“Kampi i vdekjes”, rrëfimet e dhimbshme për Tepelenën

Historia

“Kampi i vdekjes”, rrëfimet e dhimbshme për Tepelenën

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 23:06
Kampi i Tepelenës

“Po ua jap një shembull që ndoshta e keni harru  që ndoshta e mbajnë mend vetëm ata që kanë qenë aty që vetëm në një natë në kampin e Turanit të Tepelenës kanë vdekur 33 fëmijë të vegjël Lekë Pervizi i mbijetuari nga ky kamp.

“Bishin me flejt nanat dhe ngriheshin në mengjes me një fëmijë të vdekur edhe të ngrirë” Rudina Dema, e mbijetuara e këtij kampi.

“Ajo që është tragjike është sepse fëmijët edhe pleqët që vdisnin u varrosen jasht kampit ,jashtë telave .Kanë lëvizur tre herë i hoqën këtu dhe i ndërtun varrezat të “Ura e Bënçës”,nga ajo urë i dërguan buzë lumit mirëpo lumi dimrit vërshon dhe i ka marr eshtrat e tyre dhe sot të gjithë ata që kanë vdek në kampin e Tepelenës nuk kanë varrë”,Simon Mirakaj, po ashtu një i mbijetuar i këtij kampi famëkeq.

Lek Pervizi ,Rudina Dema dhe Simon Mirakaj janë tre të mbijetuarit e “Kampit të Tepelenes” ku gjateë viteve 1949-1954 vdiqën më shumë se 300 fëmijë. Kampi i punës së detyruar njihet si kampi më famëkeqi gjatë regjimit komunist .Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve autoriteti për Informim  mbi dokumentet e ish Sigurimit të shtetit bashkë me trupin diplomatik dhe të përndjekurit përkujtoj ata që humben jetën e eshtrat në Tepelenë.

Kujtimet e atyre që dolën gjallë hedhin dritë mbi vitet e errëta të dhunës .

“Po këtu në vitin 51 deri në vitin 54 kemi qëndrua 4 vjet deri sa u mbyllë kampi, pikërisht kjo kazerma këtu , quhet kazerma numër një se ishin katër kazerma rresht njëra pas tjetrës ,unë kam banu në numrin një me familjen time sigurisht me nënën e me vllahun tim këtu ka qenë dhe gjyshja ime po ajo ka vdekur këtu në kampin e Tepelenës bashkë me viktimat e tjera “,Leka.

Jetesa në kamp ishte e vështir mungonte ushqimi dhe ngrohja ,fëmijët mendonin se kjo ishte jeta ,një fushë e madhe me kazerma e rrethuar me tela me gjemba me policë që bënin apel dhe me tasa supe të ujit .

“Ftoftë ishte tmerr megjithatë nënat për me ruajt pak higjienën na lanin në një godinë e cila ka qenë pa çati pasi që ka qenë e bombarduar gjatë luftës Italiano-Greke, megjithatë në atë dimër të ftoftë pasi që dimrit në Tepelenë bënë ftoftë shumë na merrnin na lanin këtu duke u  mundu duke u përpjek me e ruajt pak higjienën “ thotë Simon Mirakaj.

Kjo godinë ka shërbyer si komanda e kampit të Tepelenës gjatë viteve të komunizmit , ky kamp ishte ndërtuar gjatë luftës Italo-Greke nga ushtarakët Italian ka shërbyer si kamp i përqendrimit të të internuarve dhe të dënuarve nga komunizmi .Secila prej kazermave ku në total ishin 5 kishte 500,600 të internuar që jetonin në kushte të tmerrshme .

“Ata që kishin mbaruar klasën e 6 dhe 7-tenë ,pleq apo gra që ishin dilnin në këto kodra për të pre dru për komandën që kishim ne .Te dera ku hynim ishte komanda e policisë që ruanin kampin,ajo çka e bënte më të rënd ishte mungesa e ushqimit këtu kishte dy herë që ndahej nga policia gjellë në drek dhe në dark ,dhe të duhej mikroskop që të gjeje një kokërr grosh apo një kokërr makaron “ shtoi Simon Mirakaj.

Në fushën që sot janë mbjell pisha në kujtim të shpirtrave dikur qëndronin të dënuarit .

“Ju jeni pak kjo fushë dikur ka qenë e mbushur plotë .Vetëm nga Mirdita janë internuar në një dit 2500 njerëz “, Leka.

“Ajo më e dhimbshmja për nënat tona se fëmija kujtonte se bota kjo është e rrethuar me tela nuk e ka idenë çka mund të arsyetoj një fëmijë 5 vjeç .Nuk ka më tmerr se sa fëmijët ti kërkojnë bukë nënës dhe ajo të mos ketë mundësin me i dhanë jo se ka qenë vetë e pa aftë  por nga dhuna që është ushtrua mbi të ,s’ka më tmerr .Unë dëgjoja në kazermë natën që bërtisnin fëmijët “ o nën du bukë”,thoshte Simon Mirakaj.

“Këtu ka qenë ndryshe tani është shembur ,kanë qenë krevat prej dërrase tre katërshe ,siç  i ka vizatuar z.Leka ,ne flejshim të gjithë pa dallim “,Rudina.

Prej aty perceptimi për botën jashtë mungonte përtej telave me xhëmba dukej se nuk kishte asgjë. Bepa Pervisi një e mbijetuar rrëfen se bota nga brenda dukej krejt ndryshe .

“Jo ne ishim të mbyllur po ku di fëmija se si janë gjanat e këqija ,të duken sikur janë normale kur je tepër e vogël ashtu është dhe s’ka tjetër. Mamaja ime ishte ajo që vuante sepse ajo e kuptonte s’kishim bukë , mungonin shumë gjëra sepse ashtu ishte ishte se vetëm për kampin mungonin ,ndoshta mungonin për tërë Shqipërinë ku e di unë në atë kohë se si kanë qenë punët . Unë kam jetuar nga viti 1948 deri në vitin 1954 isha vetëm 4 muajsh , vetëm me mamanë time kamë qenë këtu edhe kur kishte shumë fatëkeqësira që unë isha bebe nuk i kuptoja ,të tjerët pyesnin ua shihe atë zonjën me një bebe të vogël që nuk paska vdekur sonte sepse i zuri sëmundja “.

Dokumentet mbi kampin e Tepelenës ende nuk kanë dalë duke ngritur shumë pikëpyetje mbi ato vite të errëta ,informacionet për të vinë vetëm nga kujtimet që flasin për shifra të frikshme të zhdukurish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat