Historiani tmerron serbët: Vetëm shqiptarët e bashkuar mund të përballën me furtunat agresore të sllavëve dhe grekëve!

Historia

Historiani tmerron serbët: Vetëm shqiptarët e bashkuar mund të përballën me furtunat agresore të sllavëve dhe grekëve!

Nga: N. Sh Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:19
Harta e Shqipërisë Natyrale

Historiani, Safet Hasani përmes një shkrimi të botuar në Facebook, thotë se, vetëm shqiptarët e bashkuar mund të përballen me furtunat e agresorëve të sllavëve dhe të grekëve.

Sipas tij, bashkimi i shqiptarëve bënë që shteti shqiptar të jetë faktor në Ballkan, Evropë dhe në mbarë botën, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Kur flasim për Kosovën, duhet ta kemi parasysh edhe pjesën Lindore (Preshevë, Bujanofc, Medvexhë), Iliridën (Maqedoninë shqiptare), Malësinë (pjesën shqiptare të Malit të zi), si dhe Shqipërinë e Jugut (Çamërinë)”, shkruan Hasani.

Sipas tij, popujt e vegjël nëse nuk bashkohen ata zhdukën.

“E populli shqiptar për qindra vjet ka jetuar i ndarë, pjesë të ndryshme janë asimiluar, ku 30% të grekëve kanë qenë shqiptar, pjesa e Sanxhakut të Pazarit të ri ka qenë e tëra shqiptare, afër 40% të maqedonëve (fjala është popullin maqedon) kanë qenë shqiptar, 40% të malazezëve kanë qenë shqiptar! E kur flasim për demografinë atëherë kuptojmë se sa toka iu grabitë shqiptarëve, për të vetmen arsye se nuk ishim të bashkuar por të ndarë shtete të vogla”, shkruan tutje ai.

Lexojeni shkrimin e plotë të historianit vushtrrias, Safet Hasani:

Shtetet e vogla, shikuar në këndvështrimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik, nuk e kanë lehtë për të mbijetuar! Janë shumë faktor që e pamundësojnë faktorizimin e shteteve të vogla, si, ekonomia, siguria, faktori social, faktori demografik, etj., e shumë është më e vështirë për ato lloj shtetesh që gjenden në Gadishullin Ballkanik. Sepse, shikuar në aspektin historik, Ballkani është "gjenerator i krizave në botë", ku ndikimet ekstreme nacionale, kryesisht ato sllave dhe greke, kanë bërë që shtetet e vogla ose të bashkohen në trungun e tyre te gjeneza ose do të shkojnë drejtë shuarjes apo asimilimit!

Këtë Problem duhet ta këtë në konsideratë shteti i ri i Kosovës, që sa më shpejt ta faktorizoj dhe të bëjë hapin drejtë bashkimit me trungun e saj Shqipërinë! Populli shqiptar i Kosovës duhet mendoj se nuk është e lehtë të mbijetojë e vetme në Ballkan, kur dihet ndikimet sllave të shteteve të rajonit. Kur flasim për Kosovën, duhet ta kemi parasysh edhe pjesën Lindore (Preshevë, Bujanofc, Medvexhë), Iliridën (Maqedoninë shqiptare), Malësinë (pjesën shqiptare të Malit të zi), si dhe Shqipërinë e Jugut (Çamërinë). Popujt e vegjël nëse nuk bashkohen ato zhdukën! E populli shqiptar për qindra vjet ka jetuar i ndarë, pjesë të ndryshme janë asimiluar, ku 30% të grekëve kanë qenë shqiptar, pjesa e Sanxhakut të Pazarit të ri ka qenë e tëra shqiptare, afër 40% të maqedonëve (fjala është popullin maqedon) kanë qenë shqiptar, 40% të malazezëve kanë qenë shqiptar! E kur flasim për demografinë atëherë kuptojmë se sa toka iu grabitë shqiptarëve, për të vetmen arsye se nuk ishim të bashkuar por të ndarë shtete të vogla! Bashkimi i shqiptarëve (Shqipëri, Kosovë dhe pjesët tjera shqiptare) bënë që shteti shqiptar të jetë faktor në Ballkan, Evropë dhe mbarë Botën.

Vetëm shqiptarët e bashkuar mund të përballën me furtunat agresore të sllavëve dhe grekëve!

Safet HASANI, PhD

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat