“Një ditë do të vijë dhe dashuria”

Intervista

“Një ditë do të vijë dhe dashuria”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 29 mars 2017 Në ora: 14:30
Adelina Emini

Këngëtarja Adelina Emini, është duke i munguar publikut pothuajse një vit. Ajo momentalisht është e angazhuar si ligjëruese në fakultet dhe në sektorin e marketingut në televizorin publik. Por, me gjithë angazhimet e shumta në fusha të tjera, ajo nuk e ka lënë muzikën.

Bukuroshja e cila njihet për zërin e saj të ëmbël, në një intervistë për gazetën “Bota sot”,  ka treguar se në mesin e muajit qershor do të sjellë këngën e saj më të re.

Gjatë kësaj interviste Adelina ka folur edhe për jetën personale, duke treguar se është shumë e lidhur me familjen e saj, si dhe për shumë gjëra të tjera, të cilat e përmbushin në jetë.

Bota sot: Si është  24 orësh i Adelinës?

Adelina Emini: Ditën time prej 24 orëve , përpos vikendeve mund të  e përmbledh në 8 orë gjumë, 8 orë punë. 4 deri 5 orë angazhim. Në universitet dhe hulumtime shkencore rreth doktoratës dhe pjesën e mbetur e shfrytëzoj për t’u marrë dhe për të dëgjuar muzikë si dhe me çështje personale edhe familjen.

Image

Bota sot: Jeni e angazhuar edhe në profesionin e ligjërueses, por edhe në sektorin e marketingut, a e ka lënë Adelina muzikën?

Adelina Emini: Jo assesi. Përpos angazhimeve që  i ceka,  e që janë marrëdhënia e rregullt e punës,  angazhimi në fakultet dhe puna rreth doktoratës rregullisht merrem dhe dëgjoj muzikë. Preferoj  dhe i përmbahem rregullit që  çdo vit së  paku të bëj  një këngë dhe videoklip dhe ai të jetë  i nivelit të duhur pra një  këngë  e cila do t’i rezistoj kohës dhe do të dëgjohet më gjatë dhe dëgjohet nga të gjitha grupmoshat. Pra,  një këngë e mirëfilltë shqipe.

Bota sot: Keni gati një vit që nuk keni publikuar ndonjë projekt muzikor, kur do të ktheni me ndonjë këngë të re?

Adelina Emini:  Jam në punë e sipër rreth projektit i cili shpresoj se do të  lansohet së bashku me videoklip aty diku rreth mesi i muajit qershor.

Bota sot: Në çfarë zhanri do të jetë?

Adelina Emini: Siç edhe e dini unë jam adhuruese dhe preferoj baladat,  por projekti në të cilën jam duke punuar do të jetë një këngë në zhanrin e baladës,  por pak sa më ritmike gjë që shpresoj se do të ju pëlqejë  të gjithë dëgjuesve dhe veçmas adhuruesve të mi.

Bota sot: Ku e ndjen veten Adelina më mirë, në balada apo në muzikë zbavitëse?

Adelina Emini: Gjithsesi në balada meqenëse i përshtaten natyrës dhe karakterit tim dhe disi i ndjej më tepër gjersa i këndoj.

Image

Bota sot: Miqësia në mes këngëtarëve a funksion apo ambicia i vret ato?

Adelina Emini:  Mendoj se koha dhe eksperienca e kanë bërë të veten gjë  që ka ndikuar që këngëtarë të sillen profesionalisht dhe ta respektojnë njëri-  tjetrin duke lënë anash xhelozinë.

Bota sot: Mendoni se ka “këngëtarë” që duhet të largohen nga muzika dhe çfarë gjëje negative i sjellin këta muzika?

Adelina Emini: Derisa këngët e cilit do këngëtare dëgjohen nga ana e adhuruesve të muzikës ato kanë një lloj vlere. Mendoj se këngët jo cilësore shumë shpejt harrohen dhe dëgjohen për një kohë  të shkurtër  apo nuk dëgjohen fare. Kështu që koha e bën të veten.

Bota sot: Të kemi parë që i doni shumë librat, çfarë libri jeni duke lexuar aktualisht?

Adelina Emini: Po, përpos muzikës jam edhe  adhuruese e artit filmik, artit pamor dhe lexoj rregullisht kur kam kohë. Së fundmi jam duke e lexuar romanin "Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk

Bota sot: Nëse kishte ndodh që do të duhet të zgjedhje  prej të gjithë librave të botës vetëm një dhe mos të kishe mundësi të lexoje më asnjë tjetër pos atij, cili do të ishte ai libër?

Adelina Emini: Ana Kareninen nga Leo Tolstoit. 

Bota sot: Si e shihni veten pas 10 vitesh?

Adelina Emini: E kam vështire të imagjinoj,  por shpresoj  të jem një ligjëruese e suksesshme dhe të kontribuoj në zhvillimin e njohurive nga lëmia e Marketingut.

Bota sot: Çfarë do të ndryshonte Adelina tek vetja e saj dhe cilat janë tri vetitë e saj positive?

Adelina Emini: Po të kisha mundësi do të kisha ndryshuar orarin e angazhimeve të shumta që i kam dhe të i kushtoja me shumë kohë prindërve, motrave dhe vëllait. Mendoj se nga vetitë më të mira që kam është durimi, përkushtimi në punë dhe fleksibiliteti në shoqëri.

Bota sot: E arrini gjithmonë atë që doni, sa jeni ambicioze?

Adelina Emini: Shumicën e rasteve e arrij atë që dua, por ndodh  që përkundër ambicieve ndonjëherë dhe të mos realizoj qëllimet që  ja kam parashtruar vetes.

Bota sot: Kur dhe ku ke derdhur lot për herë të fundit?

Adelina Emini: Se fundmi kam derdhur lotë në dhomën time gjersa isha duke shikuar filmin "Gladiator”, skena të cilat mund të shihen edhe në videoklipin  e këngës time " Afër meje"

Bota sot: Nëse do të mësoje se do të vdisje brenda një viti çfarë do ndryshoje nga jeta që je duke bërë? Pse?  

Adelina Emini: Asgjë meqenëse unë jam kjo që jam dhe nuk do të dëshiroja të e ndryshoj këtë.

Bota sot: Mësimi më i vlefshëm që jeta ta ka dhënë?

Adelina Emini: Puna, përkushtimi dhe familja

Bota sot: Adelina dhe dashuria? Ekziston dikush në jetën e Adelinës apo akoma ka shpresë për meshkujt shqiptarë? 

Adelina Emini: Siç thotë edhe populli ynë shpresa është ajo e fundit që vdes tek njeriu. Për shkak angazhimeve të  shumta nuk gjej shumë kohë që të takohem me miq dhe shoqëri, por gjithsesi se një ditë do të vijë  dhe dashuria.

Bota sot: Sa është Adelina njeri i udhëtimeve, cilin vend të ka lënë më shumë përshtypje që e ke vizituar dhe cili të ka mbetur “peng” që do të dëshironi ta vizitoni?

Adelina Emini: Shumë i preferoj dhe adhuroj udhëtimet, por për shkak  angazhimet e shumta nuk

po arrij t’i plotësoj të gjitha dëshirat që  t’i i vizitoj vendet e ndryshme. Përshtypje më kanë bërë Neë York dhe Praga.  Ndërsa peng më ka mbetur  Naorobi në Kenia.

Bota sot: A merrni shumë dhurata, cila është dhurata më e vlefshme që ke marrë në jetë?

Adelina Emini: Rregullisht marr dhurata nga adhuruesit dhe familjarët. Dhurata më e vlefshme është unaza të cilën ma dhuruar nëna në ditën kur jam shpallur studente e dalluar në Universitetin e Prishtinës

Bota sot: Një këshillë nga Adelina, për të gjitha ata që dëshirojnë të kenë sukses si në botën e muzikës ashtu edhe në punë profesionale?

Adelina Emini: Punë dhe besim në atë që jeni duke e bërë! Këtë e preferoj si çelës të suksesit në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat