Harta e Ballkanit, çfarë paguan serbët për të zhdukur Shqipërinë!

Historia

Harta e Ballkanit, çfarë paguan serbët për të zhdukur Shqipërinë!

Më: 6 prill 2018 Në ora: 22:27
Konferenca e Paqes në Paris

“Gjashtë muaj që ndryshuan botën”, është libri më tronditës, për kohën kur Parisi në vitin 1919 u bë kryeqyteti i botës. Konferenca e Paqes mblodhi njerëzit më të fuqishëm të saj për të krijuar harta të reja dhe organizata të reja.

Margaret Macmillan është autorja e saj. Ajo rrëfen se Konferenca e Paqes u shndërrua një nga çështjet më të rëndësishme të botës. “paqebërësit” argumentonin, debatonin, grindeshin dhe pajtoheshin përsëri.

Ata ishin aty sepse Evropa krenare, me besim në vetvete dhe e pasur, ishte bërë për copë-copë. Një luftë që kishte nisur në vitin 1914 mbi një zënkë për pushtet dhe influencë në Ballkan, i kishte thithur të gjitha fuqitë e mëdha, prej Rusisë cariste në Lindje deri tek Britania në Perëndim. Vetëm Spanja, Zvicra, Holanda dhe vendet skandinave kishin arritur të mos përziheshin në të.

Makmillan shkruan për pretendimet serbe dhe si kjo “ëndërr” u realizua nga Tito me bashkimin e Jugosllavisë, ku pjesa e planit ishte zhdukja e Shqipërisë. Kur delegacionit jugosllav më në fund iu dha mundësia për të folur para Këshillit të Lartë, në shkurt 1919, ky paraqiti një sërë kërkesash që ishin mbledhur po me aq ngut dhe po me aq grindje sa edhe vetë kombi.

Aty ishte kryeministri serb, Nikolla Pashiqi. Pasditen e 18 shkurtit, Milenko Vesniqi, filloi duke kërkuar falje se nuk kishin ende një memorandum të plotë për t’ua paraqitur Fuqive. Kishte pasur “disa vështirësi”, murmuriti ai. Vesniçi, dukshëm oratori më i mirë i delegacionit, ishte i butë, dashamir dhe shumë i shëtitur. Gruaja e tij e pasur dhe simpatike ishte miqësore me zonjën e re Willson (gruan e presidentit amerikan).

Në një hartë të hapur ai shpalosi bazat për kërkesat jugosllave: shpërblim për “meritat”. Zhdukja e Austro-Hungarisë kishte dhënë një shans, ashtu si dhe disfatat e perandorisë osmane para luftës. Çdokush kërkonte sa ia kishte qejfi: vetëvendosje për vete, por jo për fqinjët. Greqia dhe Jugosllavia kishin në mendje ndarjen e Shqipërisë.

Britanikët ishin tepër mospërfillës ndaj ngjarjeve në Ballkan, ashtu siç ishin ndaj pjesës më të madhe të Evropës Qendrore, përderisa interesat britanike, qofshin ato tregtare dhe detare, ishin të mbrojtura. Ata preferonin shtete të fortë dhe të qëndrueshme, pasi ata do të shërbenin si barrierë për një Gjermani apo Rusi të ringjallur.

Derisa “Serbia e vogël guximtare” kishte adhuruesit e saj të përkushtuar, qeveria britanike nuk ishte e përgatitur që të harxhonte fuqinë dhe paranë britanike për të siguruar mirëqenien e shqiptarëve. Franca udhëhiqej nga nevoja për mbrojtje nga Gjermania.

Në mënyrë të përkryer, një Serbi dhe Rumani e zgjeruar, dhe Çekosllpvaki e Polonia në veri, do të siguronin një kundërbalancë të tilla që Gjermania nuk do të merrte kurrë guximin të sulmonte përsëri Francën. Po ashtu, ata llogarisnin se një Serbi e fortë ta mbante në vend Italinë.

Amerikanët, në Ballkan ashtu si dhe gjetkë, e shihnin rolin e tyre si të një komisioneri të ndershëm, duke çarë shtegun nga degëzat e diplomacisë së vjetër për të zbatuar standardin e ri të vetëvendosjes. Fatkeqësisht, e vërteta për popullsitë e Ballkanit nuk u gjet lehtë. Vendosja e kufijve në rajon solli pakënaqësinë e minoriteteve dhe zemërimin e fqinjëve. Dhe, në zemër të tij ishte Jugosllavia e re.

Ajo ishte formuar, por “paqebërësit” e njohën dhe i vendosën kufijtë me anë të një vargu komitetesh. Rezultati ishte një vend tri herë më i madh se Serbia e vjetër, por me më shumë armiq. Shteti i ri rrëmbeu Malin e Zi, Slloveninë dhe Bosnjën nga Austria; Kroacinë dhe një pjesë të Banatit nga Hungaria; pjesë nga Shqipëria dhe Bullgaria. Brenda Jugosllavisë, njerëz që kishin pak të përbashkëta mes tyre veç gjuhës, kurrë nuk u pajtuan për interpretimin e përbashkët të kuptimit të vendit të tyre.

Jugosllavia pagoi shtrenjtë për përfitimet e saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur fqinjët, me ndihmë të madhe nga Gjermania, rimorën tokat që ajo i kishte fituar në Konferencën e Paqes dhe popujt iu kthyen njëri tjetrit.

Megjithëse udhëheqësi komunist Tito ia doli mbante t’i bashkonte prapë pjesët, 70 pasi Konferenca e Paqes e njohu për herë të parë ekzistencën e Jugosllavisë, kjo filloi të shpërbëhej në pjesët përbërëse të saj dhe, në mars të vitit 2002, u zhduk njëherë e mirë si shtet. /Standard

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat