Kur Shqipëria ishte vendi i parë në Evropë me rritje demografike

Historia

Kur Shqipëria ishte vendi i parë në Evropë me rritje demografike

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:28
Harta e Evropës

Rritja demografike e popullatës në Shqipëri gjatë viteve 70 e bëntë atë një rast përjashtimisht interesant në bllokun lindor.

Kaleidoskopi i zhvillimeve demografike në Evropën Lindore ndiqej me interes edhe nga agjencitë e specializuara në Amerikë të ndërlidhura me CIA-n, shkruan Konica.al.

Në një raport të titulluar ‘Projeksionet e popullatës në vendet komuniste të Evropën Lindore’ vlerësohej se në vitin 1975 tetë vendet komuniste të Evropës Lindore kishin një popullatë prej 129,479,000 banorë.

“Mes tetë vendeve ka një dallim të ndjeshëm sa i përket shkallëve të ndryshimit: rritja vjetore mesatare e Shqipërisë është 2.8 për qind që është sa dyfishi i shkallës mesatare në Poloni (1.3 për qind), Rumani (1.1), Jugosllavi (1.1), katër herë më e lartë se në Bullgari (0.7) dhe Çekosllovaki (0.7), dhe më shumë se pesë herë më e lartë sesa në Hungari (0.5)”, thuhet në raport.

Shkalla e ultë e rritjes kishte karakterizuar Evropën Lindore gjatë viteve ’60 për shkak të rënies së shkalles së lindjeve. Por, nga kjo rënie bënin përjashtim vetëm Shqipëria dhe Gjermania Lindore.

Liberalizimi i ligjeve të abortit nga ana e Gjermanisë Lindore në vitin 1972 kishte pasur një impakt katastrofik në rënien e lindshmërisë.

Fertiliteti në vitin 1974 ishte më i ulti në Gjermaninë Lindore dhe më i larti në Shqipëri. Në këtë të fundit pjelloria ishte tri herë mbi nivelin e Gjermanisë Lindore dhe dy herë mbi vendet e tjera komuniste.

Shkallja e rritjes për vitin 1974 në 1 mijë banorë ishte më e larta në Shqipëri nga të gjitha vendet komuniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat