Topalli tregon se me kënd bëjnë koalicion pas zgjedhjeve, mesazh Kadri Veselit

Intervista

Topalli tregon se me kënd bëjnë koalicion pas zgjedhjeve, mesazh Kadri Veselit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 qershor 2017 Në ora: 08:09
Faton Topalli

Njeri nder personat më të zëshëm brenda lëvizjes Vetëvendosje dhe ish deputeti i kësaj partie Faton Topalli në një intervistë për “Bota Sot” ka shpalosur pjesë nga programi i tyre dhe ka thënë se beson fort në fitoren e vetëvendosjes.

Topalli po ashtu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka planin për zgjidhjen e demarkacionit më Malin e Zi, ku sipas tij ky shtet ka dhënë sinjale të shpeshta se është i gatshëm për negociata të reja.

Një ndryshim tjetër rrënjësor në fushatën elektorale të Vetëvendosjes vërehet edhe në kauzën e bashkimit kombëtar dhe çështjeve tjera që kanë te bëjnë më kombin. Në këtë intervistë do të mësoni nëse Vetëvendosje i qëndron prapa asaj që ka deklaruar për vite me radhë.

“Bota sot”: A besoni në fitoren e Vetëvendosjesë

Faton Topalli: Unë jam shumë optimist. Kudo që shkojmë, në Gjilan, Viti, Prizren, Prishtinë, Kline, Pejë, Gjakovë, anë e këndë Kosovës, ka vetëm një temë me qytetar dhe kjo është fitorja e Vetëvendesojes. Ata na flasin, na përgëzojnë, na përqafojnë, na e urojnë fitoren dhe shprehin mllefi për të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në vendin tonë. Qytetarët e Kosovës janë njerëz të dashur dhe ata meritojnë një qeverisje të mirë që mbron interesat e tyre dhe që i shërben qytetarëve.

“Bota sot”: A vazhdoni ti keni qëndrimet e njëjta për bashkimin kombëtar dhe çështje tjera kombëtareë

Faton Topalli: Ne kemi programin tonë qeverisës i cili është publikuar më herët dhe qëndrimi ynë për këtë çështje është publik. Në bazë të programit tonë qeverisës ne kemi përcaktuar për zgjedhjet e vitit 2017 edhe 40 prioritetet të cilat tani më i janë të njohura publikut.

“Bota sot”: Çfarë mendoni për çështjen e demarkacionit. A do të vazhdoni ta kundërshtonië

Faton Topalli: Ne do ta zgjidhim problemin e demarkacionit me Malin e Zi. Ky është njëri prej prioriteteve tona. Mali i zi ka dhënë sinjale te shpeshta se është i gatshëm për negociata të reja dhe përmes tyre ne do të gjejmë një zgjidhje që kënaq të dy palët. Jemi shumë të interesuar të kemi marrëdhënie të mira me Malin e Zi.

“Bota sot”: A besoni në votimin e diasporës, dhe si u be që në momentin e fundit dështoj votimi më postë për shumë votuesë

Faton Topalli: Diaspora tashmë është përcaktuar për ndryshimin. Ajo ka qen lajmëtare e lirisë, tani është lajmëtare e ndryshimit. Kemi rreth 14 000 aplikacione. Ky numër do të ishte shumë më i madh sikur KQZ do të ishte e përgatitur për zgjedhje. Partitë në pushtet, duke pas parasysh që mërgimtarët nuk mund të blihen dhe shantazhohen nuk kanë qenë të interesuara që mërgata të votoj prandaj dhe e kanë penguar votimin e tyre.

“Bota sot”: A keni ndërmarrë ndonjë hap për ruajtjen e votës se lirë. A mendoni se Kosova nuk e lejon vjedhjen e votaveë

Faton Topalli: Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm për ruajtjen e votës. Ajo ka angazhuar disa mijëra komisionarë dhe vëzhgues të cilët janë trajnuar mirë dhe janë të gatshëm ta mbrojnë votimin e lirë. Kundërshtarët tonë politik i kanë hapur qeset, qytetarët zemrat për Lëvizjen Vetëvendosje. Kësaj radhe nuk do të fitoj koalicioni i partive, por koalicioni i qytetarëve me Vetëvendosjen.

“Bota sot”: Nëse arrini të fitoni në zgjedhje, më cilën parti do të formonit qeverinë, pasi që Vetëvendosja e vetme nuk mund ta bëjeë

Faton Topalli: Ne i kemi vijat e kuqe për krimi e organizuar dhe korrupsionin. Kadri Veseli dhe partia e tij e kanë vendin në opozitë. Shpresojmë të mos jetë e nevojshme të shkojmë me askënd në koalicion. Unë shpresoj që qytetarët do të na e japin fuqinë politike për ta bërë ndryshimin. Nuk dua të spekuloj, por unë kam vërtet besim në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Bota sot”: A mendoni se premtimet e shumta janë të bëre vetëm për fushatë apo janë të realizueshmeë

Faton Topalli: Çdo pikë e programit tonë qeverisës është studiuar mirë, është kalkuluar nga ana buxhetore dhe është e realizueshme nga ana praktike. Nuk kemi bërë premtime të paarritshme sepse nuk mendojmë vetëm për një mandat.  E kemi programin tonë qeverisës, e kemi guximin, e kemi dijen, pra të gjitha parakushtet për t’i realizuar zotimet tona.

“Bota sot”: Çka mendoni, si mund të arrihet liberalizimi i vizave për Kosovënë

Faton Topalli: Bashkimi Evropian kërkon shtet juridik, stabilitet ekonomik dhe social. Arritja e këtyre synimeve me një pushtet të korruptuar dhe një vend ku ligjin e bëjnë politikanët nuk ka qen e mundur. Unë jam thellësisht i bindur se ne mund t’i arrijmë këto synime dhe kështu t’i hapim rrugë, fillimisht liberalizimit të vizave dhe shumë shpejt edhe heqjes së tyre.

“Bota sot”: Cili është plani i Vetëvendosjes për privatiziminë

Faton Topalli: Asetet kryesore të vendit duhet t’i takojnë publikut. Nëntoka e Kosovës, burimet energjetike, shërbimet me rëndësi nacionale si transporti, posta etj. janë burime të rëndësishme  prej të cilave duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët. Pjesërisht me kapital shtetërorë dhe pjesërisht me kombinim, respektivisht partneritet privato-publik mund të bëhen mrekulli. Bizneset private do t’i mbështesim përmes Bankës për zhvillim.

“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për dy koalicionet e bëra ai i PDK-së AAK-së dhe Nismës dhe ai në mes LDK-së dhe Alternativësë

Faton Topalli: Koalicionet  e krijuara mbajnë emra të ndryshëm, për në përmbajtja janë të njëjtë. Pra i kemi koalicionet e partive nga njëra anë dhe koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje me qytetarë nga ana tjetër. Të parat sjellin përsëritje, Lëvizja Vetëvendosje! sjell ndryshimin. Ne jemi rritur shumë për shkak që kemi një alternativë të besueshme dhe për shkak që shumë votues të dikurshëm të koalicionit të partive janë zhgënjyer dhe kthyer në anën tonë.

“Bota sot”: A mendoni se Kosova ka nevojë për skene të re politike ë

Faton Topalli: Nuk e di nëse Kosova ka nevojë pë një skenë të re politike, por ajo për të cilën jam shumë i sigurt kjo skenë duhet të ndryshoj.  

“Bota sot”: A do të gjuani prapë gazë lotsjellës nëse dëshironi të kundërshtoni diçkaë

Faton Topalli: E pse duhet të hedhim ne gaz lotsjellës kundër vendimeve në interes të vendit që ne sjellim vet në Kuvend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat