Lekun e kemi, por pse mungon Leka? - Bota Sot
Lekun e kemi, por pse mungon Leka?

Historia

E martë, 19 qershor 2018

Lekun e kemi, por pse mungon Leka?

Nga: Luftulla PEZA – Liljana PEZA Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 08:15
Monumenti madhështorë i Lekës së Madh në Shkup.

Këto ditë Banka Kombëtare e Shqipërisë vendosi të hedhë në treg një kartmonedhë të re me fytyrën e Asdrenit, poetit tonë, që ka krijuar Himnin Kombëtar. Kjo është një nismë mjaft e mirë, për të përkujtuar ata, që dhanë kontribut të madh në formimin e shtetit  shqiptar.

Paraja ka histori të lashtë, disa qindra vjet para erës sonë dhe lidhet me emrin e shqiptarëve të lashtë. Por leku shqiptar është relativisht i ri, nga viti 1925, por ka peshë të rëndë historike, sepse ai është emërtuar për nder të shqiptarit të madh nga Maqedonia, Aleksandri të Madh. Për më tepër në të dy anët e monedhës 1 lekëshe ka qenë skalitur portreti i Lekës së Madh dhe në anën tjetër Leka mbi kalin e ij. 

Për lekun tonë në Encyclopedinë Wikipedia shkruhet::

“The lek was named after Alexander the Great, whose name is often shortened to Leka in Albanian.[3] Alexander's portrait appeared on the obverse of the 1 lek coin, while the reverse showed him on his horse”. /Leku është emërtuar sipas Aleksandrit të Madh, emri i të cilit shpesh shkurtohet në Leka në Shqipëri. Portreti i Aleksandrit duket në anën e përparëme të monedhës 1 Lek dhe në anën e prasme shfaqet ai në kalin e tij/.

Ky është shpjegimi i qartë dhe i vërtetë për lekun shqiptar.

Por habitem për shkrimin mbi lekun, si më poshtë, nga një profan, që nuk e njeh historinë e lekut tonë dhe e falsifikon atë paturpësisht.

Në Wikipedian shqip shkruhet:

“Leku është emëruar sipas feudalit shqiptar të shekullit të 15të Lekë Dukagjini. Emri qindarkë vjen nga Gjuha shqipe qind,”.

Mbreti Zog me të drejtë i dha emrin parasë shqiptare Lek, për nder të Alaksandrit të Madh dhe prodhoi lekët e parë shqiptarë.

Sot historia ka vërtetuar se Aleksandri i Madh i përkiste rracës shqiptare, ka folur gjuhën shqipe ashtu si Filipi, Aristoteli, Nënë Tereza dhe shqiptarët e sotëm të Maqedonisë. Që të gjithë janë shqiptarë me gjak, gjuhë, zakone dhe territore. Shumë kush këtë e ve në diskutim, por padrejtësisht dhe duke anashkaluar rregullat shkencore dhe provat historike.

Historia e parasë është e gjatë. Ajo i ka fillimet në Anadoll, në Lidi. Sipas Herodotit lidët kan? shpikur paranë dhe  kanë futur për herë të parë në përdorim monedhat prej ari dhe argjendi (Herodoti. Historia, I, 94). Monedhat e para janë stampuar për herë të parë rreth viutit 650-600 p.e.s. në Lidi.

Image

Lidia ka qenë mbretëri në Anadollin perëndimorë, në lindje të provincës së Jonisë me kryeqytet Sardis. Mbretëria Lidiane ka ekzistuar deri në vitin 546 p.e.s. Në vitin 546 p.e.s. Lidia u pushtua nga Perandoria Persiane dhe u shëndrua në një provincë të saj.

Më pas Lidia u qeveris nga Perandoria e Aleksandrit të Madh dhe në vitin 133 p.e.s. u pushtua nga romakët. Herodoti përmend (1.94), që qytetërimi etrusk e ka zanafillën tek kolonistët lidianë, që erdhën nga Lidia.

Gjuha lidiane

Kemi bërë një studim mbi gjuhën e lidëve, që po e paraqisim më poshtë.

Sipas studimit tonë të fundit lidët kanë folur një dialekt të ardhur nga gjuha pellazge dhe që afron shumë me gjuhën shqipe.

Lidët e kanë shkruar gjuhën e tyre dhe kjo provohet me shumë dokumente shkrimore të ruajtura deri më sot. Ata kanë përdorur sistemin alfabetik të shkrimit dhe nuk e kanë njohur sistemin kunjor, që është përdorur nga hititët, shumerët etj. Janë gjetur më shumë se 100 tekste në gjuhën lidiane në ish kryeqytetin e saj Sardis, që janë në dispozicion të shkencëtarëve.

Për të shkruar gjuhën e tyre, lidët kanë përdorur alfabetin e njohur pellazg të Lemnit, por me përshtatje të tij në gjuhën e tye, ata kanë futur në përdorim edhe disa forma të reja germash.

Krahas bashktingulloreve në gjuhën lidiane ndeshen edhe zanoret a, e, i, o, u, y, të shprehura në mbishkrime. Lidët kanë shkruar nga e djathta në të majtë, por edhe nga e majta në të djathtë, pra kanë përdorur formën bustrofedike në shkrimin e gjuhës së tyre. Gjuha lide është folur dhe shkruar

deri në shekullin e fundit p.e.s., por ndofta edhe më vonë.  Gjuha lide është studiuar deri në një nivel nga të uajtë, por nga ata nuk është vënë re afërsia me gjuhën shqipe, me qenë që ata nuk  kanë njohur gjuhën shqipe. Gjuha lide në fakt është një dilaekt me origjinë nga gjuha më e lashtë pellazge, që ka mbizotëruar gjatë kohëve të gurit, bakrit dhe Të bronzit në Ballkan, rajonin e Egjeut dhe Mesdheut.

Image

Sipas Herodotit (2.94) dhe disa shkrimtarëve të tjerë në Lidi e kanë origjinën e tyre edhe etruskët, që ngritën një qytetërim të madh në Itali. Sipas gojdhanave pas Luftës së Trojës në Lidi ndodhi një thatësirë e madhe, që solli  urinë  për të gjithë banorët. Atëhere mbreti vendosi, që popullsia të ndahet më dyshë dhe një pjesë të emigrojë në Itali. Kështu etruskët udhëtuan për në Itali duke emëruar veten Rasena, sipas Dionisit të Halicarnasit (1.30.3). Teza e prejardhjes së etruskëve ka gjetur mbështetje nga zbulimet arkeologjike, gjenetike dhe gjuhësore. Arkeologët kanë gjetur shumë poçeri në vende të ndryshme të Etrurisë, njëlloj si ato të Lidisë. Nga ana tjetër janë gjetur shumë mbishkrime etruske, që janë studiuar nga Z. Mayani (1963) dhe N. Vlora-Falaski (2004), N Stillo etj., në të cilat vërtetohet afërsia e gjuhës etruske me gjuhën pellazge dhe shqipe.

Studimi gjenetik i DNA mitrohondriale në 80 kampione kockash nga varret etruske të shkekujve 7-3 p.e.s., vërtetojnë se lidhjet gjenetike midis etruskëve dhe lidëve janë më të mëdha se sa me popullatën moderne të Italisë.  Edhe lidhjet me popullatën e Anadollit janë vërtetuar (Achilli et al. 2007).  Bile në Itali me analiza është vërtetuar se edhe gjedhët kanë origjinë nga Anadolli, sepse me sa duket banorët morën me vete edhe kafshët shtëpiake, kur emigruan në Itali. 

Duke studiuar gjuhën etruske dhe gjuhën lidiane M. Copeland (1981) ka gjetur afërsi midis tyre.  Ai ka gjetur 2800 fjalë etruske të afërta me fjalët e gjuhës latine, frënge dhe italiane. Ky autor nisur nga afërsia e gjuhës etruske me gjuhën lidiane dhe me tri gjuhët e tjera, latine, frënge dhe italiane, ka hedhur tezën e prejardhjes së latinëve nga Anadolli. Ai shprehet se latinët janë përhapur në Apenine në një kohë me përhapjen e grekëve në Pellazgjinë e lashtë. Gjetja e afërsisë së gjuhës etruske me gjuhën lidiane dhe me atë latine ka rëndësi të madhe gjuhësore, që duhet studiuar.

Disa fjalë nga gjuha lidiane janë këto:

Ora – është përkthyer Month (muaj), por në fakt ne e dime që është ora, koha,

Laqrisa – Wall (muri), por që kuptimi i vërtetë është qyteti Larisa,

Bira – House (shtëpia), bira në gjuhën shqipe është po bira, por në këtë rast fjala “Bira” përfaqëson shtëpinë, që kishte një birë në tavan, që shërbente si derë për të hyrë në shtëpi.

Qira – Property (prona), në fakt është QERAJA ose QIRAJA në gjuhën e sotme shqipe

Disa fjalë lidiane, që përdoren gjerësisht në botë:

Fjala “LABRYS” për sëpatën me dy tehe, përmendet nga Plutarku si fjalë lidiane [1]. Fjalë tjetër lidiane e huazuar dhe e përdorur internacionalisht është TYRANT për tiranin, drejtues i egër, përdorur në burimet e vjetra greke[2], etruskët e quanin TURAN. Fjala e elementit molybdenum, gjithashtu është fjalë lidiane (Melchert 2011).

 Gjatë studimit të gjuhës lidiane, kemi vënë re afërsi të madhe të saj me gjuhën e sotme shqipe. Po japim më poshët një fjalor të shkurtër me këto fjalë, marrë nga libri ynë i ri, që do të dali  së shpejti:

Image

(3) Bira në gjuhën shqipe është njëlloj bira, porn ë këtë rast kutpimi I saj mund të jetë edhe shtëpia, sepse në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. në Anadoll shtëpitë ndërtoheshin pa dyer dhe dritare dhe e vetjma hapsisë ku mund të hyja Brenda ishte një birë apo grope në tavanin e shtëpisë, që shërbente si derë dhe dritare. Prej kësaj bire ka ardhë edhe emir i shtëpisë).

 

Fjalët e mësipërme të gjuhës lidiane të njëjta me ato të gjuhës shqipe tregojnë se lidët kanë folur një dialekt të lashtë të gjuhës pellazge, që ka shumë afërsi me gjuhën e sotme shqipe. Kjo e bën gjuhën lidiane një gjuhë të gjallë dhe jo të vdekur, siç e trajtojnë deri më sot gjuhtarët. Edhe gjuha e lidëve të lashtë duhet studiuar, për vlerat e saj për gjuhën shqipe, por edhe për familjen Indo-Hitite të gjuhëve. Nga studimi i gjuhës lidiane gjuha shqipe,  pa tjetër, që do të përfitojë fjalë dhe shprehje të humbura gjatë historisë së gjatë.

Së fundi deshëm të theksojmë se është e nevojshme, që Banka Shqiptare të nxjerrë në treg një monedhë me figurën e Aleksandrit të Madh, sepse prej tij kemi emërtimin LEK, por megjithatë në paranë tonë nuk kemi paraqitur figurën e këtij shqiptari të madh.

Kemi lexuar disa histori të parasë shqiptare, por historia e plotë e këtij problemi ende pret të bëhet. Banka e Shqipërisë duhet të shpallë një konkurs për Historinë e krijimit të parave në Shqipëri. Punë të mirë ka bërë në këtë drejtim me një artikull zonja Stefa, në një studim, lëshuar në internet. Fakti që lidët përmenden, se janë të parët në histori, që kanë futur përdorimin e parasë, ka rëndësi të madhe historike, për ne shqiptarët.  

Aleksandri i Madh fatkeqësisht është ende i harruar në vendin e vet, në Maqedoni dhe përgjithësisht nga shqiptarët. Studiuesit shqiptar qoftë në Maqedoni, Kosovë apo në Shqipëri e kanë lënë atë të tjetërsohet nga grekët dhe maqedonët. Por të gjitha provat vërtetojnë se Leka i Madh ka qenë dhe mbetet një maqedono/shqiptar i madh dhe historia e tij duhet të studiohet në detaje dhe të mësohet nëpër shkolla. Kjo histori është pjesë e pandarë e historisë së shqiptarëve pavarësisht se një herë paraqitetn si ilirë, herë si dardanë, herë si maqedonë, thrakë, trojanë, etruskë etj., por të gjithë kanë folur gjuhën shqipe dhe kanë pasur zakonet shqiptare.

Është e domosdoshme, që në vitet e ardhëshme në Tiranë, në zemër të Shqipërisë,  të ngrihet monumenti i Lekës së Madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test