1988, si ishte vendvarrimi i Skënderbeut para dhe pas ndërtimit të memorialit në Lezhë

Historia

1988, si ishte vendvarrimi i Skënderbeut para dhe pas ndërtimit të memorialit në Lezhë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 06:23
Si ishte vendvarrimi i Skënderbeut para dhe pas ndërtimit të memorialit në Lezhë

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut është parashikuar edhe restaurimi i Memorialit të Heroit tonë Kombëtar.

Ai është ngritur me 23 Nëntor 1981 dhe është projektuar dhe ideuar nga “Skulptori i Popullit” Odhise Paskali dhe arkitekti Latif Lazimi.

Ai shtrihet në zemër të qytetit antik të Lissusit dhe ka një sipërfaqe rreth 225 metra katrorë e lartësi 11 metra.

Në vitin 1988, Muzeu Historik-Lezhë ka përgatitur një botim të posaçëm kushtuar memorialit.

Botimi historik, që ka si redaktore Feride Paplekën e formulues grafik Françesk Zirin, përmban edhe një serë fotosh interesante se si ishte qyteti i Lezhës dhe zona e vendvarrimit të Skëndërbeut, para dhe pas ndërtimit të memorialit.

Për fotografitë që shoqërojnë botimin është kujdesur Naim Kasapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat