Zenel Karaçeva, Krenaria e Anamoravës

Historia

Zenel Karaçeva, Krenaria e Anamoravës

Nga: Selver Lenjani Më: 16 shtator 2018 Në ora: 14:17
Zenel Karaçeva

Për motive politike, viteve të 50-ta Zenel Z. Lenjani nga Karaçeva, Komuna e Kamenicës në Jugosllavinë e Titos ishte emëruar zv. Ministër për Xehëtari për Serbi, Kosovë dhe Vojvodin . Lenjani për motive kombëtare dhe duke reaguar kundër padrejtësive të kohës burgoset në ish hotelin ” Union” në Prishtinë, ku ishte  ish me detyrë pune.

Rruga nga Gjilani dhe Bujanoci përpjeket te Dheu i Bardhë për të marrë drejtim pastaj fshatin  e Zenel Lenjanit dhe përfunduar te Guri i Zi ku gjendet  jataku i trimave të Sylë Zarbincës emrin e të cilit vetëm me të dëgjuar kallte  tmerrin dhe llahtarinë e armikut.

Karaçeva fshat i bukur piktoresk shkëlqen në një vendbanim shqiptar  i cili veçohet me bukuri të rralla natyrore e  ku nga gjiri i sajë dolën njerëz të vyeshëm, punëtorë, të fjalës dhe  pushkës dhe intelektual të profileve të ndryshme.

Njëri nga këta ishte Zenel ( Zenel ) Lenjani i lindur më 6 .06. 1927.  Si i ri u morr veprimtari të ndryshme aksionare dhe për këtë u shpërblye me mirënjohje dhe dekorata të ndryshme. Shkathtësia e tij Zenelin e bëri që gjatë luftës së dytë botërore si 16 vjeçar ishte luftëtar i pa epur për liri të vendit.

Bashkëluftëtarët e tij tregojnë se në Shkurt të vitit 1947, banorët e  fshatit Breznicë të Malësisë  Bujanocit me halle të shumë u sfiduan edhe me zullumin e UDB-së dhe OZN-ës të cilët i kishin kaluar kufijt e njerëzores.

Ekspedita të shumta sllavo-komuniste me kuislingët e tyre  ishin vë në ndjekje të trimave të Lam Breznicës ndërsa peng në bodrumin e Januz Shestakut në fshatin Breznicë i kishin ngujuar 45 burra autoritar nga rrethi i Kamenicës dhe Bujanocit duke i maltretuar psiqikisht dhe fizikisht.

Me të marrë lajmin Zenel Lenjani merr rrugën dhe vihet në mbrojtje të tyre. Përpara i dalin kapiteni i kësaj ekspedite ndëshkuese Lubo Popoviq dhe Stanimir Panqa të cilët provuan ta ndalin Zenelin nga insistimi i tij për lirimin e  pengjëve të ngujuar, ndërsa Zeneli me këmbëngulësinë e tij nxiti kapitenin Popoviq të nxjerr pistoletën nga brezi mirëpo Karaçevasi me shpejtësi marramendëse  ia përplasë pistoletën në kraharorë dhe e detyron të veprojë sipas urdhërit të tij dhe kështu arrin ti liroj burrat e ngujuar.

Për kontributin e Zenelit gjatë LNÇ-ë  qeveria e atëhershme Jugosllave ia besoi postin zv. Ministrit  të Xehtarisë për Republikën e  Serbisë si dhe Krahinën Autonome të Kosovës dhe Vojvodinës,  veprimtari e rëndësishme shoqëroro-politike për kohën. Por fat i e deshi dhe Zenel Lenjani nuk qëndroi gjatë në këtë detyrë.

U gjet një renegat, mercenar i Rankoviqit emri i të cilit ruhet në kujtesën e popullit për të keq dhe e spiunoi Zenelin për ta larguar nga puna dhe për t’ia përfunduar karrierën në burg dhe më vonë edhe në varr. Aktiviteti i tij prej një veprimtari të zellshëm ra në sy të OZN dhe përcillej këmba –këmbës.

Gjatë vitit 1950 në Prishtinë pas një takimi me karakter pune shkoi për ta kaluara natën në hotelin “ Union “, ndërsa mëngjesi i asaj dite e zgjoi Zenelin me forca të rrethuara të mlicisë serbe të cilët kërkonin dorëzimin e tij.

Nga ky proces i montuara politikisht Zenelit i merret i gjithë materiali zyrtarë dhe dy pistoleta të cilat i mbante me vete. Tetë orë rresht e maltretuan në SPB-ë në Prishtinë me pretekst se kishte tentuar të arratisej në Shqipëri.

Me duar të lidhura nga milicia serbe Zenelin e dorëzuan në Beograd ndërsa gjatë hetuesisë shumë inspektorë federativ, republikan si dhe gjeneral ushtarak e morën në pyetje, ndaj të cilit kishin ushtruar tortura çnjerëzore për ta detyruar që të jep emra të qenë apo edhe të pa qenë si bashkëpunëtorë të tij kundër sistemit të Jugosllavisë. Nga torturat e gjata të hetuesisë si dhe vuajtja në burgun e Bellacërkvës për 6 muaj izolim Zenel Lenjani  burrë i pashëm me plot shëndet dhe peshë rreth 100 kilogram dëmtohet fizikisht dhe  nga burgu lirohet me peshë 40 kilogram thuaja me eshtra të dalë mbi lëkurë. Torturat e  shkatërruan fizikisht por jo edhe shpirtërisht. Nuk ia shuan , përkundrazi ia sforcuan idealet për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar.

Edhe pas daljes nga burgu ndjekësit e sigurimit e  përcollën hap pas hapi madje e spiunonin me ken dhe cilin po shoqërohej e bisedon. Siç thonë familjarët në vitin dy vjet pas daljes nga torturat çnjerëzore të kazamateve sllavo-komuniste familja e kishte bartë për krihësh meqë vështirë ishte rehabilitimi i tij shëndetësorë duke kërkuar mjekim që ta trajtojnë e besa edhe vështirë kishin gjetur mbështetje mjekësore për shkak të bindjes së tij politike dhe frikës nga sistemi i kohës.

Më 1956 në aksionin famëkeq të armëve të organizuar nga Aleksandër Rankoviq me bashkëpunëtor kërkoi nga Zenel Lenjani ti dorëzoj armët ndonëse ia kishin marrë me burgosjen e parë, ndërsa ai iku për një kohë nga shtëpia e tij dhe gjatë kontrollimit të  shtëpisë  në Karaçevë i gjithë dokumentacioni i Zenelit iu konfiskua për të humbur gjurmët e burgut.

Në botimet e ndryshme si librin për Mulla Idris Gjilanin të autorit Muhamet Pirraku zen vend edhe emri i atdhetaritZenel Lenjani nga Karaçeva i cili gjatë një kursi partiak politik në Beograd bie ndesh me qëndrimet dhe pa u hamendur nxjerr revolen dhe ia drejton Lubo Popoviqit zyrtar i OZN-së të cilit i thotë: “ Ndale dhunën shovene se kështu nuk e tha Tito e as partia”. Kërcënimi i Zenelit pati efekt, ndërsa për disa orë u liruan të arrestuarit nga ahuri i Jonuz Shestakut në fashtin Breznicë.

Gjithashtu argumentohet në librin e Kadrush Sulejmanit se Ismet Dërmaku me bashkëpuntorë e spiunuan Zenel Lenjanin i cili gjoja se kishte plan me rastin e vizitës në fshatin Deve të Gjakovës ku do të bëheshin hulumtime gjeologjike, të  arratisej në Shqipëri.

Për burgosjen, sfidat dhe të gjitha të bëmat që iu kishin bërë Zenel Lenjanit nga Karaçeva dëshmojnë edhe bashkëfshatarët e tij Rexhep Shaqir Keka, Shefket Ali Keka sikurse edhe bashkëshortja e tij dhe familja e sajë pa i anashkaluar edhe familjarët tjerë të Zenel Lenjait të  cilët ishin në llupë të sistemit.

Vepra e këtij atdhetari të flakët do të përkujtohet për jetë dhe mot dhe emri këtij trimi të paepur do të mbete gjithmonë krenaria e shqiptarëve  gjithandej trojeve etnike.               

Zenel Lenjani iku nga kjo botë me shprehjen e tij e cila i mbete në memorie familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën e i cili thoshte:” Ata që e tradhtojnë atdheun dhe kombin shqiptar, eshtrat mos ia duroftë toka ‘’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat