Le Monde d’artiste (1904) / Kur “Besa – hakmarrja” merrej seriozisht edhe në teatë ! Të shtënat e të riut shqiptar mbi komedianin në teatrin “Eden” të Selanikut - Bota Sot
Le Monde d’artiste (1904) / Kur “Besa – hakmarrja” merrej seriozisht edhe në teatë ! Të shtënat e të riut shqiptar mbi komedianin në teatrin “Eden” të Selanikut

Historia

E shtunë, 20 tetor 2018

Le Monde d’artiste (1904) / Kur “Besa – hakmarrja” merrej seriozisht edhe në teatë ! Të shtënat e të riut shqiptar mbi komedianin në teatrin “Eden” të Selanikut

Nga: Aurenc Bebja Më: 27 gusht 2018 Në ora: 08:13
Shkrimi i Le Monde d’artise

Revista javore franceze, “Le Monde d’artiste”, ka botuar, me 21 shkurt 1904, një shkrim mbi reagimin e çuditshëm të një të riu shqiptar gjatë një shfaqjeje në teatrin “Eden” të Selanikut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar:

Një dramë e marrë tepër seriozisht.

“Në Selanik, emocioni i një spektatori ka shkaktuar, kohët e fundit, gati një katastrofë në teatrin Eden.

Një melodramë u shfaq nën temën e hakmarrjes, ku autori dha një pamje të zakoneve shqiptare.

E bija e një shefi të vjetër fisnor ishte çnderuar nga një djalë tërheqës, dhe babai, sipas zakonit vendas, u betua për të larë këtë fyerje në gjak. “Besa” (hakmarrja) ishte, në këtë rast, e detyrueshme. Prandaj, shefi i vjetër punësoi një mik të fuqishëm për të kërkuar fajtorin dhe ta vrasë atë.

Në momentin kur hakmarrësi gjeti djalin tërheqës dhe dëshiroi t’a godasë, ai njohu në të, të birin e tij. Krahu i tij, i ngritur, ra.

Në atë moment, një shqiptar i ri, i ulur në një pjesë sipër skenës, përkulet përpara dhe i bërtet aktorit

— Çfarë po pret ? Duhet të ekzekutosh “besën” !

Artistët, në skenë, ishin krejtësisht të tronditur nga kjo ndërhyrje dhe qëndruan aty të heshtur, por i riu shqiptar, i nervozuar, nxorri revolverin e tij dhe qëlloi dy herë mbi djalin tërheqës (komedianin), për fat të mirë pa dëmtuar askënd.

Në sallë u përhap paniku dhe rojet u detyruan të qetësonin spektatorët.

I riu shqiptar, të cilin e shoqëruan në postin e policisë, gjatë rrugës, vazhdonte të përsëriste :

—  Frikacaku ! Nuk guxoi të ekzekutojë “besën!”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-d-artiste-1904-kur-besa-hakmarrja-merrej-seriozisht-edhe-ne-teater-te-shtenat-e-te-riut-shqiptar-mbi-komedianin-ne-teatrin-eden-te-selanikut/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test