Paris-soir (1928): Kur Washington – i njihte zyrtarisht mbretërinë shqiptare

Historia

Paris-soir (1928): Kur Washington – i njihte zyrtarisht mbretërinë shqiptare

Nga: Aurenc Bebja Më: 7 prill 2018 Në ora: 12:30
Shkrimi i Paris-soir

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të hënën e 17 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim një lidhje me njohjen e mbretërisë shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Tiranë, 15 shtator. - Buletini i Shtypit të Shqipërisë publikon informacionin e mëposhtëm:

“Shkëlqesia e tij Z. Charles Hart, Ministër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi zyrtarisht qeverinë shqiptare se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë parasysh ndryshimin e formës së Shtetit shqiptar, në monarki kushtetuese, si dhe njohjen e Madhërisë së Tij Zogut, mbret të shqiptarëve, dhe se ai synon të hyjë në marrëdhënie diplomatike me Qeverinë Mbretërore Shqiptare.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1928-kur-washington-i-njihte-zyrtarisht-mbreterine-shqiptare/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat