Hitleri që askush nuk e njeh

Historia

Hitleri që askush nuk e njeh

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:22
Hitleri

Me daljen nga burgu, ku shkroi Mein Kampf, Adolf Hitleri hoqi dorë nga përpjekjet për rrëzimin me forcë të qeverisë. Strategjia e re ishte të merrte pushtetin përmes zgjedhjeve.

Ai ishte tashmë i famshëm në Gjermani, si një provokator i urryer dhe agresiv. Por kjo ishte ekzaktësisht pse nazistët ekstremistë e pëlqenin, ndërsa të tjerët e urrenin.

Që Hitleri të vinte në pushtet, nazistët kishin nevojë të zbusnin imazhin e tij publik.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, në vitin 1932 nazistët nxorrën një libër me titull “Hitleri që askush nuk e njeh”.

Libri, ku spikasnin 100 foto të Hitlerit të bëra nga fotografi i tij Heinrich Hoffman, përpiqej ta nxirrte si një zotëri të kujdesur, me kulturë, intelektual.

Në të shfaqej Hitleri duke pushuar, me qentë e tij, duke lexuar në librarinë e tij private, si dhe duke u takuar me pjesëtarë të publikut.

Edhe për këto fotografi Hitleri mori shumë fitime, duke i shtuar asaj që, në kohën e vdekjes, do të ishte një pasuri shumë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat