“Debile, plehrë”, aktorja Marjana Kondi përplaset me ministren Kumbaro

Historia

“Debile, plehrë”, aktorja Marjana Kondi përplaset me ministren Kumbaro

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 13:42
Marjana Kondi dhe Mirela Kumbaro

Takimi i djeshëm i artistëve me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj ka patur përplasje të shumta mes grupit të aktorëve.

Por përveç revoltës që i shprehën kryebashkiakut, gjatë mbledhjes ka pasur edhe një përplasje mes aktores Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Debati i tyre për pak sa nuk u kthye në një përleshje fizike, pas konfliktit të hapur të kësaj të fundit me drejtorin aktual Hervin Çuli, i cili e pushoi nga puna pas 30 vitesh kontribut në Teatër. 

Siç e zbulon edhe vetë aktorja në një sms të siguruar nga “BalkanWeb”gjithçka ka ndodhur kur ministrja i afrohet për t’i dhënë dorën, duke iu drejtuar me emrin e gabuar, “ Si je Marjeta?”.

(Fotoja eshtë shkëputur nga biseda e aktores me një mikeshë)
Kondi thotë se ia ka hequr dhunshëm dorën duke iu përgjigjur “Hë mi Hajrie”, mëso emrat e punonjësve të tu një herë, debile, plehrë!”
Aktorja e revoltuar vijon: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!”
Ndërkohë që ministrja, siç ajo thotë e ka tejkaluar situatën, i ka thënë të qetësohet dhe ka vijuar të takojë aktorët e tjerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat