U largua nga PDK e kaloi në NISMA, Xhevahire Izmaku flet për të gjitha – ka këtë mesazh për qytetarët e Kosovës!

Intervista

U largua nga PDK e kaloi në NISMA, Xhevahire Izmaku flet për të gjitha – ka këtë mesazh për qytetarët e Kosovës!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 11 maj 2024 Në ora: 16:25
Xhevahire Izmaku.

Në lidhje me situatën politike në vend, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur anëtarja më re e partisë NISMA, Xhevahire Izmaku.

Izmaku ka disa ditë që nga PDK ka kaluar në partinë NISMA.

Ajo ka radhitur disa nga arsyet që e kanë shtyrë të kaloj nga PDK në NISMA, e ndër to ka qenë bashkëpunimi i kahmotshëm me kryetarin Limaj si dhe hapësira që iu është ofruar.

“Fatmir Limaj i përshtatet dinamikes që unë e dëshiroj si aktivitet jo vetëm në qeverisje, por edhe brenda akivitetit partiak”, ishin disa nga fjalët e Izmakut.

Anëtarja në NISMA ka disa kritika për qeverinë Kurti duke u shprehur që një ndryshim në qëverisje është i domosdoshëm.

Ndërsa e pyetur për zhvillimet e fundit, ajo cek dialogun duke thënë që i njëjti ka devijuar.

Gjithashtu, e pyetur për zgjedhje të radhës ajo shprehet se NISMA do të ketë përparim në këtë rrugëtim dhe do të jetë më mirë se që ka qenë.

Intervista e plotë

“Bota sot”: Si e shihni situatën politike në vend?

Xhevahire Izmaku: Aktualisht vendi ynë gjendet në një situatë aspak të favorshme politike.

Me një imazh të keq para botës, si një vend që ia ka kthy shpinen komunitetit ndeëkombëtar, atij komuniteti që ndihmoi çlirimin nga okupimi serb dhe krijimin e shtetit tonë.

E humbem një shans për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës edhe pse qeveria i dha Manastirit tokat.

Jemi larg marrëveshjes me Serbinë për njohje të dyanshme, nuk e kemi një gjendje stabile ekonomike, nuk e patëm asnjë njohje në të tërë këtë mandat qeverisës.

“Bota sot”: Ju ka disa ditë që keni kaluar në partinë NISMA, cilat ishin arsyet që keni lënë PDK-në?

Xhevahire Izmaku: Secili njeri në politikë duhet të ketë bindje. Këto bindje gjejnë përputhjen e tyre në subjekte të caktuara politike.

Por, rrethanat ndërrojnë brenda subjekteve dhe jashtë në skenë në përgjithësi. Unë jam një person që tërë angazhimin tim politik e kam të orientuar kah ato gjëra të cilat i mendoj si rezultate të domosdoshme për një jetë më të mirë për qytetarët. Dhe angazhimin politik e ushtrojë në ato subjekte të cilat përputhen e pajtohen me bindjet e mia.

E di që ka një kritikë pubike të fortë karshi personave që kalojnë nga një parti në tjetrën. Mirëpo aderimi në një subjekt politik nuk duhet të shihet përherë me të njëjtin sy.

Po, ka raste kur njerëzit i tërheq interesi personal. Por ka shumë raste të aderimeve kur njerëzit kanë mospajtim thelbësor e konceptual me subjektin politik pjesë e të cilit kanë qenë e duan ta ushtrojnë angazhimin politik aty ku gjejnë hapësirë.

Unë këtë hapësirë e mirëkuptim e kam gjetur te Nisma sot, siç e kisha gjetur në PDK në të kaluarën.

“Bota sot”: Duke qenë tek kjo situatë, cilat janë arsyet që mendoni se do ta gjeni vetën në NISMA?

Xhevahire Izmaku: Unë njihem shume moti me zotin Limaj, kemi qene bashkëpuntor edhe si bashkëpartiak, edhe si qeveritar.

Fatmir Limaj i përshtatet dinamikes që unë e dëshiroj si aktivitet jo vetëm në qeverisje, por edhe brenda akivitetit partiak. E njeh ai dhe struktura e Nismes potencialin tim që mundem me shpërfaq, kur e kam hapësirën e nevojshme. E gjeta një përkrahje të madhe nga ai dhe struktura e Nismes, nga gratë e mrekullueshme që kishte brenda, dhe një rini shumë ambicioze. Besoj që do të jem një shtyse edhe për fuqizimin e saj edhe më shumë në skenën politike.

“Bota sot”: Znj. Izmaku ju në vazhdimësi keni qenë zëri i qytetarëve, si e shihni tani qeverisjen, cilat janë pjesët ku duhet përmirësim?

Xhevahire Izmaku: Ka një kohë të gjatë që Kosova qeveriset nga një mendësi e dobët. Qeveria e Kosovës më shumë flet për pamundësi se sa që krijon mundësi zhvillimi e përparimi.

Më shumë se sa në qeveri të cilën unë e shoh të pashpresë, mendoj se na duhet ndryshim në qeverisje. Qeveria aktuale ka ndikuar jashtëzakonisht dëmshëm me mënyrën se si e ka menaxhuar buxhetin e vendit në një kohë krize të thellë ekonomike e sociale.

Duke mos i shpenzuar paratë publike, ne kemi përfundur pa përfundim projektesh kapitale e pa zhvillim ekonomik.

Këtë fillimisht thoshin se po e bëjnë për ta shmangur korrupsionin. Raportet e fundit ndërkombëtare na tregojnë që as korrupsioni nuk është shmangur e lëre më të jetë luftuar.

Pra kemi përfunduar pa infrastrukturë, pa zhvillim e me korrupcson. E e kundërta i duhet Kosovës. Një qeveri që ka guxim dhe planë zhvillimor, e jo një qeveri që krekoset me kursime.

Na duhet një qeveri që e ndihmon sektorin privat përmes investimeve kapitale e jo që shpërndan lëmoshë për mbijetesë. Pra një qeveri që përqendrohet të punësimi.

Unë në angazhimin politik i kam dy prioritete:

Që ta mundësojmë një qeverisje e cila i adreson problemet qenësore të qytetarëve e të cilat ndërlidhen me guxim në vendimmarrje, për të krijuar zhvillim e përparim.

Që të sigurohem se të mirat publike u ndahen qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe t’u shkojnë qytetarëve projekte kapitale lokale në mënyrë të barabartë e jo të përfundojmë siq kemi përfunduar në diskriminim të vrazhdë të komunave të caktuara. Vushtria ka deputete e deputet në partinë qevrisëse. Po nuk ka zë në institucione. Sepse këta përfaqësues nuk kanë pasur kurrë guximin ta kërkojnë trajtimin e barabartë të votuesve të tyre nga KM e qeveria. E unë sa herë kam qenë deputete e kam pasur këtë guxim dhe këtë interesim. Edhe kur kam qenë deputete e partisë në pushtet kam qenë më shumë deputete e Vushtrisë se sa e qeverisë.

“Bota sot”: Ndërsa, presionin e ndërkombëtarëve për një marrëveshje finale me Serbinë, si e komentoni, kur dihet që është Vuçiqi ai i cili nuk po nënshkruan?

Xhevahire Izmaku: Realisht, një proces dialogu që ishte një dialog me tentativë të shkoj në drejtim të njohjes së Kosovës, sot ka devijuar në tërësi. Edhe ndikimi ndërkombëtarë ende ‘po duket me shpresë nga ana e politikës serbe.Serbia hanë me dy lugë ende, knej duke mbajtur peng përpjekjet perëndimore për ta marrë me vete Serbinë, andej duke koketuar dhe punuar me Rusinë, si një faktor destabilizimi në Evropë dhe në mbarë kontinentin.

“Bota sot”: Në fund, në zgjedhjet e radhës a mendoni që NISMA do të jetë një nga partitë që do të ketë sukses në rezultate?

Xhevahire Izmaku: Nisma në zgjedhjet e ardhshme padyshim që do të jetë shumë më mirë sesa në të kaluarën. Nisma do të ketë numrin e deputetëve që do të jenë një faktor i rëndësishëm për proceset në vijim, si Nisme dhe si një koalicion.

Çka është e rëndësishme, do ta kthen aktivisht në skenë liderin politik z.Fatmir Limaj që i ka munguar skenës politike në zhvillimet e fundit. Duke mos qenë në skenën politike aktive, njerëz që kanë një autoritet besimi në popull, nuk ka kredibilitet edhe një proces politik që nuk bartë më vete figura që kanë qenë në mënyrë kontinuale gjatë tërë zhvillimeve në këtë vend. Prej luftes Çlirimtare, krijimit të shtetit dhe shtetndërtimit. Nisma do të ketë përfaqësim dinjitoz në parlament dhe një fuqi e madhe vendimtare brenda koalicionit opozitar të krijuar tanimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat