Si i trajtoi Enver Hoxha pasardhësit e Ismail Qemal Bey Vlorës dhe ku gjendet proceverbali i Pavarësisë së Shqipërisë

Historia

Si i trajtoi Enver Hoxha pasardhësit e Ismail Qemal Bey Vlorës dhe ku gjendet proceverbali i Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Nue Oroshi Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:30
Nue Oroshi

Gjysma e Pavarsisë së Shqiperisë e cila erdhi si këmbëngulje e atdhetarëve shqiptarë dhe përkrahjes që i bëri Mbretëria e Austro-Hungarisë në krye me Franz Jozefin e cila përkrahje ishte vendimtare që të formohet edhe kjo gjysmë e Shqiperisë duke u nisur nga fakti se Perendoria Osmane e cila ishte në shkatërrim e sipër i dorzonte serbeve dhe malazezeve qytetet Shqiptare siç ishte rasti i Shkodrës,Kosovës, Malsisë së Madhe dhe shumë vendbanimeve tjera shqiptare.Por ajo që deshiroj ta trajtoj sot në këtë shkrim do të jetë fakti se ku gjindet procesverbali i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe çfarë trajtimi ju bëri krimineli Enver Hoxha familjarëve të mbetur të Ismail Qemail Bey Vlorës. Djali i vogël i Ismail Qemail Bey Vlorës, Qamili u burgos dhe pas lëshimit nga burgu ai ishte i sëmurë rendë nga semundja e mushkërive dhe në vitin 1950 vdes në heshtje pa e ditur kush përpos familjarëve të ngushtë. Fati edhe më tragjik e ndjeki percjellësin me të afërt të Ismail Qemail Bey Vlorës, Qazim Bey Vlora. Qazimi gjatë gjithë kohës e kishte percjellur të atin, me një fjalë ishte sekretari i Ismail Qemail Bey Vlorës. Ai u helmua në Perugjia të Italisë së bashku me Ismail Qemail Bey Vlorën nga të derguarit e Esat Pashë Toptanit për shkakun kryesorë të ndalimit që të mos merrte pjesë në Traktatin e Versajës ku edhe mori fund definimi i kufijeve të rinj të Evropës dhe ky Traktat i filloj punimet më,28 Qershor 1919 duke i perfunduar më, 21 janar 1920.

Prej vitit 1920 e deri në vitin 1944 të gjitha Qeveritë shqiptare që kaluan në shenjë respekti për familjen e Ismail Qemail bey Vlores ja akorduan një pension për familjen dhe atë pension e kishte marrë Qazim Bey Vlora. Me të ardhur në pushtet komunistët e Rusisë në Shqipëri ata si moto e kishin shkatrrimin e familjeve tradicionale shqiptare dhe jo vetëm mashkujt por edhe grat e fëmijët e këtyre familjeve, për këtë janë dëshmitë e burgjeve dhe kampeve të Tepelenës dhe gjithandej Shqipërisë. Qazim Bey Vlora pas një polemike me kriminelin Enver Hoxha ai e leshoi Shqiperinë dhe u vendos në Strugë. Por me vete mbante gjithmonë një grumbull dokumentësh. Dhe pikërisht këto dokumente ishin mjaftë me vlerë për historinë e Pavarsisë së Shqipërisë.

Qazim Bey Vlora vdiq në vitin 1953 në Strugë i rrethuar nga struganët atdhetarë. Ai u varros në varresat e këtij qyteti dhe dokumentët e tij u konfiskuan nga policia komuniste e asaj kohe. Shtrohet pyetja a ruhet dikund ky procesverbal i Pavarasisë së Shqipërisë apo është zhdukur si shumë dokumente të vlefshme të historisë sonë shqiptare. Është mirë të verifikohet fakti nga historianët shqiptarë në Maqedoni se çka në të vërtetë ka ndodhur me këto dokumente që i ka pasur me vete Qazim Bey Vlora.

Mund të ketë ndodhur që para vdekjes t'iu ketë dhënë ndonjë miku të tij të afërm apo vërtet këto dokumente janë konfiskuar nga policia komuniste e asaj periudhe kohore.

Gjetja e këtyre dokumentëve është mjaftë e rëndësishme për ditën e 28 nëntorit 1912 kur është shpallur Pavarsia e Shqipërisë. Dilemat që duhet të qartësohen ishte edhe fakti se a kishte perfëqësues pjesëmarrës në këtë kuvend nga Austro-Hungaria dhe Gjermania kur u shpallë Pavarësia e Shqiperisë më, 28 nentor 1912 sepse dihet mirëfilli se diten kur është shpallë Pavërsia e Shqiperisë Flamurin Shqiptar që është shpallur Pavarsia e Shqipërisë nga shtepia e Ekrem Bey Vlorës e ka marrur shkrimtarja dhe studiuesja gjermane Mari Amelie von Godin dhe ju ka dhanë luftëtareve shqiptarë dhe pikërisht ky Flamur ka valuar në Vlorë më, 28 Nëntor 1912.

Këto janë edhe shumë fakte të tjera që flasin se Pavarsia e Shqipërisë kishte ardhur pikërisht nga mbeshtetja që i kishte dhënë Austro Hungaria dhe Gjermania shtetit të posaformuarë shqiptarë në kohën më të vështirë kur aleancatë serbo-malazeze-osmane ishin në muajin e mjaltit të tyre për shkatërrimin e kombit tonë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat