Le Figaro (1914) : Konflikti i autorësisë për pullën e re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm

Historia

Le Figaro (1914) : Konflikti i autorësisë për pullën e re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:22
Dokumenti

“Le Figaro”, ka botuar, të enjten e 5 marsit 1914, në ballinë, një shkrim në lidhje me konfliktin e autorësisë së pullës së re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.

Cilat kanë qenë palët e përfshira në këtë konflikt ?

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë rrëfimin e plotë të prestigjiozes franceze mbi këtë ngjarje:

Për Filatelistët

“Ne njoftuam, ditën e kaluar, lëshimin e një pulle të re postare nga mbretëria e re e Shqipërisë.

Kjo pullë e re ofron një imazh shumë artistik të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.

Dhe ky portret ka një histori, e cila është :

Disa vite më parë, një skulptor medaljesh i talentuar, Heinrich Kautsch, mori përsipër, pas kërkesës së një komiteti revolucionar shqiptar, krijimin e një medalje që synonte të shërbente si model për monedhën e një republike të ardhshme shqiptare. Revolucioni dështoi, por medalja u ruajt me kujdes nga udhëheqësit shqiptarë dhe u bë kështu prototipi i pullës së re.

 Por, medalisti, Z. Kautsch, nuk u shqyrtua për këtë transformim të veprës së tij, dhe sigurisht ndihet i pakënaqur. Revista filatelike franceze thotë se ai mund të “pretendojë autorësinë e pullave postare aktuale të Shqipërisë” dhe Z. Henri Kautsch shkruan se ai ka parashtruar një ankesë, në bazë të së drejtës së autorit, pranë qeverisë shqiptare.

Shteti i ri mund të mos ketë ende një legjislacion të plotë mbi pronën artistike. Kjo, për atë, është një mundësi e shkëlqyer prove, nëse i jep të drejtë Z. Kautsch, që të tregojë se ai është i denjë të ushtrojë sovranitetin e pavarur, që Evropa i ka dhënë atij !”/Darsani.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat