Politologu i njohur tregon se kush do të jetë humbësi e kush fituesi i zgjedhjeve të 22 tetorit

Intervista

Politologu i njohur tregon se kush do të jetë humbësi e kush fituesi i zgjedhjeve të 22 tetorit

ALBULENË MUJI Nga ALBULENË MUJI Më 20 tetor 2017 Në ora: 19:14
Ilustrim

Politologu i njohur, Krenar Shala në një intervistë për “Bota sot” ka folur rreth zgjedhje lokale të cila pritet të mbahen të dielën në Kosovë.

Ai ka thënë se euforia e ndryshimit do të përcjellë edhe rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve lokale të dielën, megjithatë duhet të kemi parasysh se njerëzit nuk votojnë njëjtë si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ne zgjedhjet lokale.

Image
Krenar Shala

Bota sot: Si e cilësoni fushatën për zgjedhjet lokale?

Krenar Shala: Mendoj, që është një fushatë realitivisht konkurse kandidatët kanë filluar të mendojnë pak më shumë rreth problemeve që i kanë qytetarët nëpër komuna megjithatë ka shumë kandidatë të cilët  nuk e kanë të qarta problemet përkundër që ndoshta janë të vetëdijshëm që nuk kanë kurrfarë potenciali t`i zgjidhin ato probleme ata prapë premtojnë atë që e kanë të pamundur të realizojnë. Shumë problem presin prej kryetarit të komunës me i zgjedh,  gjitha problemet në komunë duke e marrë parasysh që shumë vendime të kryetarit të komunës  varën edhe nga Kuvendi Komunalë dhe nga qeveria dhe nga administrata jashtëzakonisht inefikase, por nga buxheti jashtëzakonisht i limituar dhe të njëjtën kohë nga problemet shumë të mëdha që i kanë qytetarët, pra unë nuk kam pritje shumë të mëdha megjithatë presë që qytetarët të votojnë ndryshimin sepse duke i votuar partitë të cilat nuk kanë qenë në pushtet  e vetmja mënyrë është që me i shti partitë politike me u reformu, sepse ato parti të cilat deri më sot kanë qenë në pushtet, nesër do të vendosën në opozitë, ato partitë doemosdoshmërisht duhet të fillojnë të reformohen, për të ardhur të nesërmen prapë në pushtet. Përndryshe, e kanë të pamundur për të vinë prapë në pushtet. Kjo është e mira, jo sepse kandidatët e ri do të vinë do të sjellin mrekullia jo, ata vetëm do ta rrisin kërkesën e qytetarëve, për t`u fokusuar në zhvillimin e komunave, por në të njëjtën kohë do t`i detyrojnë paritë tjera të angazhohen më shumë.

Bota sot:  A pritini që partitë politike të kenë rezultat të njëjtë me zgjedhjet e përgjithshme të qershorit?

Krenar Shala: Euforia e ndryshimit do të përcjellë edhe rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve lokale të dielën, megjithatë duhet të kemi parasysh se njerëzit nuk votojnë njëjtë si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ne zgjedhjet lokale. Sepse, në zgjedhjet lokale janë dy segmente të zgjedhjeve nëse mund ta quaj, ashtu qytetari do të votojë për kryetarin e komunës edhe për asamble.  Zakonisht te votimi për asamble më shumë shikohen rastet familjare, rreth kushërini, pra nuk e shikojnë partinë e cila mundet të vojë në pushtet qendror, por më shumë e shikojnë qysh me ja dhanë votën ndonjë kushëririt apo ndonjë familjarit. Pra, në disa aspekte vota e qytetarit do të dallojë prej atyre parlamentare. Megjithatë efuria e qytetarëve për ndryshim do të shfaqet edhe në këto zgjedhje.

Bota sot: Kush nga partitë do të jetë humbësi e kush fituesi i zgjedhjeve?

Krenar Shala: Mendojë që partitë që kanë qeverisur deri më tani do të jenë humbëset kryesore dhe partitë të cilat nuk kanë arritur që të qeverisin deri më tani do të jenë fitueset kryesore. Tash nuk mundem me ditë   saktë se në cilën komunë cila parti do të fitojë, megjithatë, po ma merr mendja shumë që edhe kësaj radhe qytetarët do të votojnë për ndryshim, edhe pse e kanë pa që ndryshimi është shumë i ngadalshëm. Qytetarët veç po votojnë më shumë si masë ndëshkuese ndaj politikanëve që kanë qenë në pushtet deri më tani dhe në mënyrë që partitë që e humbin pushtetin me u reformu, e qytetarët do të ndëshkojnë partitë dhe mendojë që qytetarët e kanë mirë që i ndëshkojnë partitë. E vetmja mënyrë është me i shti partitë me u reformu është kur i ndëshkon, përndryshe deri sa janë në pushtet ato janë të relaksuara dhe rrjedhimisht e kanë të pa mundur me u reformu.

Bota sot: Si e vlerësoni qeverisjen e deritashme ne Komunat në Kosovës?

Krenar Shala: Zhvillimi është shumë i ngadaltë mendoj që ne si shoqëri kemi potencial pak më shpejt me ec pak më shpejt përpara, megjithatë se duhet me pas parasysh që ne kemi probleme që i kemi trashëguar jo vetëm nga pas lufta, por edhe nga para lufta e kemi problemin e administratës që mendoj që është motori i qeverisë nëse nuk ki administratë të mirë nuk mundësh me prit prej kryetarit të komunës si kryetari i  qeverisë me bo ndryshime, sepse praktikisht ndryshimet i bënë administrata , njerëzit  që punojnë në administratë, kryeministri, kryetari është aty vetëm për t`u hap rrugët, administrata e përfundon  punën kryesore. Nuk mendoj që do të ketë për shkak të nivelit të lartë të papunësisë politikanët e shohin si zgjidhje afat shkurtër për punësimin e njerëzit përmes administratës shtetërore edhe kur administrata shtetërore, shteti si punëdhënësi kryesorë atëherë është shumë vështirë me reformu administratën rrjedhimisht me bo reforma rrënjësore në zhvillimin ekonomik në sundimin e ligjit. E mira e pritjës që kam, është se qytetarët kanë me i ndëshku partitë që kanë qeverisur deri më tani edhe kanë me ju dhënë lajmërim këtyre partive se e vetmja mënyrë është që për të vazhduar ata  qeverisjen në të ardhmen është vetëm nëse reformohen.

Bota sot: Si e vlerësoni qeverisjen e deritashme në kryeqytet?

Krenar Shala: Mendojë që Shpendi ka bërë shumë punë të mëdha, megjithatë ai nuk ka ditur ta propagandoj punën e tij, nuk ka ditë ta shes. Plot njerëz nuk e din se çka ka bërë ai, unë e kam përcjellë punën e Shpendit, e di që ai është marrë me disa çështje që janë jetike, për rritjen e efikasitetit të qeverisjes. Avantazhi kryesor i Shpendit, pra përparësia e tij, është që Shpendi e ka arrit nivelin e kërkesës qytetaret qeverisjes më të mirë. Çka i bjënë që vetëm një politikanë si Shpendi ose më i mirë mundet ta rrëzoj Shpendin, pra nuk mundet një politikanë më i dobët se Shpendi ta rrëzojë Shpendin. Çifti i politikanëve që kanë qenë më herët në Prishtinë nuk munden më të vinë në qeverisje të Prishtinës. Pra, mendojë që kjo është një sukses shumë i madh, kur një qeverisje arrin ta rris nivelin e qytetarëve, pra deri dje plotë qytetarë thoshin që a po implementohet një projekt i caktuar apo jo, tashmë nuk është kjo çështja a po implemetohet apo jo, por tash është çështje pse nuk po implemetohet një projekt që ka pasur të përfundojë deri në korrik , por është shtyrë deri në shtator. Pra, është rrit kërkesa e qytetarëve ndaj qeverisjes, njerëzit më nuk kanë ambicien të shikojnë a po bëhet a nuk po bëhet një projekt tash është hequr ajo dilemë tash problemin qytetarët e kanë pse nuk po bohet deri në korrik, a na ka thënë deri në korrik duhet me u bo e nuk  e ka bo. Kjo mendoj që është sukses i  qeverisë së deri tanishme në Prishtinë përkundër sfidave.

Bota sot: Çfarë mendoni për kandidatët për Komunën e Prishtinës?

Krenar Shala:  Kandidatë që nuk janë konkurrent në përballje me kryetarin e tanishëm, jo sepse ata janë kandidatë jo të mirë, ka shumë kandidatë të mirë megjithatë shtëpia e tyre e zezë partiake i`a pamundëson atyre me qenë konkurrent të denjët të Shpendit dhe arsyeja tjetër është që qytetarët janë euforik për ndryshim , ata presin ndryshime, ata nuk besojnë te partitë të cilat e kanë qeverisur deri më tani.

Shpendi pres të fitojë pa balotazh dhe arsyeja pse pres që të fitoj pa balotazh nuk është sepse qytetarët janë shumë të kënaqur me të ose që ka arrit rezultate shumë të mëdha, por është sepse nën një ai  arrit nivelin e kërkesës pra ka arrit nivelin e qeverisjes ku vetëm dikush që është si Shpendi apo dikush më i mirë se Shpendi mundet me rrëzu Shpendin, edhe nën dy sepse qytetarët janë për ndryshim, pra qytetarët nuk po duan me ndalu këtë efuri të ndryshimit që e ka përcjellë prej 11 qershorit dhe që do të vazhdojë këtë zgjedhje dhe në zgjedhjet e ardhshme.

Bota sot: Si i vlerësoni planet e kandidatëve për kryetar të kryeqytetit?

Krenar Shala:  Mendojë që ka plane praktike, pra që janë plane të mira, por ka plane pa kurrfarë analize pa kurrfarë arsyeshmerie, pra të pamundura për tu realizuar, në të njëjtën kohë mendoj që qytetarët e Kosovës, rrjedhimisht të Prishtinës nuk kanë me votu në bazë të planit, ende nuk është vetëdija e lartë këtu në Kosovë që  njerëzit me votu sipas planit,  por në përgjithësi njerëzit nuk votojnë sipas planit, këtu njerëzit votojnë më shumë  në bazë të euforisë, as që “Filan Fisteku” që ka me u bo kryetar jepja këtij ose që “ Filan Fisteku” nuk bon me u bo kryetar jepjani dikujt që i ka gjasat me u bo kryetar i ka” Hasan Hyseni” eja të ja japim “Hasan Hysenit” se më “Filan Fisteku” nuk duhet me lanë në pushtet ende është ky mentalitet i qytetarëve , i cili ka me u karakterizuar edhe në këto zgjedhje edhe në zgjedhjet e ardhshme edhe në periudhën afat mesme , deri në ndonjë periudhe afatgjate qytetarët nuk do të votojnë në bazë të programeve por më shumë do të votojnë në bazë të kandidaturave, por në bazë të kalkulimeve që qytetarët i shohin nëse një kandidatë duhet të ndëshkohet  apo një kandidatë duhet me u  rrëzu nga pushteti  një kandidat që është në pushtet.

Bota sot: A do të ketë balotazh ndërmjet kandidatëve për kryetar?

Krenar Shala:  Mendoj që Shpendi do të fitoj pa balotazh të shohim. Unë ashtu mendoj që vetëvendosje do të fitoj komunat kryesore në Kosovë, mendojë që PDK-ja do të ketë rënie të hatashme, LDK-ja nuk ka do të ketë rënie të hatashme, por, nuk do të ketë as ngritje. Kjo parti do ta armotizojë humbjen nëse mundem me quajt ashtu, do të mbetet në këtë nivel që është.  AAK-ja nuk është parti që rritet apo zvogëlohet është parti shumë familjare, votuesit e saj nuk votojnë sepse ajo është parti e cila mundet t`i ndihmojë Kosovës, por votojnë sepse mendojnë që ajo është më shumë parti farefisnore edhe votat i kanë të siguruar deri te Ramush Haradinaj që është kryetar i partisë. Pra, mendojë që Vetëvendosja ka do të arrijë të fitojë komunat kryesore në Kosovë edhe kjo është mirë për Kosovën, jo sepse  pres që Kosova do të bëhet me lule, absolutisht jo, por pres që Vetëvendosja është i vetmi subjekt që do të arrijë t`i shtyjë partitë tjera të reformohe. Pra, qëllimi kryesor është qysh me i shti partitë tjera me u reformu  me kuadro në mënyrë që me u përmirsu qeverisja, pra është me rëndësi  që qytetarët masivikisht me votu Vetëvendosjen.

Bota sot: Si i vlerësoni kandidatët për asamble komunale në Prishtinë?

Krenar Shala: Mendojë qytetarët  duhet me pas parasysh që përpos kryetarit të komunës dhe kuvendit të Komunal janë shumë të rëndësishme, sepse   pushteti në nivel lokal janë të ndara, disa kompetenca i takojnë kryetarit, disa kompetenca i takojnë kuvendit komunal. Për shembull sa i përket shërbimeve qytetarëve nëpër komuna, kuvendi komunal i ka kompetencat kryesore, kryetari i ka shumë pak kompetencat, nëse qytetarët duanë me pa një qeverisje më ndryshe sa i përket ofrimeve të shërbimeve. P.sh mbeturinat, uji e tjerë e tjerë, është shumë më rëndësi që edhe Kuvendi Komunal është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një kryetar komune domosdoshërishtë duhet me pas mbështetjen e Kuvendit Komunal nëse duanë  që ai kryetar me pas sukses . Sepse ai kryetar nëse nuk e ka mbështetjen e Kuvendit Komunal ai kryetar ka me pas shumë bllokime, shumë kabotazhe dhe ka me dështu në shumë fusha.

Bota sot: A janë zgjedhur nga partitë për shkak të vlerave të tyre apo për të mbushur numrin e kandidatëve?

Krenar Shala:  Nën një, unë mendojë që Kosova është vend shumë i vogël, nën dy, Kosova ka popullsi shumë të vogël 1.8 milion nuk janë asgjë edhe Kosova minimum i ka 60 parti që i bie që nuk ka njerëz, nuk ka njerëz, veç me shku na me i marr tash me i punësu anglezë e gjerman me ju thanë konkurroni ju te na, nuk ka njerëz shumë pak popull, një milion parti, ka njerëz që janë të aftë,  por nuk dëshirojnë të kyçen në politikë, për shkak që nuk duan të humbin atë rahati që e kanë apo nën dy për shkak të rrogave të vogla, dikush e ka rrogën 3 mijë euro  me bo me hy në shtet ki me pas rrogën 500 euro, askush nuk i gëzon ato privilegje. Ky është problemi se në Kosovës nuk ka njerëz, atë po e harrojmë dhe po mendojmë që i vetmi problem është keq qeverisja, jo jo këtu ka problem se s`ka plot njerëz, nuk duan të kyçen në qeverisje.

Bota sot: Cilat janë pritjet tuaja për qeverisjen lokale në 4 vitet e ardhshme?

Krenar Shala: Vetëvendosja do ta fitojë pjesën dërmuese të komunave aty mendojë që, nën një,  do të rritet niveli i kërkesës qytetare për qeverisje më të mirë, pra me qytetarët nuk kanë me fol me thanë tash bëjeni këtë projekt , jo nuk do të jetë më ajo çështje,se ajo duhet nërë, por qytetarët kanë me thanë bëjeni më shpejt këtë projekt, se keni  thënë se ka me u bo deri në shtator, çka po na vonon kështu, kjo është përparim, është gjë shumë e mirë, edhe nën dy, që ka me rritë konkurrencëm , do t`i shtyjë edhe partitë tjera që të reformohen. Kjo është shumë shenjë e mirë në politikë, nuk duhet më të besohet se si të ndërrojmë një qeveri ai do të bëj krejt lula, askund në botë nuk ndodh kjo, unë nuk mendojë se Gjermani është bërë Gjermani brenda katër vjetëve,  Gjermani është bërë Gjermani, sepse atje ka pas konkurrushmëri edhe populli nonstop i ka ndërruar partitë edhe ato parti kanë nisur të luftojnë njëra me tjetrën , edhe kanë nisur të reformohen. Duke u reformuar kanë shkuar duke u përmirësuar etj.. Ne nuk duhet pritur prej politikanëve që ata kanë me e bo lula, sepse ata janë pjesë e shoqërisë tonë, nën një, nën dy, ata janë  kanë me punuar me neve, ata nuk do të punojnë me Gjermanin dhe e treta, Shpendi do të punojë me një buxhet shumë modest, do të thotë ai nuk mundet me bë asgjë. Çka mundet të bëj është vetëm me rritë kërkesën e qytetarit për një qeverisje më të mirë, tashti njerëzit nuk mundet ta kuptojnë çiftin e Ismet Beqirit, kjo është shumë me rëndësi. Pra njerëzit nëse nuk e duan Shpendin qysh kanë me votu dikë më të mirë se Shpendi, nuk kanë me votu artë prapë kanë më votu Shpendin. Kjo është ajo e mirë se jam i lumtur pse qytetarët janë bërë euforik për ndryshim, kjo është e mira jo sepse do ta bëjnë ata Kosovën me lule.

Bota sot: Si e shihni gjendjen politike në vend?

Krenar Shala: Mendoj se gjendja politike përkundër rezultatit ndryshe që ndodhi më 11 qershor ka filluar të ketë shpresë, megjithatë, mendoj që  është realitivisht problem me ecë më shpejt në drejtim të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit të ligjit. Sepse ka klane jashtëzakonisht të mëdha të cilat me zotërimin e tyre e pamundësojnë zhvillimin e vendit. Ka klane të krimit të organizuar të cilat janë realitivisht të fuqishme  ato kanë problemin kryesorë të këtij vendit ku ka gjasa të vogla për të ecur vendi, në anën tjetër mungesa e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës, pra mungesa e njohjes nga Serbia, mungesa e anëtarësimit të Kosovës në OKB, mungesa e perspektivës së Kosovës në BE përkundër që zyrtarët e BE-së nënstop thonë që Kosova ka perspektiv evropiane të cilën unë nuk e besojë, pra këto dy elemente të cilat ma humbin shpresën realitivisht shumë që në Kosovë ka me u arrit me u bë mirë. Është pak keq të thuhet, por na nuk po e dimë as pse kemi luftuar kundër Serbisë, unë ende nuk e kam të qartë çka kemi arrit në gjithë atë sakreficë që e kemi bërë, tërë ato dëme që i kanë bërë gjatë luftës për çka, nuk po arrij ti bie në fije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat