Shqiptarët, më të vjetër se stalaktitet e shpellave të maleve Ilire

Historia

Shqiptarët, më të vjetër se stalaktitet e shpellave të maleve Ilire

Më: 22 prill 2018 Në ora: 00:45
ilustrim

“Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.

“Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve. “ ( Gjergj Fishta në Konferencën e Paqes (1919 ) , Paris ).eko_park_nakovana_01Se, me të  vërtetë jemi popull i vjetër sa stalaktitet e maleve jehuese vigane e dëshmon edhe zbulimi i fundit në bregdetin e Adriatikut kroat ; në fshatin e harruar Nakovana  janë gjetur në një shpellë me mijëra enë të qeramikës të kualitetit të lartë për pije , festime dhe  të riteve të plleshmërisë.
Arkeologët me këtë zbulim do të arrijnë të zbardhin teoritë e ndryshme të besimeve fetare të Ilirëve, disa shekuj para Krishtit.nakovana_luftetar_ilir01

Me dhjeta vjet Instituti i Antropologjisë së Zagrebit dhe Muzeu Mbretëror I Ontarios janë duke i studjuar besimet fetare të regjioneve ku banonin Ilirët. Ilirët ende janë një mister për shkollarët e kohës së sotme sepse shumë pak është hulumtuar .

Në Nakovane janë gjetur edhe gjurmë e neolitit (6 .000 vjet paraKrishtit ( In addition to Greek and Illyrian pottery, artifacts from 6000 B.C., such as an Early Neolithic fireplace and flint fragments found in the cave, suggest that it was a place of importance over the ages.)\ Fahri XHARRA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat