1914: Malësorë të mobilizuar në mbrojtje të Shqipërisë së Jugut nga gjenocidi grek

Historia

1914: Malësorë të mobilizuar në mbrojtje të Shqipërisë së Jugut nga gjenocidi grek

Më: 6 prill 2018 Në ora: 22:20
ilustrim

Më 24 shkurt 1919, kryeministri grek Elefterios Venizellos, pranoi botërisht se ushtria e tij kishte vrarë në tokat tona 15.000 shqiptarë civilë të pafajshëm, shifër e cila në realitet mendohet të jetë rreth 50.000.

Fotografia që shihni më lart, është shkrepur në vitin 1914 dhe atje shfaqen shqiptarët nga Malësia e Veriut të mobilizuar në mbrotje të Shqipërisë së Jugut, në luftë kundër shovinistëve grekë.

Është koha, kur shteti grek i udhëhequr nga kryeministri Elefterios Venizellos, masakroi mijëra shqiptarë të Shqipërisë së Jugut duke përfshirë edhe krahinën e Çamërisë

. Ka kaluar më shumë se një shekull, kur janë kryer këto krime nga ushtria greke e udhëhequr nga Elefterios Venizellos. Masakrat erdhën, pasi grekët dështuan në rrugën diplomatike për marrjen e Vorio Epirit dhe kështu vendosën të dëbojnë dhe të asgjesojnë me çdo kusht shqiptarët e këtyre trevave pa dallim; myslimanë dhe të krishterë që nuk pranonin se ishin grekë.

Venizellos, kryeministri i Greqisë, në vitet 1913-1914, përdori me efikasitet diplomacinë, kartën e aleancës me grupin e Antantës, shfrytëzoi lidhjet me shtetet e tjera dhe gjendjen kaotike që solli Lufta Ballkanike dhe veçanërisht situatën e pasigurt të asaj kohe në Shqipëri.

Venizellos, disa vite mbasi kishte kryer krimet makabre në Shqipërinë Juglindore, në Konferencën e Paqes më 24 shkurt 1919, ndër të tjera lidhur me këto krime do të shprehej: “…Vrasjet e 15. 000 shqiptareve myslimanë janë bërë nga elementët e dhunshëm të krishterë….”.

Pra, Venizellos pranon botërisht se ushtria e tij ka vrarë në tokat tona 15.000 shqiptarë, civilë të pafajshëm, shifër e cila në realitet është rreth 50.000. Në këtë kohë, kur u kryen masakrat greke në territorin shqiptar, gjeneral De Veer i Misionit Hollandez shkoi vetë në një prej fshatrave të masakruara nga grekët dhe u përball me mizorinë e tmerrshme greke.

Ai ka shkrepur këto fotografi, të cilat shihni më poshtë në fshatin Kodër në rrethin e Tepelenës, në vitin 1914. Një komision i udhëhequr nga De Veer, hetoi incidentin për Komisionin e Ndërkombëtar të Kontrollit dhe hartoi një raport. Afërsisht 230 trupa pjesërisht të gjymtuar u nxorën nga një varr masiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat