Zafir Berisha “shpërthen” ndaj PDK-së e AAK-së: Ky koalicion do të shkojë në shtëpi

Intervista

Zafir Berisha “shpërthen” ndaj PDK-së e AAK-së: Ky koalicion do të shkojë në shtëpi

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 tetor 2017 Në ora: 10:09
Zafir Berisha

Në një intervistë për “Bota sot” deputeti nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha dhe kandidati për kryetar të Prizrenit po nga kjo parti ka shpjeguar se qeverisja më e keqe që ndonjëherë ka pas Prizreni është ajo e PDK-së sidomos në keqpërdorimin e parasë publike shkeljeve ligjore.

Sipas tij,  qeveria e kaluar komunale nga PDK-AAK, kanë bërë uzurpim të  pronave publike, investime në infrastrukturë pa kritere, investime me participim e çështje tjera, të cilat sipas tij janë arsyeja pse qeveria PDK -AAK do të shkojë në shtëpi më 22 tetor. Berisha shprehet i bindur për fitoren e tij në qytetin e Prizrenit dhe i gatshëm ta udhëheq këtë qytet për katër vitet e ardhshme.

Bota sot: Si e vlerësoni fushatën e deritanishme ne Prizren

Zafir Berisha: Fushata ka qenë e qetë edhe pse ka pasur tendenca kohë pas kohe veçanërisht nga kandidati i PDK-së që fushatën ta nxjerrë në fushën e përçarjes nacionale që nuk përkon më realitetin dhe traditën në qytetin e Prizrenit. Gjatë gjithë kohës janë munduar që përpos premtimit të platformës time zgjedhore të bëjë ftesë rivale politike për të reflektuar kulturë demokratike  ne fushatën elektorale.

Bota sot: Si e vlerësoni qeverisjen e deritashme në Komunën e Prizrenit, pasi keni dhënë vazhdimisht kritika ndaj kësaj qeverisjeje?

Zafir Berisha: Qeverisja më e keqe që ka mundur të ndodhë ndonjëherë Prizrenit ka qenë qeveria PDK- AAK e cila ka qeverisur viteve të fundit më qytetarët, prandaj edhe ne si opozita e vetme ne kuvend kemi mbajtur qëndrime kritike ndaj kësaj qeverie për shkak të keqpërdorimit të parasë publike dhe shkeljeve ligjore, që shpeshherë qëndrimet tona i kanë vërtetuar edhe organet e drejtësisë.

Bota sot: Cilat janë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Prizrenit?

Zafir Berisha: Qytetaret në Prizren përballen më papërgjegjësi të pushtetarëve në të gjitha nivelet si administratë , arsim e shëndetësi, por edhe më keqpërdorim të taksave të tyre të cilat keqpërdoren për llogari të grupeve para politike të partive në pushtet. Uzurpimi i pronave publike, investime ne infrastrukturë pa kritere, investime më participim e çështje tjera janë arsyeja pse qeveria PDK -AAK do të shkoj në shpi më 22 tetor.

Bota sot: Si I vlerësoni kundërkandidatët tuaj në Komunën e Prizrenit?

Zafir Berisha: Ketë garë e llogaris si më të lehtën që ka ndodhur që nga paslufta ku unë jam aktiv për arsye se ka kandidatë që ka garua vetëm më bëre rendin, ka qe janë pa vullnetin e tyre në garë dhe ka edhe të atillë që pasi kanë pranuar më i hy garës i kanë ra pishman prandaj jam shumë i sigurte në triumfin e 22 tetorit.

Bota sot: Na tregoni më shumë për programin që ju e keni për Prizrenin?

Zafir Berisha: Zhvillimi ekonomik me fokus krijimin e 2 zonave industriale, subvencionimi në bujqësi ,blegtori, pemëtari dhe bletari, mbështetja e projekteve kulturore, krijimi i një kompleksi të futbollit më 4 fusha për shkollat e futbollit, krijimi i kushteve për turizëm dhe ngritja e përgjegjësisë të shërbyesit publik do të jenë objektivat e mija dhe të Nisma-s në 4 vitet e ardhshme.

Bota sot: A besoni se do të shkoni në balotazh dhe kënd e konsideroni si konkurrentin më të fortë?

Zafir Berisha: Ballotazh do të ketë për arsye që dihen në Prizren. Unë një gjë e di që do te jem me i votuari po cili do të jetë kandidati i dytë  pas meje nuk e di dhe nuk mund ta them pasi nuk mund ti vlerësoj, po sido që të jetë kushdo që mbetet në balotazh e ka te sigurt humbjen.

Bota sot: Ju si deputet i NISMA-s në Kuvendin e Kosovës si e shihni Qeverinë aktuale të Kosovës në krye më Ramush Haradinaj?

Zafir Berisha: Mendoj se duhet të priten se paku 100 ditë të kësaj qeverie për më dhënë një mendim pastaj të bazuar dhe të arsyeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat