Nga PDK flasin për zhvillimet pas sulmit terrorist të 24 shtatorit – kjo është porosia për dialogun Kosovë – Serbi!

Intervista

Nga PDK flasin për zhvillimet pas sulmit terrorist të 24 shtatorit – kjo është porosia për dialogun Kosovë – Serbi!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 22 tetor 2023 Në ora: 18:31
Zenun Pajaziti

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” anëtari i Kryesisë së Parisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vendin tonë. 

Pajaziti theksoi se pas tensioneve në veri, situata e sigurisë në vendin tonë është e rrezikshme. 

Ai tha se Serbia do të duhej të sanksionohej nga ndërkombëtarët për sulmin terrorist të 24 shtatorit. 

Sipas tij, Serbia nuk ka ndryshuar fare në politikën e saj dhe se në dialog Kosova duhet të vazhdojë të jetë në koordinim me ndërkombëtarët. 

Ndërsa sa i përket sanksioneve të vëna ndaj Kosovës, Pajaziti shpreson të mos kemi dëme të mëdha, ndërsa një varg kritikash i ka për Qeverinë aktuale.  

Intervista e plotë:

Gazeta “Bota sot”: Si e shihni situatën politike në vend? 

Zenun Pajaziti: Fatkeqësisht po përballemi me një situatë të rrezikshme të sigurisë në vend. Nuk është edhe e papritur duke pasur ë parasysh kursin e ndjekur nga Serbia dhe përvojën nga e kaluara. Ndoshta kjo ishte edhe njëra nga situatat më të rrezikshme të viteve të fundit. Pa përjashtuar reagimin e shkëlqyeshëm të policisë sonë, pa reagimin e shpejtë të KFOR dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasojat mund të ishin të pariparueshme. Shpresojmë që të jetë dëshmori i fundit, polici ynë që u vra atë ditë, dhe të vijë sa më shpejtë deri te normalizimi i situatës. 

Gazeta “Bota sot”: Sulmi terrorist i 24 shtatorit mbetet i pa dënuar. Cili duhet të jetë ndëshkimi për Serbinë? 

Zenun Pajaziti: Të paktën Serbia do të duhej  të sanksionohej nga institucionet Euroatlantike pas asaj që ndodhi, por kjo nuk varet  nga ne, mbase. Qeveria jonë tanimë do të duhej të ishte më e fokusuar në krejt procesin që ka të bëjë me zgjidhjen e telasheve që i kemi me ta. Mos të harrojmë që sulmi në veri nga Serbia erdhi në kohën kur Kosova është e sanksionuar nga BE dhe partnerët. E sanksionuar dhe e izoluar. Fare nuk gabojmë nëse mbetemi duke i numëruar fajet e Serbisë, por askush nuk i merr përgjegjësitë tona. Pra Qeveria duhet të jete shumë më e pjekur dhe sidomos të koordinojë veprimet  e saj me partnerët tanë. Në të kaluarën ka pasur shumë pikëpyetje dhe kemi arritur të bëjmë marrëveshje, duke krijuar edhe një besim të ri në një partneritet të munguar prej shekujsh me perëndimin. Pavarësisht qe vazhdimisht Serbia e ka injoruar zbatimin e marrëveshjeve. 

Gazeta “Bota sot”: Kur jemi tek ndëshkimi i Serbisë, sa e drejtë është kjo heshtje e ndërkombëtarëve ani pse provat janë në pah? 

Zenun Pajaziti: Perëndimi në fakt nuk heshti. Ata e dënuan sulmin në veri, por paralajmëruan poashtu një kurs të ri, më të fortë,  e me më shumë presion për ta rikthyer dialogun. 

E drejta ende  mbetet ende si  një pikëpyetje. Pra veq një rezultat pozitiv i procesit, ku do ti jepte fund kësaj situate stagnuese dhe do t'i hapej rruga të dy palëve për integrim në BE, pra një paqe e qëndrueshme, do të ishte i  drejte. Le të shpresojmë në një zgjidhje e pastaj ti japim te drejtë atyre që po e bëjnë punën. 

Gazeta “Bota sot”: Së fundmi është liruar edhe Radojçiqi nga Gjykata në Beograd.  A mund të jetë “ikja” e radhës e Serbisë pa u ndëshkuar? 

Zenun Pajaziti: Nuk mund ta dimë nëse është ikja e radhes e tij ose ikja nga ndëshkimi, por e ditur është se Serbia nuk ka ndryshuar fare. Do të duhej që Serbia ne fakt te ikte nga kursi i saj i vjeter, e jo te përfshihej në veprime të tilla terrorriste. 

Për aq gjatë sa shteti Serb mbetet i tillë, edhe ne nuk mund të parashohim pasojat nga përfshirja e dhunshme ne Kosove. 

Gazeta “Bota sot”: Cili duhet të jetë tash e tutje qëndrimi i Kosovës në dialog me Serbinë? 

Zenun Pajaziti: Ka ndryshuar shumëcka nga ngjarjet e fundit ne veri dhe ne presim që Qeveria jonë të reflektojë me një përgjegjësi të shtuar. 

Në fakt Qeveria jonë ka qenë e papërgjegjshme që nga fillimi, s’e ka marrë seriozisht këtë punë. Kurti mbeti rob i qëndrimeve të veta të sforcuara sa ishte në opozitë. Tallej me dialogun, thoshte se nuk e ka prioritet, e ndërkohë që kishte aq shumë këshilla nga partnerët që të mbante kursin e zgjedhur të dialogut nder vite, edhe pse kishte telashe shumë të mëdha ne proces. 

Në çfarëdo rrethane duhet t'i jepet shansi dialogut dhe sidomos partneritetit me Institucionet relevante ndërkombëtare. 

Gazeta “Bota sot”:  A është momenti që BE të largoj sanksionet ndaj Kosovës? 

Zenun Pajaziti: Sanksionet ndaj vendit tonë në fakt mbeten të padrejta fare. Por ato ndodhën dhe ka një histori tanimë lidhur me këtë tëmë. Siç e thashë, nuk mund t’i mbulojmë dështimët tona me  veprimet e vazhdueshmë kriminale të Beogradit. Pra Qeveria jonë ka dështuar të mbetet si partnere e besuar te ndërkommbëtarët dhe fatkeqësisht erdhi deri tek izolimi dhe sanksionet. Paramendoni cfarë situate paradoksale kemi. U desht të ndodhte një veprim aq i gabuar kriminal i serbisë, për të shpresuar që të paktën të ndodh një balancim i qëndrimeve në terren. 

Do të mbahet mend kjo qeveri si e qeveri e sanksioneve, por ne duhet të mbetemi me shpresë që të mos ketë dëme më të mëdha. Në fakt dëmi më i madh është koha e humbur. Dhe po ti llogarisësh edhe disa si vite të tyre si opozitë, me ato veprimet penguese që lidhen me dialogun, demarkacionin, vizat etj., i bie që ky lidership i ka kushtuar të paktën gjysmë dekade stagnim Kosovës. 

Gazeta “Bota sot”:  Një temë aktuale është edhe kërkesa për zgjedhje në vend. A është momenti i duhur tani? 

Zenun Pajaziti: Momenti është për reflektim të kësaj qeverie që e ka shumicën, për ta nxjerë vendin nga ky izolim që e kanë futur. Ne kemi pasë të drëjtë që kemi thënë se kjo qeveri nuk e qon vendin  përpara dhe ende mendojmë njejtë. Veprimet kriminale të Serbisë dhe sjellja e papërgjegjshme e ksaj qeverie, e kan sjellë këtë gjendje që tanime e don fokusin e plotë të të gjithëve, për dalje nga kjo gjendje. Me kohë pastaj edhe zgjedhjet, sepse edhe po të mos duam janë qytetarët që do ti kërkojnë ato. Tanimë ka aq shume telashe; stagnim ekonomik, afera korruptive, presion mbi drejtësinë, paga të ulëta, ikje masive e qytetarëve nga vendi e të tjera, do të jenë përcaktuesë edhe për zgjedhje të reja edhe për nje qeveri të re për vendin. 

Gazeta “Bota sot”:  Cilat janë pritshmëritë e juaja nga takimi i “pesëshës së madhe” në Kosovë? 

Zenun Pajaziti:  Mbase një presion më i madh per arritje të marrëveshjes, dhe një fokus më serioz në një zgjidhjë të qëndrueshme, por ka pak shpresë nëse mund te ndryshojnë sjelljet sidomos të Serbisë karshi zbatimit të marrëveshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat