Avokati e Popullit flet për sfidat dhe sukseset gjatë vitit 2017

Intervista

Avokati e Popullit flet për sfidat dhe sukseset gjatë vitit 2017

Nga: Diana Bunjaku Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 15:31
Avokati i Popullit Hilmi Jashari, gjatë intervistës me gazetaren e "Bota sot", Diana Bunjaku

Bota sot : Z. Jashari çfarë  thotë raporti i fund vitit për gjendjen ne fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut?

Hilmi Jashari: Në fakt para ca ditësh ne patëm Raportin për vitin 2016,  i cili u diskutua në Kuvendin e Kosovës. Ky është një raport i cili dorëzohet mbi bazën e ligjit çdo 31 mars të çdo viti. Ne kishim përmbushur këtë detyrim, mirëpo por për shkak të zgjedhjeve kjo arriti të diskutohet vetëm javën e kaluar nga ana e Kuvendit. Po ashtu patëm privilegje që të jemi në seancë plenare të Kuvendit për ti diskutuar dhe për ti dëgjuar të gjithë deputetët  të gjithë veç e veç. Raporti si i tillë është vlerësuar jashtëzakonisht të mirë, nga të gjithë deputetet, megjithëse përmban një përshkrim shumë të mirë, të gjendjes të të drejtave e njeriut në Kosovë, në kuptimin e sistemimimit  të të gjitha të drejtave, edhe të metodologjisë që  është përdorur ky raport. Në anën tjetër gjithashtu kemi pasur një punë të suksesshme, e cila vlerësohet me një rritje prej 2 qind për qind, në rekomandime për autoritetet publike, dhe 1 qind për qind në hetimet të rasteve, sipas  mandatit eksofis përkatës detyrës zyrtare dhe përbën një rritje shumë të madhe në krahasim me periudhën e një viti paraprak. Po ashtu, në anën tjetër është konstatuar gjithashtu dhe u përkrahen të gjitha këto vlerësimet nga ana e avokatit të popullit,  por tani është në duart e Kuvendit për të vendosur pastaj dhe për të vendosur dhe për të mbikëqyr Qeverisë sa i përket rekomandimet dhe zbatimit sa i kemi dhënë në me rekomandime konkret.

Bota sot: Dhe si e shihni ju lirinë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë, kur ne jemi një shoqëri me tranzicion të zgjatur dhe me një demokraci të brishtë, ku sipas të gjitha organizmave relevante Evropiane dhe Amerikane është vlerësim i ngecjes në fushën e së drejtës dhe sundimit te ligjit?

Hilmi Jashari: Kjo është edhe gjetja jonë, por përgjithësisht ka pasur probleme në llogaridhënie dhe në transparencë të vendimmarrjeve të autoriteteve publike, me të cilën janë afektu të drejtat e qytetarëve. Kjo përben njërën prej mangësive kryesore në sistem. Në anën tjetër kemi probleme sistematike në tri fushat e pushtetit, në legjislativ, dhe kemi parë që ka probleme shumë të mëdha sa i përket ligjeve dhe  kualiteteve të ligjeve, ka kolizion të drejtpërdrejt të dispozitave  të ndryshme mbi  ligjin në ligjin tjetër. Dhe kjo ndikon në krijimin e një pasigurie juridike, po ashtu ndikon edhe në zbatimin selektiv sikur ato të organeve gjyqësore dhe ato administrative të një drejtë të caktuar, meqë ka kolizion. Prodhimi i ligjeve është njëri ndër problemet që e ka përcjell gjatë gjithë kohës sistemin legjislative, dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite më qenë e njëjta. Afati i për miratimin e ligjeve është zakonisht periudha 1 vjeçar, kurse praktika e shteteve tjera dëshmojnë  krejt diçka tjetër, është prej 16 deri në 86 muaj, periudha e miratimit një ligji që i jep një kualitet shumë më të mirë dhe qëndrueshmëri më të më të gjatë një ligji sesa këtu tek ne. Indikator për to ka qenë edhe vet fakti i ndryshimeve brenda natës në ligjet tona, ku një komponi prej 50 për qind në vitin 2016 kanë qenë ligje që kanë shkuar në Kuvend  me plotësim ndryshime që d.m.th ligjet që janë martuar në vitet paraprak iu nënshtrohen sërish proceseve të rishikimit dhe që normal që krijojnë një pasiguri juridike edhe në mos zbatim adekuat të këtij legjislacioni. Në anën tjetër në sistemin gjyqësor, gjithashtu nuk ka pasur përmirësime sa i përket zvarritje të proceduarve  gjyqësore, dhe ne veç kohën e fundit publikuam 11 raporte të veçanta, ku edhe konstatuam se afati për vendosjen mesatare të këtyre 11 çështjeve të cilat janë hetuar nga ne kanë qenë 8. 5 vjet, që është një kohë jashtëzakonisht e gjatë, dhe vendos çështjet konkrete në Gjykatat tona, dhe nuk figuron një ndryshim të kësaj qasje e këtij trendi, përderisa mos të ketë ndryshime në politikë dhe  një përkrahje më të madhe të sistemit gjyqësor. Është publikisht e ditur se Sistemi Gjyqësor përkrahet  me 1.1 për qind të buxhetit total të vendit, dhe kjo nuk siguron normal një përkrahje adekuate të sistemit gjyqësorë, kur e dimë që 17 vjet qytetarët  e vendit përballen ende me të njëjtin problem dhe me të njëjtat sfida. Dhe kjo gjithashtu  është njëra ndër problemet që do duhej pasur qasje tjetër dhe për tu ndryshuar dhe për tu garantuar qytetareve ata që Gjykata Kushtetuese e sheh si gjykim të arsyeshëm  drejt një afati kohor dhe është një standard që e përcjell sistemi gjyqësor. Ndërsa, te problemi ekzekutiv, kemi vërejtur që ka probleme në transparencë dhe llogaridhënie, sidomos në vendimet që konsiderohen se janë të pa ligjshme dhe të pa drejta për qytetarët e vendit, dhe se nuk siguron rishikim adekuat dhe rivendosje të së drejtës eventualisht të shkelur  nga këto sisteme.

Bota sot : Në cilat fusha ka pasur më shumë ankesa dhe mangësi gjatë këtij viti?

Hilmi Jashari: Ankesat që janë përfaqësuar në Institucione e Avokatit të Popullit,  kemi një ndasi po thuajse të balancuara me një përqindje krejt të vogël, dallojnë sistemi gjyqësor dhe sistemi ekzekutiv, ose administrata  publike, përfshirë këtu edhe nivelin lokal vendimmarrëse dhe këto janë dy problemet më të mëdha ku qytetarët e vendit janë paraqitur tek Institucioni i Avokati i Popullit për të kërkuar përkrahje për shkeljet që po iu bënë në këto dy sisteme .

Bota sot: Institucioni që ju përfaqësoni ka nxjerrë shumë rekomandime për institucionet e vendit. Sa po merren parasysh ato?

Hilmi Jashari: Kemi pasur një ngritje nga viti 2015 deri në vitin 2016, diku prej 50 për qind, në mos zbatim të rekomandimit, mirëpo nuk është në nivelin e duhur ende. Ndërkohë ne kemi provuar që për me ngritë këtë përgjegjësi dhe zbatimin e rekomandimeve tona, të kërkojmë mbështetje nga Kuvendi i Kosovës që ne i raportojmë dhe është instanca e fundit që do duhej për me ndërmarr veprimin,  është Komisioni për Drejtat e Njeriut, që gjithashtu do duhej ngritur përgjegjësinë e autoriteteve publike, të cilat nuk i zbaton këto rekomandime me të cilën veç i kemi kontaktet e drejtpërdrejta dhe ka gjasa që të përmirësohet kjo situatë.

Nga Kuvendi kemi kërkuar që Raporti Vjetor të mos votohet si dokument, apo si procedurë për thjesht të shfrytëzohet, si moment për debat, dhe gjithashtu të shfrytëzohet si moment për të ngritur përgjegjësinë e autoriteteve ekzekutive të vendit, ndaj Kuvendit, për të ngritur nivelin e zbatimit të rekomandimeve.

Nga ana e Qeverisë kemi kërkuar që të krijohet një grup ndërministror , i cili është themeluar me vendimin e ish kryeministrit Mustafa,  dhe tash po shpresojmë që ky mekanizëm të behët serish funksional, në mënyrë që gjithashtu të dedikohet vëmendje e duhur në zbatimin e rekomandimeve  të Institucionit  të Avokatit të Popullit.

Janë këto nisma që i kemi ndërmarrë me qëllim  që të ngrisim kwtë efikasitet në zbatime dhe rekomandime.

Në anën tjetër, e kemi edhe përkrahjen e Komisionit Evropian, i cili nëpërmjet programeve të tyre përkrah Qeverinë e Kosovës, që në fakt me ndihmën financiare ta kushtëzojë atë, gjithashtu nëpërmjet zbatimit dhe rekomandimit për tek Avokati i Popullit. Është ky indikatori i 7 me radhë  me këtë marrëveshje pritet të nënshkruhet nga Ministria dhe EU-së , e cila gjithashtu do të kishte shërbyer si mekanizëm shtesë, me qëllim të zbatimit dhe rekomandimit të Avokatit të Popullit.

Bota sot: Keni pasur edhe një rekomandim lidhur me energjinë elektrike të shpenzuar në veri, që u është faturuar qytetarëve . Keni marrë ndonjë raport sa është marrë parasysh rekomandimi juaj?

Hilmi Jashari: Në fakt kohën e fundit kanë kaluar disa ditë intensive në Kuvend , sa i përket kësaj çështje  kemi pasur raportin e Komisionet për Drejtat e Njeriut si dhe raportin në Kuvendin e Kosovës, në seanca plenare për tu diskuar ky raport nga  e deputeteve , dhe kemi pasur takime me Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku ishin ftuar edhe gjithashtu  zyra e rregullatorit të Energjisë Elektrike në Kosovës, ku patëm edhe raportimin e tyre, mirëpo unë ndërkohë aty isha i ftuar për të dhënë komentet eventuale, nëse do të kisha ndonjë përgjigje, karshi  raportimit që më bën ata, dhe është në proces rishikimi.

Ndërsa komisioni për Drejtat e Njeriut, doli me një qëndrim që këtë çështje, ta plasojë në seancë plenare si pikë të veçantë diskutimi në mënyrë që edhe të rritë transparenca dhe llogaridhënia, mirëpo edhe të bëhet vendimmarrja nga ana e Kuvendit , sa i përket kësaj shkelje që është konstatuar me një raport të veçantë nga zyra e Avokatit të Popullit.    

Bota sot: Cili është Institucioni i Avokatit të Popullit në raport me pushtetin dhe sa ka hapësirë që si i pavarur ti shërbejë misionit të vet?

Hilmi Jashari: Institucioni i Avokatit të Popullit me Kushtetutë është trajtuar si mekanizëm i pavarur, dhe gjithashtu ligji për avokatin e popullit e vlerëson si të tillë.

Ne gjatë gjithë kohës të ushtrimit të këtij mandati , sigurisht se e ushtrojmë këtë mandat në mënyrë sa më të pavarur të mundur, por mbi të gjitha është me rendësi të të përmendim një rast, ku  para një muaj, është publikuar një Barometër për Ballkan, është mekanizëm i EU-së për Ballkan, i cili ka vlerësuar pavarësinë e institucioneve  të pavarur brenda  shteteve nacionale të Ballkanit.

Pastaj ka bërë edhe krahasimin e këtyre mekanizmave me njëra- tjetrën në Ballkan gjithsesi, dhe fatmirësisht Institucioni  i Avokatit të Popullit të Kosovës, ka dalur në vendin e parë sa i përket besueshmërisë, që është njëra prej kritereve , e dyta ka qenë mënyra e ushtrimit të pavarur të pushtetit të besuar, që është faktikisht kjo që folëm  Kushtetuta dhe ligji, dhe e treta gjithashtu ka qenë çështja e perceptimit në ushtrimin e pavarur të këtij mandati nga Institucionet tjera relevante në fushën  e Drejtëve të Njeriut . Pra në këto 3 segmente institucioni i Avokatit të Popullit ka dal si institucioni  më i besueshëm për vitin 2016 në Ballkan që neve defintivisht na ka bërë edhe më të mëdhenj dhe më të motivuar në kuptimin e ushtrimit të mandatit, pasi është bërë nga një mekanizëm  që është jashtazkonsiht i rëndësishëm siç është Barometri i Ballkanit.

Bota sot: Një nga shqetësimet e ngritura ja qenë edhe çështja e pushimit të hetimeve lidhur me rastet e korrupsionit. Sa është serioze kjo çështje marrë parasysh vërejtjet e mëdha të faktorëve ndërkombëtarë?

Hilmi Jashari: Ka qenë një fenomen me të cilën të gjitha këto lëndë janë përshkruar. Në vitin e kaluar kemi dhënë një rekomandim  për Institucionet tona vendore dhe Prokurorinë e shtetit, që prej disa prej çështjeve që janë me interes nacional , për tu luftuar si dukuri negative të korrupsionit , si krimi i organizuar etj të mos jenë veprat të cilat ndjekja të parashkruhet, më qëllim normal që mos të jenë këto pengesa procedurale ato që i amnistojnë kryerësit e këtyre veprave pasi janë të dëmshme edhe për vendin, por edhe për perspektivën e ardhshme të vendit tonë.

Andaj ka qenë një rekomandim formal që është adresua dhe shpresojmë  që kodi penal ta merr parasysh këtë rekomandim  dhe ta rishqyrtojnë që ta fusin si njërin ndër propozimet tona, për ndryshime të cilat i përmenda.

Bota sot: Një tjetër çështje shqetësuese është edhe çështja e fondit pensional   të Kosovës të cilën Serbia nuk po e kthen?

Hilmi Jashari:  Në lidhje me këtë çështje ne kemi ngritur një opinion në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, lidhur me rastin ‘ Grudiç kundër Serbisë’ që është aktgjykim i Gjykatës Evropiane të Strasburgut në vitin 2012, Ndërsa në vitin 2013, pasi është marr ky vendim ka kaluar në Komitet të Ministrave që është një ‘jorgan’ i Këshillit të Evropës, dhe atje është trajtuar pastaj kjo çështje.

Por ka qenë e keqja që Serbia, gjatë këtyre viteve , 2013- 2014 ka përcjellë në 3 opinione, të cilat normal kanë tentuar ta neglizhojnë zbatimin e këtij aktgjykimi, ndërsa në anën tjetër Kosova ka dështua në çfarëdo opinioni .

Në vitin 2015, Serbia ka përcjell gjithashtu dy opinione shtesë, dhe prap Kosova asgjë. Dhe në kohën kur kam ardhur unë në mandatin e vitit 2015, faktikisht në gjysmën e dytë të këtij viti, kam filluar të merrem me këtë  çështje.

Në shkurt  të viti 2016, ne dërguam një opinion, në cilësinë e gjykatave me Komitetin e Ministrave dhe me Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës me po të njëjtin mendim, për të shfrytëzuar procedurën e Komitetit të Ministrave, me të cilën dhamë vlerësimet tona dhe me të cilën bëmë, një analizë  të sistemit ligjor dhe ti përgjigjemi që Serbia kishte ofruar për tërë ato vite në Komitetin e Ministrave.

Ka qenë befasuese në fakt heshtja e Institucioneve të Kosovës, për Fondin Pensional që është një vlerë e madhe monetarë, faktikisht prej 2 miliard euro që përmban me fjalë tjera në mënyrë figurative buxhetin vjetor të Kosovës, të cilën Serbia do duhet ta paguante sipas aktgjykimit të Komitetet të Ministrave.

Është ky një proces i cili tani duhet të përmbyllet dhe do të jep komiteti i ministrave vlerësimin  e vet, por mendoj se ka qenë një neglizhim i gjithë këtij procesi nga ana e Kosovës. Nuk e di se për çfarë arsye kanë heshtur Institucionet tona, por ka qenë befasuese heshtja e tyre karshi një çështje kaq madhore për qytetarët e vendit.

Bota sot: Problem i veçantë sot është edhe punësimi, pasi që e dimë që ka padrejtësi dhe se nepotizmi është instrument i punësimit.  Por  kemi edhe shkelje të drejtave të punëtoreve, duke mos e implementuar ligjin e punës. Çka keni ndërmarr ju  në këtë drejtim, ngase sindikatat janë puro politike?

Hilmi Jashari: Në fakt ne çka kemi bërë është tendenca jonë, që normal ta fusim mekanizmin tonë mbrojtës, ne kemi plot raste që janë ofruar për ankesa rreth shkeljes së drejtës të punës.

Mirëpo, është një çështje parimore që do duhej trajtuar fillimisht, dhe këtu  ne kemi bërë dallime në mes rregullativës që e rregullon fushën e sektorit publik, dhe atij të spektrorit privat.

Dhe kur bën një krahasim të tillë, i vëren dallimet e mëdha që ekzistojnë në mes dy sektorëve, përderisa sektori publik është mjaft mirë i organizuar  sa i përket infrastrukturës ligjore, ka norma rregullative ka akte tjera nënligjore, që e mbulojnë në plotni këtë fushë.

Ndërsa tek sektori privat, pothuajse nuk ka asnjë instrument, me përjashtim të Ligjit të Punës, i cili ndoshta në mënyrë parciale jo të plotë, e rregullon këtë fushë.

Ndërsa kur bëhet fjalë tek mekanizimet gjithashtu ata në sektorin privat janë të paktë është trupa ekzekutive e Inspektoratit të Punës të Kosovës, që  është institucion  pavarur por punon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo i cili nuk ka kapacitete për mbikëqyrje të gjithë këtij sektor.

Ne para ca kohësh dhamë një informatë, sipas të cilës mbi bazë të asaj çfarë ne kishim në dispozicion, vlerësohej se janë për mbi  55 mijë biznese të regjistruar në Kosovës.

Dhe nëse kësaj shifre i shton numrin e veç një të punësuari, atëherë i bie që i kemi diku 55 mijë veta, që punojnë në sektorin privat, kuptohet nëse ky numër dyfishohet, ose bëhet 2 apo 3, atëherë mundesh me marr me mend se cili është numri i të punësuarve në sektorin privat.

Por nëse nuk është në mbikëqyrje dhe ky mekanizëm i trupës ekzekutive  nuk kanë kapacitetete dhe përkrahje adekuate për mbikëqyrje, atëherë mundeni me marr me mend se çfarë është gjendja.

Ajo çka kemi parë ne , nga biseda që kemi pasur me punëtorë në sektorin privat, ka qenë fakti se pjesa e shumtë e punëtorëve në sektorin privat, që pjesa më e madhe a tyre, ju mungon kontaktet e punës, nuk ju paguhen fondet, nuk kanë ditë pushimi ,etj, që përben shkelje të rëndë të drejtave të punëtorëve, edhe normal gjithashtu mundësi për viktimizim nëse ata dëshirojnë  të ankohen ndaj ndonjë padrejtësie që ju behët në sektorin privat.

Bota sot: Sindromi i kësaj shoqërie në Kosovë dihet se është korrupsioni.  Sa jeni të involvuar në parandalimin e kësaj dukurie, duke raportuar tek organet relevante për faktet e këtij fenomeni dhe a kemi raportime nga ata që kanë të imponuar të jeni pjesë e kësaj dukurie?

Hilmi Jashari: Ne në forma ditore, duke filluar nga problemet e marrëdhënies së punës, vendimet të paligjshme, që gjithashtu mund të na reflektojnë  në probleme të kësaj natyre, konflikt interesi, i trajtojmë brenda Institucionit të Avokatit të Popullit megjithëse nuk mund të themi se në plotni jemi të dedikuar dhe është mandat i joni, sepse  janë njerëzit të cilët janë të specializuar siç është Agjensioni Kundër Korrupsionit që do duhej të merret me këtë çështje.

Por mendoj që prapë se edhe Agjencioni Kundër Korrupsionit edhe sistemin tonë e pengon vete infrastruktura ligjore çfarë është në Kosovë.

Para ca kohesh p. sh në një konferencë ne ngritëm shqetësimin sa i përket ligjit për informator, që supozohet me ndikuar tek zyrtarët të cilat janë të punësuar në  institucionet publike, për të lajmëruar dhe paraqitur rastet e keqpërdorimit ose keq menaxhimeve edhe abuzimet me pushtetin.

Mirëpo në anën tjetër, nuk ka një harmoni të plotë me ligjet tjera bazë, si p.sh ligji për shërbimi civil i cili e ka një dispozitë krejtësisht tjetër, ku  cila thotë se :” Në qoftë se zbulon të dhëna ose informatë të cilat ke ardhur në kapacitetin zyrtar, atëherë kjo është një mundësi për të shqiptuar mall disiplinor , ose për të dënuar të punësuarin”. Kështu që këto dy ligje janë në kontradiktë me njëra- tjetrën, dhe sado që supozohet se ofron një garancion në anën tjetër pengojnë, sepse është konflikt i drejtpërdrejt, dhe  nuk ofrojnë siguri juridike dhe si parakusht është kjo e para që duhet ndikohet.

Në anën tjetër ka një diskutim të përgjithshme në mes Shoqërisë Civile dhe këto raportet që janë bërë, se si duhet tejkalohen kjo situatë në rrafshin e parë në raport ligjor, sepse pa sigurua një bazë të mirë adekuate ligjore të mbrojtjes për individ të cilët i raportojnë këto fenomene, atëherë nuk mund të garantosh as mbrojtjen për vet individin i cili i ekspozohet në rend të parë fenomeneve të tilla, dhe është në procesin e rishikimit ku edhe po shpresojmë që kjo ka me ndryshua.

Në anën tjetër gjithashtu Prokuroria e Shtetit, dhe prokurorët duhet të gjejnë përkrahje krahas Sistemit Gjyqësor, që është mundësia e vetme edhe mekanizmi përfundimtar i cili duhet në një verdikt të plotfuqishëm me konstatua shkeljet.

E kur shumica e rasteve shkojnë me parashkrime dhe përfundojnë si argumente të parashkruara, atëherë është vështirë që të flitet për një luftë të mirëfilltë kundër kësaj dukurie, dhe gjithashtu besoj që duhet të ketë mobilizim të të gjithëve.

Por në anën tjetër, epilogu përfundimtar sidomos sa i përket këtyre mekanizmave  që janë të pavarur që vendi ka një rrol vendimtar për të kërkuar nga institucionet përkatëse që të raportoj dhe të debatojë atje në mënyrë që të ngrisë llogaridhënien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat