“Kultura është ambasadorja më kryesore e një vendi”

Intervista

“Kultura është ambasadorja më kryesore e një vendi”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 3 janar 2018 Në ora: 13:40
Ilrie Vinca

Aktorja dhe regjisorja e njohur Ilire Vinca e konsideron si mjaft të suksesshëm vitin 2017. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Vnica thotë se kultura është  ambasadorja më kryesore e një vendi. Ajo, gjatë kësaj interviste, flet për studentët e saj si dhe për çmimet që i mori me projektet e saj, duke përfaqësuar Kosovën në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

“Bota sot”: Viti 2017 munde të thuhet lirisht se ishte vit i suksesshëm për ju. Filloi me nominimin në Laguage Profesional Theater women në New York, qe organizohet çdo të tretin vit, ku nominohen gratë me te suksesshëm, duke ju përfshirë edhe ju. Mund të tregoni rëndësinë e këtij nominimi pikërisht ne 25 vjetorin e karrierës suaj?

Ilire Vinca: Ka një rendësi shumë të madhe. Meqenëse kultura është  ambasadorja më kryesore e një vendi,  dhe duke e pasur parasysh se ne si vend kemi qenë shumë te izoluar, dhe kemi pasur shumë të vështirë te depërtojë jashtë kufijve, kjo erdhe si një kurorëzim shume i bukur, dhe si një dëshmi qe puna sa do e izoluar qe është, profesionalizimi  dhe pasioni njihet edhe nëse nuk del përmasa të mëdha. Natyrisht,  aq sa kam depërtuar jashtë vendit, për shembull në Berlinale, puna në Neë York në Of Of Broadëay, po edhe puna ime 25 vjeçare këtu,  ka qenë një mirënjohje nga ana e ligës, duke u bazuar te gjithë ketë nominim ne pesë kritere si njohja ndërkombëtare,  sa inspiruse ka qenë puna ime në ketë vend, puna si edukatore në gjeneratat e reja, dhe ne një farë mënyre një “luftë” e përhershme  si femër, si  grua, si nënë, si aktore, qe nuk dorëzohet pa marrë parasysh pikëpamjet  e mentalitetin,  si dhe sfidat që kemi kaluar si vend. Kështu që po besojë që kjo ka qenë një pamje e mjaftueshme që edhe e kane vlerësuar ketë rrugëtim time artistike dhe jetësor sepse këto dyja shkojnë paralelisht.

“Bota sot”: Si u mirëprit kjo nga koleget tuaj, patet urime?

Ilire Vinca: Kam pasur shumë përkrahje, shumë urime natyrisht, ne jemi një komunitet jo shume i madhe artistike dhe në përgjithësi ne si popull, kemi qenë shumë  gjatë të izoluar dhe në pamundësi me mbërri suksese jashtë vendit tonë, atëherë gjithmonë  mirëpritet, dhe gëzohemi dhe ja kujtojmë vetes, që këta njerëz te suksesshëm paskan qenë këtu, por kur na thotë dikush tjetër në ndihemi krenar, dhe me rëndësishme ky është një sukses , që e ngjall shpresën sepse ky vend po vuan  për me ngjallë shpresën. Ta kujtojmë që puna është e përditshme,  mund të jetë e bukur, e lodhshme, e vështirë mirëpo puna në vazhdimësi gjithmonë ka sukses.

“Bota sot”: Vlerësoheni të jeni ikona e artit shqiptar, çka ka ndikuar qe ju te mbani ketë epitetet?

Ilire Vinca: Mendojë që nuk janë vetëm 25 vite karrierë, sepse njeriu e nise jetën ne mënyre figurative  dhe metaforike para se me linde, gjithmonë më duket sikur paradispozitat, për me jetu jetën, fillon që ne etapat e para te lindjes, si fëmijë ki me lindë në një ambient , kontaktet e para me familjen e ngushte, e pastaj zgjerohet dhe varësisht fillon me i definu ëndërrat, dhe i sheh presdispozitat për një rrugëtime te suksesshëm. Nuk janë vetëm 25 vite, duke e pasur vazhdimisht përkrahjen, duke u rritur ne një ambient që nuk ka pasur paragjykime për asnjë profesion, në një ambient të shëndoshë familjarë, realisht kemi vepruar të gjithë të barabartë, kemi pasur përtej gjinisë, jemi trajtuar të gjithë njëjtë, gjithashtu edhe familja ka ndikuar që vizioni për punën dhe jetën të jetë i qartë. Kur e mbërrin një moshë të caktuar, rritesh  fillon një periudhe e kalitjes ,ku duhet të vendosësh për një jetë të suksesshme.

“Bota sot”: Ju jeni profesoreshe ne Fakultetin e Arteve, mundë te na përshkruani  pak ditën tuaj me studente. Çfarë gjenerata po paraqiten ne departamentin e aktrimit?

Ilire Vinca: Puna me studentë është fantastike, tash e 20 vjet punojë në fakultet dhe vitet po shtohen, mirëpo kur punojë me të ri më duket se unë po mbes në atë moshë, kështu qe kjo është anë  e freskisë, mendimit, veprimit ndaj formave dhe ideve te reja, sepse arti është shume i shpejte, nuk mbetet ne  një pike. Parimi themelorë me studentë edhe jo vetëm ti mësoj mirëpo edhe ata te me mësojnë, kur bëhet ky shkëmbim atëherë është një tokë e pëlleshme,  për të  krijuar diçka bashkë. Ky është një profesion individual dhe kolektiv ne te njëjtën kohë. Ajo çfarë e kane privilegjin studentë është pesha që munden me i thonë gjerat troç dhe bukur, dhe mund të godasin në qendër të problemit, me të cilën ne si njerëz ballafaqohemi çdo ditë. Ne jemi njerëz si të gjithë te tjerët,  mirëpo ndonjëherë ne  jemi më të ndjeshëm se të gjithë të tjerët, sepse mundemi  me i pa disa të vërteta më në thellësi më shumë se të tjerët, të prekemi edhe të kemi të vërejturit shumë të sofistikuar, krejt ky preokupim ndikon në jetën artistike.

Unë përpiqem ti edukojë studentët që ata nuk duhet të jenë argëtues te shoqërisë, ata duhet të jenë sytë e zëri i shoqërisë. E keqja është që shumë  shpesh ajo çka i mungon ne sy është shpresa, që  kanë shumë pak shpresë që do të mundë ta ushtrojnë   profesionin, për shkake të  mungesës se mundësive dhe hapësirave që jep ky vend, e në filtrat e ashpër të jetës definohet kush është i mire e kush më pak e që mundë të merret  prapë me punë artistike. Ky është realiteti dhe ajo çfarë mund të bëjë është vetëm ti nxis të mendojnë  përtej kufijve, gjë qe është e realizueshme sepse jeta na jep befasia dhe çdo gjë duhet te ja lemë kohës, nëse ata janë këmbëngulës ,të provojnë dhe  ta gjejnë rrugën e tyre.

“Bota sot”: Studentet e juaj,  gjithmonë çmohen dhe arrin suksese, ndiheni krenar ju dhe si arrini ketë?

Ilire Vinca: Gjenerata e parë ka qenë në vitin 2000 si  profesoreshë e pavarur, ku kam pasur ndihmën e drejtpërdrejtë  e profesorit të ndjerë Faruk Begollit i cili sa herë që kam menduar që nuk po e bëjë punën mirë, sepse unë jam shume profesioniste, nuk përtojë me kërku ndihëm  sepse nuk dua të bëj gabime, gabimi në edukim është i pafalshëm, më ka ndihmuar gjithmonë. Kam pas gjithmonë gjenerata me aktorë shumë të suksesshëm. Vitin e  kam filluar si asistente në vitin 1996 me studentë shumë të talentuar. Akademia prodhon një numër fantastik studentesh, kjo është e vërtete e bindshme. Kam shumë raporte të mira me ta, jemi partnerë të barabartë në punën që bëjmë. Ndonjëherë janë ata që e kuptojnë që aktorë bëhesh vet, nuk mund ta jap një edukator këtë epitet, edukatori ta definon rrugën  më të shkurtë, por artisti që ka talentin dhe punën vet i shtrohet rruga e suksesit.

“Bota sot”: Artisteve të  teatrit ju vihet emrin si komuniteti me i “degraduar” në Kosovë. Pse lihet kaq shume anash kjo dege, znj. Vinca

Ilire Vinca: Është një problem shumë kompleks, me vet faktin që arti dhe kultura qysh në shkollën fillore është në fund, nuk është prioritet. Shumë shpesh quhet lëndë e dorës së  dytë. Mendojë që kështu fillon problemi.

Në kohën që po kalojmë,  që është kohë e krizës nga pikëpamja njerëzore, ku gjithçka që është politike ngulfate vendin, ku kontrastet e jetës janë bërë një gjeniale, në 100 metra që ec sheh mjerim dhe luks me bollëk, hasë në probleme për të jetuar si një njeri  normal, ku ke frikë të sëmurësh, nuk ke siguri, ballafaqohesh me pamje ma tmerruese emocinalisht dhe materialisht, me shumë trauma të llojit të këtillë. Ne si aktore kemi shumë probleme, një sëmundje e  një kolegut tonë na tronditët, se e shohim qe sa e ashpër është kjo jetë ku jetojmë ne. Ka shumë mirëpo kjo është vete jeta, dhe ballafaqohesh me shumë probleme tjera, që vinë nga keq dashja nga interesi personal para se të gjithash, nga disa struktura të shoqërisë. Dikush mendon që nuk ka nevojë për kulturë, e qe është një trajtim jo shume i mirë. Duhet  patjetër të hapen teatro të reja, dhe ti krijohet kushte gjeneratave të reja, që të gjejnë punë menjëherë, e jo të pres deri në pensionimin e  ansamblit e një individi të teatrit, sepse kalon koha. Shumë më shumë të ri do të përformonin në teatër ku do të bëhej një konkurrencë e shëndoshe dhe e suksesshme.

“Bota sot": Viti 2017 u karakterizua gjithashtu me protesta nga aktoret e Teatrit Kombëtar, ku u bllokuan shume transmetime te shfaqjeve nga ana e aktoreve. Mendon qe këso lloj pakënaqësish duhet te ishin bere me kohe?

Ilire Vinca: Protesta është një shenjë e pakënaqësisë, dhe është e drejtë universale qe ta jep ligji, me të cilën ti e shpreh pakënaqësinë. Se në  çfarë variante realizohen është ne liri të secilit.

Ato vijnë si pakënaqësi,  kur një kërkese shkon në veshë të shurdhër, zgjatë kjo pakënaqësi dhe nuk realizohet.

“Bota sot”: Në muajin Gusht ju u përzgjodhët të jeni pjesë e Komitetit selektues për përzgjedhjen e filmit i cili do të na përfaqësoj në Oscar. Ka presion dhe ka pakënaqësi gjatë përzgjedhjes se filmit. Si e vlerësoni ju ketë?

Ilire Vinca: E vlerësojë gjithçka pozitive që punohet në Qendrën Kinematografike te Kosovës. Është një pune e madhe e cila e ka një rol shumë serioze, është krijuar një klime shume e  mire e film bërjes, me suksese ndërkombëtare, dhe në qofte se do  të kishte një presion më të vogël nuk do ta nënshkruaja ne fund një vlerësim.

Takimet janë ne një bashkëpunim shumë normal njerëzorë pa asnjë presion. Është një proces shumë i thjeshtë,i hapur dhe  transparent, jemi shume kolegial në ketë aspekt, ne jemi bashkëpunues shumë të mirë me njeri tjetri, nuk ka keq bërje dhe gjithçka është e hapur.

“Bota sot”:Si ishte eksperienca ” Trojanet “me teatrin e Neë Yorkut   znj.Vinca?

Ilire Vinca. Një eksperience fantastike, gjate vizitave  te mija me trupën e New York ,ka qenë dëshirë e imja e kamotshme të bashkëpunoje me teatrin “La Mama”. Gjithashtu ëndrra ime ka qenë të punoja me Andrea Sherban, regjisorin rumun që jeton dhe punon ne New York, sepse ka pasur një nënlidhje me fazën e komunizmit, dhe kam pasur kureshtje se si artisi ka mundur ta ushtrojë profesionin e tij në atë kohe. Kjo shfaqja ka shëtitë boten, ka gjuhe specifike dhe e mbledhur prej kultura te jashtme antike, duke krijuar një partiture të muzikës e ritmeve, një kumt i kulturës globale. Kureshtja ime është shume e madhe, jam shume e hapur të punojmë me grupe të ndryshme, kam punuar me studentë timin, një të kolegut, një të sapo regjistruar, një grup nga Graqanica, profesionistë nga “La Mama” e  kjo e krijon  një faze dhe del jashtë limiteve dhe konstrukteve. Faza e dytë do të vazhdojë në Prill dhe në Maj, ku premiera do të jetë me 25 Maj, në hapësirë publike. Ky ekip tani po punon në Kamboxhia, projekti është shumë i gjatë dhe shpresojë që Ministria e Kulturës të na ndihmojë që një copë e historisë së Kosovës  të shfaqet edhe ne Neë York.

“Bota sot” Ju e patet një rol kryesor ne filmin” Bloodland”, film ky që pati sukses te madh si brenda ashtu edhe jashtë kufijve. Kur e kuptuat që do të luanit shtrigën, patët hezitime dhe konfuzitet, pasi qe rolet e këtilla rralle luhen nga aktore shqiptare?

Ilire Vinca: Nuk është zhanër që punohet, se sigurisht që do të luhej, sepse për ne është sfide te transferohemi, në zhanre të ndryshme që ti ikim tipizimi si aktorë të roleve te ngjashme nga vepra ne vepër. Për mu ka qenë shumë me fat te luajë një shtrige si rol , kisha dëshire ta provoja  veten në zhanrin Horror.

“Bota sot”: Filmi “Bloodland” depërtoi edhe ne Australi ku fitoi tri çmime, cila është formula e këtij suksesi kaq te madhe?

Ilire Vinca “Bloodland”ka fituar gjithsej 7 çmime ndërkombëtare. Filmi ka ngjallë kureshtje sepse është   Horror jo anglisht por shqip, dhe duket qene prej një vendi qe nuk pasur me herët këso lloj prurje , ku ka lidhje  me kanun dhe hakmarrje, e qe është prezentë kudo në botë, por  karakteristike  është me i ngadalshëm se horrori dhe është unik, nuk është ngjashëm me filmat tjerë.

“Bota sot”: Sukses pati edhe filmi “The remigrant” ku trajtoi temën e refugjatëve. Si ishte eksperienca juaj ne ketë film ku ne film luanin edhe studente te juaj?

Ilire Vinca: Është shumë mirë, dhe luaj vazhdimisht dhe kam shfaqje edhe kujtime shumë të mira. Natyrisht është shume kënaqësi sepse krejt atë qe bëjmë në klase kur je në xhirime apo në teatër, ajo shndërrohet në praktikë, dhe studenti e përjeton  fazën e freskisë, dilemës, procesit kreativi që do të kalojë.

“Bota sot” : ”Gardhi” nga Lindita Zeqiraj pati para premierë ne Paris me 09 Nëntor 2017 ne “Cinema Le Melies” ku pati kritika te mira. Mundë te na përshkruani rolin tuaj ne ketë film?

Ilire Vinca: ”Gardhi” i Lindita Zeqiraj është xhiruar në Nëntor 2017 dhe është finalizuar, duke u shfaqur në Paris para 300 producentëve dhe industrisë se filmit,  duke u pëlqyer dhe për mua ka qene një kënaqësi shume e madhe. Në ketë film ka debutuar vajza ime Rozafa, dhe për herë të parë  kemi luajtur si nënë e bijë edhe ne film. Meqenëse Rozafa është para diplomimit  në regji te filmit, dhe gjithmonë e ka pasur dilemën se a do të jetë   aktore apo regjisore, praktikisht  ajo ka përcaktua që ndonjëherë do të luaje e ndonjëherë  te krijojë film ,mendoje qe është  në rrugë të mirë, ngase menjëherë e fitoi edhe një rol tjetër ne filmin “Aga” te Lindita Zeqiraj.

 Unë kam besuar qe nga fillimi se ajo është një aktore e talentuar dhe e suksesshme. Si nënë kam qene e rezervuar ne ketë aspekt sepse ne një mënyre mundem me qene  subjektive, mirëpo subjektivitetin time e theu Lindita kur e anagzhoi ne film Rozafën, ku edhe u dëshmua talenti i saje. Ne film kam luajtur, një nënë  kompletë të kundërt prej asaj që jam ne jetën reale, një konflikt nëpërmjet gjeneratave, ku flitet për paragjykimet ndaj racës tjetër, duke e bëre një mozaik të bukur dhe real të shoqërisë sonë.

“Bota sot”: Më mirë në Film apo Teatër?

Ilire Vinca: Të dyja, janë mediume fantastike, ato çka i dallojnë janë mjete me te cilat performojme ne si aktorë.

“Bota sot”: Çfarë presim nga ju në vitin që kemi hyre?

Ilire Vinca: Vazhdimësi të projekteve, do të ketë projekte të cilët nuk i kam pasur deri tash, mirëpo i kam pasur në mendje tash e 10 vjet ,do të jetë diçka që do ti takojë shumë formave të artit përmes meje.

“Bota sot”: Munde te na përshkruani pak atmosferën festive ne familjen tuaj?

Ilire Vinca: Zakonisht mblidhemi me familje ne mbrëmje për te festuar ndërrimin e moteve. Kryesisht me shume pushoje dhe nëse ka ndonjë organizmin e kalojë me rrethin e ngushtë familjarë.

 “Bota sot”: Si është një dite e zakonshme për Ilire Vincen?

Ilire Vinca: Jam shume  fleksiblie dhe e hapur ndaj gjerave te reja, dhe duket se me plotëson nga ana tjetër, ndoshta ajo pse jam bere aktore është qe te mos jemi pjese e rutinave,i kushtojë shumë vëmendje kuzhinës, ushqimit te shëndetshëm. Ditën nuk e filloje shumë herët, nëse kam xhirime zgjohem ne 4 nëse kam prova ne ora 7 rutina ime është se çfarëdo  pune qe beje është te zgjohem dy ore me herët, sepse dua qe kushdo që zgjohet pas meje te ketë ushqimin ideal gati. Gatuajë çdo dite dhe çdo gjë është e freskët.  Bisedoje me vajzat, kemi raporte fantastike, mundohem me qene nënë dhe ti edukoje në atë formë që ato me qenë vetja.

“Bota sot”: Një urim për qytetaret?

Ilire Vinca: Kam dëshira shume te shumta sepse e dua popullin time, e dua vendin time, ndonjëherë kur hidhërohem me njerëzit e mi me bëjnë përshtypje sepse i dua shume, asnjëherë nuk jam e indiferente apo inferiore, natyrisht me shume kisha dashtë me qenë vetvetja, me jetu jetën e tyre me e ndjekë pasionin dhe ëndrrën e  të tjerëve mos ta gjykojnë, të zhduken paragjykimet dhe me luftojnë për vizionin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat