24 Mars - 12 Qershor 1999 - 78 ditët e NATO-s; Kronologji e sulmeve ajrore, që e kallën Serbinë

Historia

24 Mars - 12 Qershor 1999 - 78 ditët e NATO-s; Kronologji e sulmeve ajrore, që e kallën Serbinë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 qershor 2018 Në ora: 14:24
NATO

 Pas 78 ditë bombardimesh, regjimi i Sllobodan Miloseviçit u përkul dhe i pranoi kushtet e Aleancës. Njoftimin, më 10 qershor, në Bruksel, e bëri sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana. “Sot, mund të shpall se Milosheviçi ra dakort me pesë kushtet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj, pak çaste më parë, e udhëzova gjeneralin Klark që t`i pezullojë operacionet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë”, theksoi Solana.

Dy ditë më vonë, komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan, Wesley Clark, njoftoi për hyrjen e trupave të para ndërkombëtare në Kosovë. Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Hollkaustit, pati thënë se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”.

Më 11 qershor me UÇK-në - Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në krye, si dhe me hyrjen triumfale të trupave të NATO-s, në Kosovë, të cilat u pritën si fitimtarët me lule nga i gjithë populli i Kosovës, që kishte dalë në rrugë, duke gëzuar dhe derdhur lotë, nisi dhe çlirimi i Kosovës, që më 12 Qershor 1999 do të shënonte edhe Ditën e Çlirimit përfundimtar mbi okupimin e gjatë të Serbisë, mbi 100 vjet në Kosovë.

Me largimin njëherë e përgjithmonë të Serbisë nga Kosova, dëbimin e saj nga lufta për çlirim nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte Kosovën simbas një marrveshje të OKB dhe aleatve të Natos me SHBA ne krye për një periudhë të caktuar kohore.

Më 12 qershor të vitit 1999 tërheqja e fundit e trupave serbe nga Kosova, bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havier Solana, më 10 qershor 1999 urdhëroi ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Pas kësaj rreth 800 mijë refugjatë të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë.

10 qershori i viti 1999 shënon edhe fundin e luftës së Serbisë nga Kosova, pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të NATO-s.
Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.

Sipas axhensis prestigjoze amerikane të lajmeve Associated Press , Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë, transmetojn mendiat sociale duke iu referuar burimeve te lajmeve të 19 vjet më parë.

Bilanci i sulmeve

Mediat kujtojnë edhe bilancin e sulmeve të NATO-s, të cilat kanë zgjatur 78 ditë. Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin.

Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësueit të atëherëshëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 20:00. Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t'i tërheqë trupat nga Kosova.

Nga bombardimet janë vrarë, sipas vlerësimeve serbe, rreth 1.200 - 2.500 ushtarë dhe civilë serbë. Janë shkatërruar në masë infrastruktura dhe objektet e ekonomisë serbe. Por janë goditur edhe ura, godina të mediave dhe objekte të tjera civile, si dhe kolona të civilëve, që në atë kohë u cilësuan si "dëme kolaterale”.

Serbia ka vlerësuar se dëmet e sulmeve të NATO-s kanë qenë rreth 29,6 miliardë euro. Humbjet nga ana e shqitparëve të Kosovës kanë qenë shumë të mëdha. Varësisht prej vlerësimeve thuhet se kanë humbur jetën rreth 15 vetë. Me mijëra njerëz edhe më tej llogariten si të zhdukur. Ndërkjohë që forcat serbe kishin dëbuar me dhunë nga Kosova më shumë se 860.000 kosovarë.

Më 12 qershor u futën në Kosovë trupat ndërkombëtare. Në fillim kishte rreth 37.200 ushtarë nga 36 vende - 30.000 nga vendet e NATO-s. Ndërkohë numri i ushtrëve të huaj në Kosovë është zvogluar në rreth 5.000.

Ndërhyrja e NATO-s u bë pasi makina ushtarake e Millosheviqit, dhe ushtria Serbe, bëri maskara të mëdha mbi populllin shqiptar të Kosovës, u vranë më shumë 14 mijë shqiptar, perfshire femije, gra dhe pleq, u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre duke u plaçkitur dhe djegur më pas mbi 1 milion shqiptarë si dhe u vranë gjatë luftimeve dyvjeçare të përgjakshme të UÇK-së dhe forcave serbe, djemtë e vajzat më të mirë të Kosovë, të cilët janë dëshmorët e Kosovës.

Sot anembanë Kosovës, kudo ku janë shqiptarët, shënohet nëntëmbëdhjetë vjetori i sulmeve ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi - që është caktuar dhe si Dita e Çlirimit të Kosovës, me 12 Qershor.

Sulmet ajrore të SHBA dhe Natos, filluan më 24 mars të vitit 1999, pak para orës 20:00, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solan, dhe u mbyllën më 12 Qershor më dorzimin zyrtar të Serbisë, duke firmosur humbjen.

Ndërkohë, që bombardimet 78 ditore ajrore, mbi caqet serbe në ish-Jugosllavi, nga aviacioni i SHBA dhe NATO-s, shënuan fillimin e përfundimit të agonisë së shqiptarëve të Kosovës nën regjimin barbar të Serbisë.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe e pranoi Marrëveshjen e Kumanovës, duke nënshkruar vet atë.

Pas bombardimeve u krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të rreth 1 milion shqiptarëve të Kosovës, të cilët autoritetet serbe i kishin dëbuar me dhunë në Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe në vendet tjera të botës.

Mbi 14 mijë të vrarë, 2 mijë persona të pagjetur dhe mbi 800 mijë persona të dëbuar nga Kosova, ishte bilanci në njerëz i konfliktit në Kosovë.
Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Klinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Holokaustit, pati deklaruar se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 12 44, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Misioni paqëruajtës i NATO-s, KFOR-i, ende qëndron në Kosovë dhe ndihmon në transformimin e mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e Kosovës.
Pavarësi, kjo e njohur deri tani nga 115 shtete, përfshirë shtet më të fuqishme të botës; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglinë, Gjermaninë, Italinë, Francën, Japoninë, Kandanë, Holladën, Suedinë, Turqinë, e tjerë. 

Ndërsa nuk njihet ende nga Serbia, dhe aleatët e saj, Rusia, Greqia, Kina,Spanja, Rumania dhe Bjellorusia.
Nëntëmbëdhjetë vjet më parë Aleanca Veri-Atlantike filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë.

Kronologji e sulmeve ajrore, më 1999: 78 ditët e NATO-s
Më 24 mars 1999, në ora 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë e Serbi. Sulmet zgjatin 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë. Telegrafi më poshtë ju sjellë kronologjinë më të plotë të këtij aksioni ushtarak të Aleancës veriperëndimore në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.

24 mars
Forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore mbi forcat serbe në Kosovë dhe Serbi. Këtë operacion e filluan 400 aeroplanë dhe disa luftanije. Në sulmin e parë janë gjuajtur 40 caqe, shumica prej të cilave kishin të bënin me sistemin mbrojtës të UJ-së dhe MUP-it, pastaj sistemet për komandë dhe kontroll.

25 mars
Luftimet intensifikohen në pjesën veriore dhe jugore të Kosovës. Forcat serbe shtojnë masta brutale mbi popullatën civile, duke kidnapuar edhe intelektualët shqiptarë. 300 kriminelë serbë lirohen nga burgu dhe u bashkohen forcave paramilitare. NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin kundërajror serb. Më shumë se 50 caqe serbe sulmohen në mënyrë efektive.

26 mars
NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin e mbrojtjes serbe, sistemet logjistike dhe për kontroll. Forcat aleate bënë 249 fluturime duke sulmuar caqet në Beograd, Nish dhe Kosovë. Aeroplanët e NATO-s kthehen në bazat e tyre pa kurrfarë dëmesh. Fushata serbe e vrasjeve, plaçkitjeve, djegieve dhe keqtrajtimeve bëhet përherë e më e madhe. Sulmohen sistemet ushtarake të ushtrisë serbe në Beograd.

27 mars
NATO-ja vazhdon sulmet, përkundër kushteve të vështira atmosferike. Aksioni për shpëtimin e pilotit, nga F117- shi i rrëzuar 28 milje (45 kilometra) në perëndim të Beogradit, është kryer më herët me sukses. Gjendja shëndetësore e pilotit konfirmohet të jetë e mirë. Vala e refugjatëve shqiptarë kaplon kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Fshatrat spastrohen në mënyrë sistematike, ato plaçkiten dhe digjen. Meshkujt ndahen nga familjet dhe ekzekutohen. Sipas raporteve të NATO-s, mendohet se dr. Ibrahim Rugova fshihet dhe se shtëpia e tij është djegur. Forcat serbe sulmojnë vendbanimet shqiptare.

Aeroplanët e tipit Galeb ndërmarrin aksione në zonat e spastruara etnike dhe po ashtu në pozicionet e UÇK-së. Forcat serbe fshihen në shkollat e braktisura dhe në objektet publike. 253 fluturime bëhen duke sulmuar sistemin e mbrojtjes, komandat policore dhe logjistike, në Kosovë dhe Serbi, pa dëme kolaterale në infrastrukturë dhe civilë.

28 mars

Fillon faza e dytë e operacioneve, e cila përqendrohet në sulmet e forcave militare dhe paramilitare serbe në Kosovë. Forcat e NATO-s tash më shumë janë të angazhuara në sulmimin e forcave tokësore serbe. Dhuna e forcave serbe vazhdon. Helikopterët përdoren kundër popullatës civile. Forcat paramilitare të përkrahura nga forcat policore dhe ushtarake hyjnë në fshatra dhe qytete, duke keqtrajtuar dhe larguar popullatën civile. Spastrimi i Prishtinës merr përmasa më të mëdha. Kolonat e refugjatëve ia mësyjnë Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shtatë fshatra në mes Pejës dhe Klinës janë në zjarr. Po ashtu tri fshatra në perëndim të Prishtinës. Në këtë kohë dyshohej se Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu janë ekzekutuar një ditë më parë. Policia serbe ka urdhëruar shqiptarët ta lëshojnë deri të nesërmen Pejën. Forcat e NATO-s shkatërrojnë dy aeroplanë të tipit MIG-21, njëri në territorin e BH-së dhe disa helikopterë të policisë. NATO-ja sulmon radarët e ushtrisë serbe dhe shtabin e ushtrisë në Prishtinë.

29 mars
Spastrimet etnike vazhdojnë. Qytetet dhe fshatrat janë në flakë. Dyshohet se refugjatët e strehuar në Luginën e Pagarushës janë sulmuar me artileri. NATO-ja sulmon kompleksin e MUP-it në Prishtinë.

30 mars
Spastrimi i Kosovës arrin kulminacionin. Informatat e fundit dëshmojnë se refugjatët shqiptarë në Luginën e Pagarushës janë të rrethuar nga forcat serbe. Forcat e NATO-s vlerësohet të kenë shkatërruar dhe dëmtuar diku rreth 30 aeroplanë serbë. Forcat e NATO-s sulmojnë shtabet policore në Kullë dhe garnizonin e Prishtinës.

31 mars
Shtohen sulmet mbi forcat serbe në Kosovë. Më shumë se 400 aeroplanë kanë marrë pjesë në sulmin e kësaj dite. Prishtina zbrazet pothuaj e tëra.

1 prill
Përkundër motit jo të mirë intensifikohen sulmet mbi forcat serbe, sidomos ato tokësore. Po ashtu janë sulmuar edhe sistemet e radarit dhe aeroportet ushtarake. Janë bombarduar edhe ca ura për të pamundësuar lëvizjet e forcave serbe.

2 prill
Autoritetet e NATO-s dhe të OKB-së ndërmarrin masa për ta parandaluar katastrofën humanitare, që mund ta shkaktojë vala e madhe e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni. 120 mijë refugjatë kanë hyrë në Maqedoni, 200 mijë të tjerë janë në rrugë. Në Kosovë vazhdojnë sulmet e forcave serbe, sidomos në Malishevë dhe Rahovec. Në Kosovë konfirmohet të jenë aktive forcat paramilitare të Arkanit dhe Sheshelit.

3 prill
Forcat serbe lëvizin nga Malisheva në kufi me Shqipërinë. Rekrutimi i ushtarëve të UÇK-së vazhdon. Kriza humanitare në kufi të Maqedonisë bëhet përherë e më e madhe. Raportohen raste të vdekjes, më së shumti nga hipotermia. Kushtet jo të përshtatshme atmosferike kanë vështirësuar edhe këtë ditë sulmet e NATO-s. Sulmet përqendrohen në shtabin e Armatës së parë “jugosllave” dhe mbi depot e naftës në Beograd.

4 prill
Forcat e NATO-s në Shqipëri dhe Maqedoni ndihmojnë organizatat humanitare. Ndërtohen kampet e reja për refugjatë. Vazhdon rezistenca e UÇK-së. Forcat e NATO-s bombardojnë Shtabin e mbrojtjes kundërajrore serbe në Beograd dhe forcat tokësore në Kosovë. Disa MIG-a të Serbisë dyshohet të jenë shkatërruar. Forcat serbe nga frika fshihen në ndërtesa të zbrazura dhe terrene të kamufluara.

5 prill
Sulmet intensifikohen si rezultat i kushteve të mira atmosferike. Forcat serbe koncentrojnë sulmet në rajonin mes Pejës dhe Gjakovës. Bombardohen urat dhe rezervat e naftës. Vazhdojnë sulmet mbi forcat tokësore në Kosovë. Katër MIG-a të Serbisë shkatërrohen.

6 prill
Strehët e siguruara nga NATO-ja akomoduan 28 mijë refugjatë në Maqedoni. 35 aeroplanë me ndihma humanitare arritën një ditë më parë në Shkup. Forcat serbe ndërmarrin sulme në zonën e Deçanit. Forcat e UÇK-së u përgjigjen sulmeve. Ky është suksesi më i madh i deritashëm i NATO-s kundër forcave të blinduara serbe.

7 prill
20 mijë refugjatë lëshojnë Bllacën. Me 90 autobusë të përcjellë nga forcat maqedonase ata shkojnë në Shqipëri. Tetëmijë refugjatë arrijnë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Kampet në Maqedoni janë në gjendje të akomodojnë 43.400 refugjatë. Ndërsa, në Shqipëri 24 mijë. NATO-ja ka sulmuar infrastrukturën strategjike serbe. Shtohen po ashtu edhe sulmet e forcave të UÇK-së. NATO-ja realizon 400 misione të suksesshme mbi Serbi dhe Kosovë. Sulmet përqendrohen më shumë në forcat tokësore serbe.

8 prill
Nuk ka dëshmi për tërheqjen e forcave serbe. Zbuten luftimet mes forcave të UÇK-së dhe atyre serbe. Kushtet atmosferike nuk u përshtatën aeroplanëve të NATO-s, por megjithatë disa makina të blinduara serbe janë shkatërruar në Kosovë, si dhe rezerva të naftës në afërsi të Prishtinës dhe shtabet policore të MUP-it janë goditur me sukses. Po ashtu, është goditur linja telefonike që mundësonte komunikimin mes forcave serbe në Kosovë dhe Beograd. Dyshohet se gjatë këtij sulmi një bombë ka shkaktuar dëme kolaterale.

9 prill
Është goditur një radio-relej në afërsi të Prishtinës, dy depo të naftës, një në Kosovë e tjetra në Serbi. Vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, në afërsi të Podujevës, Gjakovës, Rahovecit, Malishevës, Kishna Rekës dhe Jabllanicës. Vazhdojnë luftimet mes Ushtrisë serbe dhe forcave të UÇK-së në kufirin me Shqipërinë, në jugperëndim të Deçanit. Sulmohen garnizonet serbe në Prizren dhe në Beograd. Raportohet për kampe dhunimi në Gjakovë.

10 prill
Kushtet jo të mira atmosferika vështirësojnë prapë sulmet e NATO-s. Forcat serbe ndërmarrin masa për t’u mbrojtur nga sulmet e NATO-s. Sulmet e tyre intensifikohen në rajonin e Mitrovicës.

11 prill
Zvogëlohet intensiteti i sulmeve ajrore të NATO-s.

12 prill
Forcat e NATO-s sulmojnë forcat serbe brenda dhe jashtë Kosovës, për t’i shkatërruar dhe izoluar ato. Shtatë ditët e ardhshme pritet të jenë me mot të mirë. Në dhjetë ditët e fundit, 50 për qind e aksioneve janë anuluar për shkak të motit të lig. Sulmet më të mëdha realizohen në rrethinën e Prishtinës dhe të Beogradit. Prapë është sulmuar rafineria e Pançevës.

13 prill
Numri i refugjatëve vlerësohet të jetë 750.000. Vazhdojnë sulmet në forcat tokësore në Kosovë, në mjetet e blinduara, shtabet, por edhe linjat e komunikimit dhe depot e naftës. Forcat serbe shtojnë përdorimin e helikopterëve. Forcat serbe hyjnë në territorin shqiptar, por largohen për një kohë të shpejtë. NATO-ja sulmon kompleksin policor në Livadicë të Serbisë. Prej fillimit të sulmeve, NATO-ja ka kryer 6.000 fluturime.

14 prill
Sulmohen sistemet për kontroll dhe komandim, si dhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmet më të mëdha bëhen në rajonin e Prishtinës dhe të Skenderajt. Vazhdojnë luftimet e forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në kufi me Shqipërinë.

15 prill
Moti për sulme është më i mirë. NATO-ja bombardon sistemet e radarit në Beograd dhe Aeroportin e Podgoricës. Sulmet vazhdojnë në depot e naftës, të municionit në Paraçin, shtabin komandues në Rakovicë dhe Suboticë. Në Kosovë vazhdojnë luftimet. Edhe një herë pat aksione artilerie serbe në rajonin e Tropojës dhe Kukësit.

16 prill
Moti i lig ndikon negativisht në sulmet ajrore. Sulmohen tanket dhe mjetet e blinduara në Kosovë. Është sulmuar depoja e municionit në Valevë, garnizoni në Rahovec dhe barakat në Vranje. NATO-ja vazhdon sulmet ditën e natën kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ndërkohë, vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, si dhe në kufi me Shqipërinë. Raportohet për lëvizje të forcave serbe drejt Gjilanit, rajonit i cili deri tash nuk ishte i përfshirë në luftime të mëdha. Fotot e NATO-s dëshmojnë se në Izbicë janë së paku 150 varre.

17 prill
Dërgohen ndihma të mëdha humanitare në Shqipëri dhe Maqedoni. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë. NATO-ja kryen 500 misione, falë motit të mirë. Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. Shkatërrohen dhe dëmtohen mjete të shumta motorike dhe të blinduara. Forcat serbe i angazhojnë me dhunë shqiptarët të hapin varre për vendasit e tyre të vrarë, në 43 varreza të identifikuara masive. Po ashtu raportohet, sipas dëshmive të refugjatëve shqiptarë, se meshkujt detyrohen të nxjerrin thëngjillin për furnizimin me rrymë.

18 prill
14 aeroplanë me ndihma arrijnë në Maqedoni, e 32 në Shqipëri. Moti i lig ka anuluar shumë sulme. Por, megjithatë janë dëmtuar depot e municionit në Paraçin, Bariç (depo eksplozivi), Novi Sad (radio-relej dhe rafineri nafte) dhe Suboticë (pikë raportuese). Zbulohet varreza masive në Pastasel.

19 prill
Forcat serbe sulmojnë personat e zhvendosur. NATO-ja shkatërron gjashtë tanke dhe shtatë autoblinda në Kosovë. Po ashtu, bombardohet depoja e municionit në Nish, Valevë dhe Prishtinë. Sulmohet Brigada 549 e motorizuar serbe në Prizren, e cila ka participuar në spastrimet etnike në Kosovë.

20 prill
Sulmet serbe shtohen në perëndim të Pejës, në kufi me Malin e Zi. Po ashtu vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipëri. 200 forca serbe hyjnë në Shqipëri, por pas konfrontimit me forcat shqiptare tërhiqen. 250-300 ushtarë tjerë serbë hyjnë në zonën e demilitarizuar të Prevllakës. Forca të paidentifikuara vrasin gjashtë shqiptarë në Mal të Zi. Serbët kërcënohen se do të pengojnë manifestimin e 50-vjetorit të NATO-s. Sulmet e NATO-s koncentrohen në depo, linja komunikimi, radio-relej dhe sisteme komandimi. Po ashtu sulmohen edhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmohet stacioni transmetues televiziv në Beograd dhe Novi Sad. Prej marsit, nga serbët në Kosovë janë dëmtuar 35 mijë objekte dhe 550 vendbanime.

21 prill
Reduktohet sulmi i NATO-s si rezultat i motit të lig.

22 prill
Dëmtohet pjesa më e madhe e TV-emetuesve në Serbi. Po ashtu edhe antenat transmetuese dhe stacionet e trafos. Bombardohet Aeroporti i Nishit, depoja e municionit, rafineria e naftës në Novi Sad dhe disa ura. Në Kosovë shkatërrohen autoblinda, tanke dhe pjesë artilerike.

23 prill
Prej 30 marsit NATO-ja ka dërguar 11.121 tonë ndihma humanitare për refugjatët shqiptarë. Janë goditur TV-transmetuesit në Kragujevc dhe Novi Sad. Po ashtu janë goditur linjat e komunikimit, si dhe hekurudha në Potuçnik. Forcat e UÇK-së janë aktive dhe vazhdojnë t’ju rezistojnë forcave serbe.

24 prill
Sulmohen sistemet televizive serbe në Avallë dhe Banja Korvilaka. Tre ushtarët robër të NATO-s nuk lejohen të vizitohen nga KKKN-ja. Forcat paramilitare serbe zhvendosin operacionet nga Peja, në rajonin e Suharekës. Bombardohet depoja e naftës në Prishtinë dhe Sudolikë, si dhe depot për prodhimin e eksplozivit në Llukan. Në Kosovë sulmohen bunkerët, artileria, autoblindat, dhe shumë makina tjera ushtarake.

25 prill
Moti i lig pamundëson sulme të suksesshme.

26 prill
Trefishohet numri i sulmeve të NATO-s. Bombardohet shtabi i SPS-it në Beograd, ndërsa ura mbi Danub shkatërrohet tërësisht. Sistemi i mbrojtjes ajrore serbe është pothuaj i paefektshëm. Deri tash, më shumë se 70 aeroplanë serbë janë shkatërruar. Bombardohen rrugët në Kosovë për të pamundësuar qarkullimin normal të forcave serbe. Është bllokuar furnizimi i Kosovës me armë dhe naftë nga Serbia dhe Mali i Zi. “Ne po fitojmë. Millosheviqi po humb”, thotë Wesley Clark në një konferencë shtypi.

27 prill
Forcat serbe vazhdojnë operacionet në Podujevë, Glloboqicë dhe Suharekë. Shtohen sulmet e UÇK-së në Kosovë. Bombardohen linjat e komunikimit, përfshirë këtu edhe disa ura. Në Kosovë bombardohen sistemet raketore serbe dhe komandat e MUP-it.

28 prill
Vazhdojnë luftimet në perëndim të Kosovës. Forcat serbe lëvizin drejt Junikut dhe Gjakovës, pranë rrugëve furnizuese të UÇK-së. Forcat serbe nuk kanë kontroll të plotë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në terrene të papërshtatshme. Bombardohet prapë aeroporti i Podgoricës. Bombardohen depot e naftës në Smederevë dhe Pozhegë, si dhe shumë ura. Një raketë e NATO-s pa sqarime bie në territorin bullgar.

29 prill
Vazhdojnë sulmet e NATO-s në Kosovë dhe Serbi. Forcat serbe përqendrohen në kufi me Shqipëri, pranë qafës së Morinës, Podujevë, Prishtinë, Skenderaj dhe në Kosovën Jug-perëndimore. Sulmohen shtabet ushtarake dhe ndërtesa e ministrisë së Mbrojtjes në Beograd. Transmetimi televiziv në Serbi gati është i pamundur.

30 prill
Shtohen luftimet mes forcave serbe dhe atyre të UÇK-së. Humbjet janë të mëdha në të dy anët. Forcat serbe demoralizohen në Kosovë. Raportohet për dezertime të mëdha. NATO-ja sulmon artilerinë serbe, tanket, makinat e blinduara, qendrat komanduese, në Kosovë dhe Serbi.

1 maj
Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. NATO-ja për shkaqe teknike humb një aeroplan të tipit F-16CJ. Piloti menjëherë është tërhequr dhe transferuar në bazë të NATO-s. NATO-ja bombardon 12 ura rrugore dhe pesë hekurudhore.

2 maj
Sulmohen trafo-stacionet në Obrenovcë, Nish, BajinaëBashtë, Dërmno dhe Novi Sad. Janë bombarduar edhe TV-relejët në Novi Pazar dhe Krushevc. Janë goditur urat në Bistricë, Kokinbrod dhe Prijepole. Forcat policore serbe ndërmarrin aksione në Shtimje dhe Graqanicë.

3 maj
Sulmet e NATO-s janë ndër më të suksesshmet. Është goditur Brigada e Motorizuar Serbe 125 në perëndim dhe 233 në lindje të Kosovës. Në Batajnicë shkatërrohet së paku një MIG-29 në ajër dhe dy në tokë.

4 maj
Helikopteri amerikan Apache shkatërrohet në Shqipëri. Wesley Clark i thotë kryetarit amerikan Bill Clinton se sulmet ajrore janë të suksesshme dhe se forcat e Millosheviqit po dobësohen përherë e më shumë. Forcat e NATO-s shkatërrojnë disa MIG-a-29. Brenda Kosovës goditen tanket, artileria, dhe Brigada e motorizuar 243.

5 maj
Bllokohen dy rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Millosheviqit i shkatërrohen 70 për qind të rezervave të naftës. Forcat serbe fshihen në tunele, ndërtesa dhe fshatra, në të cilat NATO-ja nuk e di se a ka banorë apo jo. Ushtria serbe humb edhe më moralin, e në këtë ndikon edhe ushqimi i dobët dhe humbjet e mëdha. 50 për qind të depove të municionit në Kosovë janë të shkatërruara dhe më shumë se 300 takte, pjesë artilerike dhe mjete të blinduara. Kjo përbën diku rreth 20 për qind të forcave serbe. Por, sulmet serbe kundër kosovarëve ende vazhdojnë.

6 maj
Sulmohen pozicionet serbe rreth Podujevës, sidomos Brigada 211, si dhe brigadat e motorizuara 63 dhe 124. Sulmohet ambasada kineze në Beograd.

7 maj
Bombardohet Hotel Yugoslavia, e cila ishte bazë e tigrave të Arkanit. Po ashtu ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, shtabet e MUP-it dhe trafot elektronike. Goditet radio-releji në Çaçak, Aeroporti i Somborit, si dhe forcat tokësore në veri të Kosovës.

8 maj
500 aeroplanë të NATO-s godasin caqet serbe, përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës dhe bazat serbe në Suharekë. Intensifikohen luftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe.

9 maj
Goditen caqet serbe në Junik, Mitrovicë dhe Suharekë. 763 dhe 572 fluturime me ndihma humanitare realizohen deri këtë ditë në Shqipëri dhe Maqedoni.

10 maj
Moti i mirë i intensifikon sulmet e NATO-s. Aeroplanët e NATO-s sulmojnë në tërë Kosovën. Goditen caqet serbe në Junik dhe Podujevë, si dhe elementet e brigadave të motorizuara 125 dhe 211.

11 maj
Disa forca policore largohen nga Kosova. Kjo është një prej ditëve më të suksesshme të sulmeve të NATO-s, për çka edhe zvogëlohet intensiteti i sulmeve serbe në Kosovë. Aeroplanët e tipit A-10, GR7 Harrier, Etendad, AMX, F16, Jaguar dhe CF118 sulmojnë pozicionet serbe në Suharekë dhe Mitrovicë. Pozicionet serbe sulmohen edhe në Çaçak, Juvicë (radio-relej), Kovinbrod (urë) dhe Ponikve (aeroport). Pasdite sulmohet radio-releji në Novi Sad. 2 Miga-21 shkatërrohen. Gjatë kësaj dite sulmohen pozicione serbe në tërë Kosovën, sidomos në Gjakovë dhe Shtimje. Pastaj ato në Serbi, si Gërdelica, Kozomaça, ura në Vlarazhin, në Kuzumlje, aeroporti në Obërva, barakat në Çupri, depot e armëve në Paraçin, fabrika e armëve në Kragujevc, urat në Çupri, Revo Maren, Malij etj. Po ashtu goditen caqet operative në Rakovicë dhe qendrat operative në Kaçarevë, ura në Horgosh, radio-releji në Vërshac dhe Sombor.

12 maj
Goditet brigadat 211, 125 dh 243. Operacioni fillon në mëngjes në Malishevë. Shkatërrohen pesë aeroplanë serbë: 1 Mig-21 dhe katër Super Galeba. I pari në Nish, të tjerët në Prizren. Sulmohen edhe pozicione në Obërvë dhe Patanicë. Shifra e dëmeve të makinerisë serbe prej 306 rritet në 432. Deri tash janë shkatërruar dy të tretat e kapaciteteve të municionit serb. Në Shqipëri trupat e NATO-s krijojnë vendbanime për 50 mijë refugjatë. Sipas UNHCR-së, 590.000 shqiptarë të zhvendosur fshihen në Kosovë. Deri tash janë bërë 526 fluturime me ndihma në Shkup, 773 për Tiranë. 11.447 tonelata të ndihmave humanitare janë dërguar në këto dy vende.

13 maj
Sulmet ajrore janë shumë të suksesshme. 40 tonelata të konvojeve humanitare arrijnë në Prishtinë. Shtohen luftimet në kufirin me Shqipërinë. Në këtë ditë mbi Kosovë dhe Serbi kryhen 679 misione ushtarake. Fatkeqësisht, forcat e NATO-s godasin edhe konvojin e refugjatëve në Korishë.

14 maj
600 misione të NATO-s kryhen mbi Kosovë dhe Serbi. Bombardohen bazat në Novi Sad, Beograd, Pirot, Sjenicë dhe Kralevë. Më shumë se 10 konvoje humanitare greke planifikohen të hyjnë këtë ditë në Kosovë.

15 maj
Realizohen 539 sulme. Në Kosovë goditen gjashtë tanke dhe disa mjete të blinduar, dy ura etj. Sulmet përfshinin edhe radio-relejët në Ferizaj, trafot elektrike në Smederevë dhe Birë, si dhe objektet komanduese në Prishtinë.

16 maj
Për shkak të motit të lig realizohen vetëm 350 misione, kryesisht në Kosovën Jug-perëndimore.
17 maj
NATO-ja godet tri ura në Serbi. Po ashtu edhe TV-transmetuesin kryesor për Kosovë në Kopaonik. NATO-ja po ashtu ka sulmuar aeroportin në Batajnicë. Një MIG-29 është shkatërruar. Në Kosovë NATO-ja shkatërron 3 helikopterë.

18 maj
NATO-ja ka shkatërruar 75 për qind të sistemeve të fiksuara raketore dhe 12 për qind mobile. Deri tash janë shkatërruar 69 për qind e aeroplanëve MIG-29, 24 për qind të MiG-21s, 46 për qind të Galebëve dhe 33 të Super-Galebëve. Deri tash 323 tanke janë dëmtuar.

19 maj
Luftime në kufi me Shqipërinë arrijnë kulminacionin. Forcat e UÇK-së marrin Jabllanicën dhe konfiskojnë armatimin dhe municionin serb. NATO-ja godet gjashtë tanke. NATO-ja bombardon Dubravën duke mos ditur se aty ka të burgosur shqiptarë.

20 maj
NATO-ja kryen 300 misione. Vazhdojnë luftimet në Kosovë dhe në kufi me Shqipërinë.

21 maj
245 sulme bëhen mbi Kosovë dhe Serbi. Në Kosovë goditen 12 tanke, 11 mjete të blinduara. Sulmet serbe mbi UÇK-në vazhdojnë në perëndim dhe qendër të Kosovës.

22 maj
652 sulme mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon përparime në terren. Bombardohet gabimisht Kosharja.

23 maj
Goditen caqe strategjike në Kosovë dhe Serbi. Sulmohet aeroporti Ponikva, radio-releji në Prishtinë dhe TV-releji në Kaçanik, për të ndalë propagandën serbe. Sulmet mbi trafot elektrike në Nish, Dërmno dhe Novi Sad vështirësojnë punën e forcave serbe. Në Kosovë qytetarët shqiptarë detyrohen të regjistrohen dhe të marrin kartat e gjelbra, gjoja për të pranuar ndihmë humanitare.

24 maj
Shtohen pakënaqësitë në Serbi. Forcat serbe arrestojnë demonstruesit në Kosovac, Aleksandrovac, Çaçak dhe Askar. Nga këto vise janë bërë mobilizimet më të mëdha. Pakënaqësitë i kanë shtuar sidomos arkivolet me ushtarët serbë. Sulmet bëhen mbi bunkerin në vilën presidenciale në Dobonovski dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në Kosovë forcat serbe vazhdojnë sulmet, sidomos në kufi me Shqipërinë.

25 maj
Demonstratat vazhdojnë në jug të Serbisë. NATO-ja deri tash ka kryer 27.110 fluturime, prej të cilave 7.535 sulme. Këtë ditë goditen pesë tanke dhe 15 elemente artilerike në Kosovë.

26 maj
NATO-ja kryen 308 sulme. UÇK-ja ndërmerr ofensivë të madhe në malin Pashtrik. Operacionet e spastrimit etnik ende vazhdojnë. Në Kosovë goditen pesë tanke, gjashtë mjete transportuese dhe mjete tjera ushtarake, si dhe 10 pjesë artilerike. Forcave serbe u është vështirësuar komandimi në Kosovë. Vazhdon bombardimi i aeroporteve në Ponikve, Nish, Obërva, Batajnicë dhe Prishtinë.

27 maj
800 fluturime, prej të cilave gjysma me goditje, paraqet një prej sulmeve më të intensifikuara të NATO-s. Intensifikohen sulmet e UÇK-së në malin Pashtrik.

28 maj
Dita 66-të e sulmeve. Vazhdojnë sulmet mbi trafot, aeroportet dhe shtabet komanduese.

29 maj
309 sulme, 697 fluturime. Deri tash NATO-ja ka kryer 29.979 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon suksese në luftimet në kufi.

30 maj
Edhe një ditë e mirë për sulme. 800 fluturime dhe 323 sulme të NATO-s. Sulmohet ura në Vlladiqin dhe Bare. Në terren vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Tanket serbe granatojnë popullatën civile në Gjakovë dhe në rajonin përreth malit Pashtrik.

31 maj
Dita e 70-të e sulmeve. Deri tash janë sulmuar 314 pjesë artilerike, 203 autoblinda dhe 120 tanke. Kjo degradon në 30 për qind forcën ushtarake serbe në Kosovë. Deri tash 14 qendra komanduese janë shkatërruar. Në Kosovë vlerësohet se janë 40.000 forca serbe. NATO-ja këtë ditë realizon 778 fluturime, 319 sulme. Numri i përgjithshëm i fluturimeve arrinë në 31.529. Janë goditur bunkerët Avelan, Dobonovc, radio dhe TV-relejët, trafot elektrike në Nish dhe Beograd.

1 qershor
Sulmi i serbëve kundër forcave të UÇK-së u ofroi kushte të mira për sulm forcave të NATO-s. Për t’i ndalur përparimet e UÇK-së forcat serbe janë mobilizuar dhe janë koncentruar në këtë rajon. Dje janë bërë 150 fluturime mbi malin Pashtrik. Janë sulmuar 32 pjesë artilerike, 9 transportues, autoblinda etj. Sipas raporteve të NATO-s shtohen edhe luftimet e UÇK-së me forcat serbe në Kosovë. Përparimet e UÇK-së bëhen disa ditë pas proklamimit të fitores serbe mbi UÇK-në.

2 qershor
600 fluturime të NATO-s në Kosovë dhe jashtë saj. Të njëjtën kohë vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Forcat serbe kanë shënuar disa suksese, por ato po i paguajnë shtrenjtë. Pasi që detyrohen të dalin nga kamuflimi, ata u ekspozohen aeroplanëve të NATO-s.

3 qershor
600 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. Në afërsi të Prishtinës sulmohen tanket, transportues të blinduar dhe mjete tjera militare. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë.

4 qershor
Liderët ushtarakë të NATO-s dhe ata serbë takohen për të realizuar marrëveshje tekniko-ushtarake për vendosjen e trupave serbe. Trupat e NATO-s realizojnë 500 fluturime. Sulmohen bazat serbe në afërsi të Prishtinës. Deri tash në Shqipëri dhe Maqedoni janë dërguar 16.475 tonelata me ndihma humanitare.

5 qershor
400 fluturime. Përkundër tendencës për realizim të marrëveshjes, vazhdon dhuna mbi shqiptarët. Luftimet në Kosovë ende vazhdojnë, në kufi dhe përreth Komoranit.

6 qershor
480 fluturime. Më së shumti sulmohen forcat tokësore. Raportet e para dëshmojnë se forcat serbe kanë përjetuar dëme të mëdha. Luftimet ende vazhdojnë në Malin Pashtrik rreth Junikut. Forcat serbe deklarojnë se deri tash kanë shkatërruar 75 aeroplanë të NATO-s.

7 qershor
Vazhdojnë sulmet e NATO-s, sidomos në kufi me Shqipërinë. Luftimet e UÇK-së me forcat serbe zhvillohen në tërë territorin e Kosovës.

8 qershor
NATO-ja realizoi më shumë se 500 fluturime. Vazhdojnë luftimet në Koshare.

9 qershor
Gjenerali Michael Jackson vazhdon bisedimet në Kumanovë. Millosheviqi veç ka pranuar planin paqësor të Martti Ahtisaarit dhe Viktor Chernomyrdinit.

10 qershor
Serbët pranojnë kushtet e NATO-s. Ata fillojnë të tërhiqen nga Kosova. Gjenerali Clark suspendon përkohësisht sulmet ajrore. Forcat ruse hyjnë në Prishtinë.

11 qershor
Trupat gjermane shkojnë në kufi me Kosovën.

12 qershor
Trupat angleze hyjnë në Prishtinë - Kosova u çlirua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat