Ce soir (1939): Mbretëresha Geraldinë ka refuzuar ofertën marramendëse të Hollywood-it prej një milion dollarësh

Historia

Ce soir (1939): Mbretëresha Geraldinë ka refuzuar ofertën marramendëse të Hollywood-it prej një milion dollarësh

Nga: Aurenc Bebja Më: 7 prill 2018 Në ora: 16:17
Ilustrim

“Ce soir” ka botuar, të hënën e 24 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me ofertën marramëndëse që Hollywood-i i ka bërë asokohe Mbretëreshës Geraldinë për të luajtur një film, të cilën ajo e ka refuzuar në mënyrë kategorike.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :

Një milion dollarë Mbretëreshës Geraldinë për të luajtur një film

Por ish-sovranja e Shqipërisë, të cilës ky propozim iu bë nga një kompani kinematografike amerikane, nuk dëshiron të bëhet “një objekt kurioziteti publik”

(Nga ana e të dërguarit tonë special)

Londër, 23 prill (nëpërmjet telefonit)

– A do të vihet një ditë në skenë romani tragjik i mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë, vajzës së dukës hungarez Apponyi dhe Zonjës Giraud ?

Në fakt, një kompani e madhe kinematografike amerikane, i ka ofruar gruas së mbretit Zog, një kontratë prej milion dollarësh (ose rreth 77 milionë franga) për të luajtur në Hollywood.

Por sot avokati anglez i Mbretëreshës Geraldinë – pasi telefonoi rezidencën, në Greqi, ku ajo po shërohet nga lindja e saj tragjike – u lejua të komunikojë zyrtarisht :

“Duhet të kuptojmë se Madhëria e Saj nuk dëshiron të bëhet objekt kurioziteti publik. Pasuria personale e mbretit është gjithashtu e mjaftueshme për gruan dhe familjen e tij dhe u mjafton atyre që të bëjnë një jetë të rehatshme dhe të qetë.

Oborri mbretëror i Tiranës është detyruar të shpërbëhet,dhe natyrisht, nëse Mbreti mban vetëm një sekretar dhe një shërbëtor në shërbim të tij, Mbretëresha do të ketë po ashtu në shërbimin e saj vetëm një shërbëtore dhe një dado për djalin e tyre të vogël, i lindur para njëzet ditësh.

Madhëritë e tyre synojnë të shkojnë më pas në Angli, ku gjenden në depozitë të gjitha pasuritë e tyre. Sapo shëndeti i mbretëreshës Geraldinë do të përmirësohet, familja mbretërore e Shqipërisë, do të largohet nga Greqia për të shkuar disa javë në Egjipt.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-mbreteresha-geraldine-ka-refuzuar-oferten-marramendese-te-hollywood-it-prej-nje-milion-dollaresh/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat