Zbulohet qyteti ilir i para 2,300 vitesh në Bushat

Historia

Zbulohet qyteti ilir i para 2,300 vitesh në Bushat

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 13:31
Qyteti ilir

Në pamje të parë i ngjante vetëm një toke bujqësore. Deri në vitet 1990 aty qe vendosur edhe një repart tankesh.

Në vitet 1980 u gjetën krejt rastësisht varre antike, mandej një fontanë e prapë, ajo dukej si një fushë krejt e zakonshme, derisa një grup arkeologësh duke përdorur metoda invazive, hasi në anomali që çuan më pas në një zbulim.

Një qytet ilir rreth 2300-2400 vjeçar ka dalë në dritë në zonën e Bushatit në Shkodër, gjatë gërmimeve arkeologjike të ekspeditës shqiptaro-polake.

Saimir Shpuza thotë se lulëzimi i tij u shënua në shekujt 4-2 para erës sonë dhe se me rënien e mbretërisë ilire të Ardianëve, qyteti pësoi rënie graduale deri sa u braktis totalisht.

I shtrirë në rreth 20 ha, sipërfaqja e tij është e përafërt me qytetet e tjera të mëdha të zonës si Shkodra dhe Lezha. Shpuza thotë se ende nuk është mësuar se cili ka qenë emri antik të këtij qyteti. Por pikërisht ky eksplorim drejt së panjohurës e bën punën e arkeologut ende më të bukur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat