Kartolina për vitin e ri 1970 - Bota Sot
Kartolina për vitin e ri 1970

Historia

E shtunë, 20 janar 2018

Kartolina për vitin e ri 1970

Nga: N.H Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:19
Kartolina

Dersi sa jemi  akoma në emucionet dhe  atmosferën e festave të fundvitit të sapokaluara, një kartolinë e vitit  1970, ska se si mos ta tërheq vemendjen. Kjo kartolinë është punuar nga fotografi i  parë dhe i vetëm  z. Shtjefën Ivezaj, në Tuz të Malësisë së madhe në Malin e Zi. Sipas fotografit, sot 83 vjeçar, e që njihet si Marubi i Malësisë z. Ivezaj, thotë se kjo kartolinë është punuar nga ai në fund të vitit 1969, pra në prag të vitit të ri (1970). Mbase kjo do të jetë edhe kartolina e parë e punuar me motive kombëtare në hapsirat shqiptare të ish Jugosllavisë.

Kjo kartolinë e punuar nga fotografi Ivezaj, ishte shpërndar edhe në Kosovë dhe gjithandej pjesëve të tjera të banuara me shqiptarë, dhe natyrish nuk i kishte ikur as syrit të pushtetit jugosllav të asaj kohe, me çka autori Shtjefën Ivezaj merrët për disa ditë me ardhë në biseda informative siç janë quajtur në atë kohë nga inspektor të sigurimit jugosllav në Podgoricë (ish Titogradi), edhe përkundër faktit  se një vit më parë, në dhjetorin e vitit 1968, me dekretin e ish shefit të shtetit jugosllav Tito, ishte lejuar përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar edhe për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Megjithatë kartolina e punuar nga fotografi Shtjefën Ivezaj, me protretin e Gjergj Kastriotit, në mes flamuri kombëtar dhe në anën tjetër Dedë Gjo' Lulin, ishte konsideruar si nacionaliste dhe provokative nga autoritet jugosllave të asaj kohe. Sot Shtjefën Ivezaj, është themelues dhe pronar i Muzeut etnografik "Malësia" në Lekaj të Tuzit në Malësinë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test