Zbulohet statuja e një mbretëreshe egjiptiane - Bota Sot
Zbulohet statuja e një mbretëreshe egjiptiane

Historia

E premte, 20 prill 2018

Zbulohet statuja e një mbretëreshe egjiptiane

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 20:35
Statuja

Arkeologët kanë gjetur një pjesë të një skulpture druri në Egjipt, e cila është mbi 4000 vjeçare.

Supozohet se statuja i përket mbretëreshës Ankhesenpepi II, nënës së mbretit Pepi II, i cili erdhi në fron në moshën gjashtëvjeçare.

Ajo u gjet pranë piramidës në Giza në nekropolin e lashtë të Saqqara.

Gërmimet u zhvilluan nga ekspertë francezë dhe zviceranë nga Universiteti i Gjenevës.

Ankhesenpepi ishte bashkëshortja e mbretit Pepi I në dinastinë e gjashtë dhe pas vdekjes së tij u martua me djalin, të cilin Pepi I e kishte me motrën e saj.

Pasi vdekjes së tij, ajo trashëgoi fronin. Meqenëse djali i saj ishte shumë i ri, mbretëresha udhëhoqi me vendin derisa i biri u rrit.

Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë vendin ku mbretëresha është varrosur dhe besojnë se zona fsheh shumë sekrete.

Koka e skulpturës është në gjendje të keqe dhe duhet të restaurohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test