludovik Guli nga Shkodra dhe Prend Zef Ndoj nga Kçira.

Në 1954 ndërtohet shkolla e re me tre klasa me përmasa 7x5, një korridor 1.5 m një dhomë mësuesi 3x3 dhe një dhomë drush 2.5x 2 m.

Në 1962 shkolla kishte 64 nxënës nga klasa e parë në të katertën.

Në vitin 1966, hapet shkolla 8-vjeçare dhe çdo vit shtohej nga një klasë dhe një mësues me drejtor Kapllan Cobën dhe 8 forca mësimore si: Zenel Rrula, Tonin Deda, Petrit Gega, Hile Alia, Fakete Gera dhe Fahrije Gera.

Kshtu vazhdoi deri në vitin 1970, që del kontigjenti i parë me deftesë lirimi për të vazhduar shkollën e mesme në Pukë, shkodër e Tiranë, për të ndjekur pastaj shkollën e lartë në Shkodër ose tiranë. Ktij kontigjenti ju përket : Llesh Ndoka - veterinar, Ndok Seferi - Fizikant, Tom Morina - Mësues i ciklit të ulet, Gjovalin Kola - elektriçist, Pashuk Bushi- saldator, Ndreke Lufi shofer etj që punuan në sektor ekonomik si gjeologji , pyjore , ferme etj.

Në vitin 1967 u kthye shkolla në dimërore, u ndryshua sistemi i notave , si dhe u kalua nga sitemi 7-vjeçar në sistemin 8- vjeçar.

Gjatë viteve 70-90 ishin vite të masivizimit të arsimit në Kçirë. U rrit nr i nxënësve në shkollën e Lufit si në fillore ashtu e në 8-vjeçare, duke pas klasa paralele A+B e në ndonjë klasë edhe A+B+C. U hapen shkolla fillore në kishagji me mësuese Prenda Lufi, Liljana Seferi , Xhevahire Morina, Vjollca Bala etj.

Në Kçirë të Epërme me mësues Gjergj Doda, Fatbardha Seferi , Zyber Djaloshi, Gjon Makeshdedaj etj. Në Plet me mësues Ndrec Herceku, Nikoll Frroku , Demush Leknikaj, Marie Ndoka. Në Rrukaj me mësuese Flora Seferi. Një ngjarje e rëndësishme për shkollën e Lufit ishte 7 marsi i vitin 1975 pasi iu dha titulli “Mesues i popullit” Ndue Jak Pjetrit “ Bir i këtij fshati” i lindur me 2 maj 1036 dhe nxënës i kësaj shkolle në vitet 48-51. Ai punoi 15 vite në arsim në disa pozicione si mesues në Iballë, Pukë e Kabash , Drejtor shkolle në Iballë , inspektor arsimi në pukë dhe sekretar Fronti në Pukë. Kudo kishte punuar, shkëlqente puna e tij por me 21 qershor 1974 një rrufe qiellore i mori jeten ne krye të detyres në Millë të Pukës. Vdekja e tij para kohe ne moshen 38 vjeç ishte një humbje e madhe për familjen e tij e veçanërisht për nënën, për armatën e arsimtarëve pukjanë, që e donin aq shumë.

Emërtimi i shkollës së Lufit me emrin e tij u bë me një ceremoni madhështore ku morën pjesë gjithë populli i Kçirës, përfaqsues të pushtetit lokal Pukë dhe të misnistrisë së arsimit. Emocionues ishte fjala përshendetëse e nënës së Ndojës, Prenda Pjetri për nderin që i bëhet për djalin e saj për dhënjen e këtij titulli të lartë.

Më 15 shtator 1979, hapet shkolla e mesme bujqësore pa shkëputje nga puna me 35 nxënës që vinin nga Kçira, Qerreti, Korthpula, Dushi e Vrrithi. Duke dalë në 1983 kontigjenti i parë që merr deftesë pjekorie që u punësuar si brigadier në fermë a koprativë , normist, llogaritar, përgjegjësa blegtorie a sektori.

Disa vazhduan kurse a shkolla profesionale duke u bërë Mami apo infermiere. Disa të rinj e të reja vazhduan shkollën e lartë për tu bërë inxhinierë pyjesh, ekonomista , agronomë e veterinarë. Nga kta nxënës permendim : Mark Alia, Gjin Mbrozi , Muzafer Qarri , Lule Vasia , Marte Vasia , Bardhe Ndoja, Brdhe Gjonaj etj.

Në 1980 ndërtohet shkolla e re dy kate me 14 klasa bashkohore, një sallë lojrash, një drejtori , një dhomë për biblotekë dhe një dhomë muze e mësuesit të Popullit “Ndue Pjetri “.

Në vitin 1986 hapet shkolla e mesme bujqësore ditën duke dalë kjo seri nxënësish në vitin 1990 me deftesa pjekurie, ja disa nga nxënësit : Altin Pergjoni- inxhinjer pyjesh, Shpresa Gjonaj- ekonomiste, Samidie Selimi - ekonomiste, Age Gjonaj -Infermiere, disa të tjerë punëtor të kualifikuar si : Kel Gjoka - zetorist, Bardhok Keçi- punëtor , Ilir Kola - Mjeshtër etj.

Në vitin 1980 shkolla e Lufit numëronte 359 nxënës në ciklin e ulët dhe të lartë , me një personel prej 18 mësuesish, nga kta 11 ishin me shkollë të lartë dhe drejtor ishte Hil Boci.

Në vitin 1995 hapet shkolla 8 -vjeçare e Kishagjive, ish fjetorja e punëtorëve të minierës që u mbyll dhe seksioni i arsimit ja bleu dhe e modifikoi si shkollë, ajo ishte në anë të djathtë rrugës automobilistike nga Puka në Shkodër, ndërtese tre katëshe, kati i dytë e i tretë shkolle ndërsa kati i parë ishte pronë private e Gjergjajve dhe Bushajve që e kishin në pronësi të tyre dhe kishin ba marrveshje me arsimin e pushtetin lokal. Kjo shkollë kishte 135 nxenës që vinin nga Pleti, Kçira e poshtër, kishagjit , dhe Gjalaci dhe drejtor shkolle ishte në 1995-1998 Pjetër Gjoni ndërsa ne 1998-2006 drejtor ishte Lekë Gjoka.

Kjo shkolle u mbyll me 06.06.2006 për rënie të numrit të nxënësve. Nxënësit u shpërndanë në Gomsiqe , do nxënës në Luf e ndonjë në Pukë. Ndërsa mësuesit disa dolën në asistencë , e të tjerë gjetën vende pune.

Në vitin 2012 u mbull dhe shkolla e mesme Luf po për rënie të numrit të nxënësve.

Nga viti 2000 e në vazhdim bjen numri i nxënësve në çdo klasë për shkak të migrimit në Pukë, Vau dejës , Shkodër, Lezhë , Tiranë, Durrës etj, gjithashtu nga emigracioni në Greqi, Itali , Gjermani , USA etj.

Shkolla e Lufit qendron e hapur duke u bashkuar nga dy klasa kolektive.

Ky Historik është bazuar në gojëdhënat e Prend Zef Ndojt, Gjon Makeshdedaj, Prendush Seferi, Ndue Mark Gjini, Pal Filipi, Pjetër Boci , Nikollë Ndoca.

Po përshkruajm me pak fjalë për pionerët dhe veteranët e arsimit të Kçirës dhe Pukës: Gjon Pjeter Makeshdedaj- u lind në vitin 1926 në Pla të Kçirës. Ai kreu 5 klasë në Qerret, bëri një kurs duke thelluar njohuritë, kreu ushtrinë, dhe e caktojnë mësues në Kukës për filloren, nga aty në Aprip të Gurit, në Berishë , në Buzhalë , në Qelëz , në Gomsiqe, në Vrrith , në Kçirë të Epër dhe në Luf që del në pension. Kudo ku punoi la respekt si mësues gojëëmbel, shpirtmadh, përçues i dijës në fshat, i thjeshtë , i dashur, i ndershëm, familjar i dalluar që ka edukuar femijë që shërbejnë në komunitet siç i ka porositur ai. Ai punoi në arsim 33 vjet, dhe doli në pension në 1981. Vdiq me 5 maj 2020 në moshen 94 vjeç.

Porositë dhe rrëfimet e tij i ruajmë në zemrat tona. Prend Zef Ndoj- u lind në Kishagji në 1916, ai kishte 5 klase dhe i është nënshtruar disa kurseve kualifikimi shkencorë pedagogjike e metodike duke u bërë mësues i mirëfilltë filloreje dhe fillon punën në vitin 1948 në Qerret me pas në Bicaj, në Breg ,në Luf , në Buzhalë , e përsëri në Luf, ku del në pension në vitin 1971. Ishte kërkues ndaj vetës e të tjerëve, ka qenë i zgjedhur edhe kryetar kshilli në dy legjislatura të fshatit, si dhe detyra të tjera shoqërore e partiake. Vdiq në vitin 1981, i respektuar nga populli i Kçirës, dhe miqte e tij të shumtë.

Deri në 1990 shkolla e Lufit dhe anekset e saja ishin mbushur plot me nxënës duke arritur numrin 500 me një personel mësimor 32 mësues dhe shumica me shkollë të lartë, dhe mësues vendas dhe pukjanë.

Gjatë 84 vitëve të jetës së saj shkolla e Lufit bashkë me anekset ka pas 127 mësues që kanë punuar me përkushtim për edukimin e brezave të rinj dhe kanë sjellë të rënë në fshat, të cilët tashmë disa nuk jetojnë, duke i kujtuar në përvjetor të vdekjes me lule e qirinj. Ndërsa të gjallëve ju urojmë shëndet e jetë të gjatë e të lumtur.

Më poshte po përmendim disa nga drejtuesit e shkollës ndër vite:

1. Kapllan Coba,

2. Gjelal Keçi ,

3. Skender Shabani,

4. Adem Shala ,

5. Androniqi Miho ,

6. Vitori Kuruni,

7. Hile Boci ,

8. Gjovalin Matia,

9. Gjon Gjonaj,

10. Flora Seferi,

11. Marie Lufi,

12. Marta Doda ,

13. Xhevahire Laçi ,

14. Pjeter Gjonaj,

15. Albana Lufi.

Nga shkolla e Lufit kanë mbaruar shkollën e lartë 103 veta në degë të ndryshme që përfshijnë : mësuesinë e të gjitha profileve, për mjeksi, inefermieri, ekonomik, inxhinieri, agronomi, juristë e muzikantë.

Nga 1995 e deri sot janë larguar me qindra familje nga Kçira për një jetesë më të mirë bashkë me fëmijët e tyre, duke ulur shumë numrin e nxënësve në shkollë . Po behet mësim me klasa kolektive , 2-3 klasa bashkë që shton vështirsitë e mësuesit në mësimdhënie, pokështu e në të mësuarit e nxenesve.

Në vitin 2023-2024 ka në klasën e parë vetëm tre nxënës, ndërsa deri në klasën e nëntë janë vetëm 33 nxënës.

Eshtë në të drejtën e tij, çdo lexues i ktij historiku, që të kritikojë, apo të shtojë paragrafe që nuk janë përmendur që ky historik të jetë sa më i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat