Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte pastër shqiptare, nga pollogu i Iliridës - Bota Sot
Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte pastër shqiptare, nga pollogu i Iliridës

Historia

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte pastër shqiptare, nga pollogu i Iliridës

Nga: Dr. Ilmi Veliu Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:26
Dr. Ilmi Veliu

Me këtë rast i përshëndes shqiptarët po edhe  dy ,,shkencëtarët,, tonë të famshëm  Mustafa Nano e Olsi Jazexhi të cilët, neve shqiptarëve të ngratë që me ,,hile,, të shumë Nanove mbetëm jashta  kufirit të Shqipërisë Londineze, e që këta farë ,,historianësh,, na kan ofenduar e trishtuar me shkrimet dhe deklaratat e tyre prosllave. Kësi H. Qamilash e Toptanësh kemi pasur  edhe në të kaluarën tonë të afërt e të largët.

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav  u dënova me 4 vjet burg të rëndë të cilin burg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit.

Eshtë lehtë të jetosh e shkruajsh në Shqipërinë e Ramës dhe Kosovën e Hashimit  por  eshtë vështirë të jetosh e shkruash në Maqedoninë e Thaçit,Teutës e Ahmetit. Edhe Olsi Jazexhi e Mustafa Nano do ti vajëtonte nëna e tyre, po të kishin shkruar apo deklaruar një lloj teze të këtillë prosllave në kohën Zogut apo te Enverit.

Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me polemikën që kemi pasur më herët me historianët serbë e sllavomaqedonas, rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Vjosavës. Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që para komisionit maqedonas të udhëhequr nga historianë-studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij edhe nga nena po edhe nga  babai. Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni maqedonas i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën.        Asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aqë të madhe shkencoro-historike, kundër teorive serbe e sllavomaqedone, do të duhet ta  vazhdoj luftën edhe kundër shqiptarëve në thojza, Olsi Yazexhi e Mustafa Nano.

Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Vjosava ose Viosava dhe nuk mundet të  deshifrohet e lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk eshtë e shenuar germa ,,LL,,.

Se emri i nënës së Skënderbeut-Vjosava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) kam marrë dhe analizuar përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII  ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo si Voisllava.

Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që Yazexhiu dhe Nano nuk kan mundur e as që dinë ti analizojnë, sepse ata nuk janë historianë por analistë e gazetarë të paguar nga sërbët e sllavët tjerë që ndër shekuj kan qenë armiqtë më të mëdhenjë të shqiptarëve.

1.Gjon Muzaka, bashkëkohas e bashkëluftëtarë i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend  nënën e Gjergjit, Vjosavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babi i sajë ishën me origjinë  shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.  

Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Vjosava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se  nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Vjosava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Vjosavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Vjosava dhe Gjoni, e që Vjosava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut - familja Tribalda.

Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në nëdyshim origjinën shqiptare të Vjosavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e të Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit,  e edhe gjatë periudhës osmane, po edhe sot,   vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët. 

-Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur  mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Vjosavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit,  princit të principatës së Pollogut.  

-Kristo Frasheri , historiani jonë shumë i famshëm, thote se përkatësia etnike shqiptare e Vjosavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të  Pollogut, Gërgur Tribalda.

2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej  Voisava,  e që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda te Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët.  Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohën romake-bizantine, serbe  të Car Dushanit e osmane, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret  me përkatësinë dhe origjinën e sajë kombëtare ose te bente pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë.

-Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën  që sot i thonë Maqedonija Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili eshtë berë sundimtar i pollogut menjiherë pas vdekjes së perandorit serbë Car Dushani dhe shkatërrimit të perandorisë serbe.

Nga këto të dhëna del se babai i Vjosavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bienin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut, përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.

Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asajë kohe, Thopija Skurra, Arianitët, Ballsha,, edhe Gërguri pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut.

Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të potencojmë se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë,Thopia, Shpata, Ballsha, Kastrioti, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre,kohëkjo kur edhe babai i Vjosavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman.

Profesori i Universitetit te Shkupit, prof.dr.Boban Petreski në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë të shumtë sllavë si Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,;  Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,;  Milan Shuica,  ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka  gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe babai Gërguri i kan takuar fisit të Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut.

Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të sukësesëshme  lidhjen e Vjosavës dhe babait të sajë Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili  zbulim eshtë më shumë në shërbimin të shqiptarëve dhe nuk i  ndihmon serbët e maqedonasit po as Nanon e Jazexhi që ta lidhin origjinën e Vjosavës e Gërgurit me sllavët.

Dokumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por  emri Gërgur eshtë shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët.

Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri... ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij.

Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e  burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun para se Pollogu të biente nën sundimin Osman. Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug.  Ky territor pra,  bie nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane  si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin – Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Vjosava.

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është  edhe një letër e shkruar nga   eremonahu  Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është  i shkruar në  sllavishten e vjetër në vitin  1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se  ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,,  të Pollogut na ka lënë një shënim  për Vjosavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal  të madh me shumë  lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq,  Beograd, 1982)

Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Vjosava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë sllav apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berishë, Thaqë, Kelmend etj.

Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve  shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Vjosavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i  Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni  trashigon edhe principatën e  Pollogut .

Argumentat që bien antishqiptarët e që bazohen në shkrimet serbe janë qesharake se Pollogu në atë kohë paska qenë i banuar nga serbët dhe se princi Gërguri ka qenëme origjinë serbe.  Ky pohim prosllav eshte  plotësisht i gabuar dhe i papranueshëm, sepse si që tham edhe më lartë,  eksistojnë dokumente shumë të fuqishme se në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri që eshtë emër shqiptar dhe nuk ka shansë të ketë qenë i origjinës sllave. Emri Gërgur asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët. Edhe sot fshati i Pollogut me emrin Gërgurnicë po edhe te gjithë fshatrat tjerë përreth gjithëmon kan qenë dhe vazhdojnë të jenë  pastër shqiptarë.

Ja  çka thotë njëdokument osman nga Arhivi i Stambollit.

Oruç Bin Adil

Është autor i njerës nga historitë më të vjetra  të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbëledhur ( Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollsishme (Mufassal tarihi).

Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër arrnautit Iskender në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo Maqedoni ose Serbi.

Në faqe 115, tokat shqiptare  Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i  biri i Evrenoz Beut, thotë ai,  mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve…..”

Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari  shqiptar Iskenderi u arratis…”.  Në origjinal është  “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut. Në faqe 123 Oruç potencon se  “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin  Shqiptarë, dhe  sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atë….”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test