Ja çka tha Jonuz Musliu në intervistën e fundit

Intervista

Ja çka tha Jonuz Musliu në intervistën e fundit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:25
Jonuz Musliu

Jonuz Musliu, një nga udhëheqësit e shqiptarëve në luginën e Preshevës, ka vdekur dje në një spital në Turqi, ndërsa sot pritet të dërgohet në vendlindje ku edhe është paraparë një mbledhje komemorative.

Ndërsa, nesër pritet të varroset me një ceremoni nderimi.

I ndjeri Musliu ishte kryetar u kuvendit të komunës së Bujanocit dhe kryetar u Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta në Serbi.

Pas përfundimit të konfliktit në zonë në pranverën e vitit 2001 me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, zoti Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

Ne po ua sjellim intervistën e fundit të Jonuz Musliut dhënë Kp, ku kërkoi që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Ish udhëheqësi i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, gjendjen e shqiptarëve në tri komunat shqiptare e vlerësonte tejet të vështirë, pasi veç spastrimeve etnike që ka bërë dhe është duke bërë vazhdimisht, Serbia është duke u përgatit edhe për një luftë, sepse ka filluar pozicionimin e ushtrisë në pikat strategjike, pranë kufirit me Kosovën.

Deri sa Serbia vazhdon spastrimin dhe përgatitjet për luftë, Kosova dhe Shqipëria kanë lënë nën mëshirë të fatit shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke mos u ndalur në ndihmë në asnjë moment. Sipas Musliut, presoni që mesë shumti i ka borxh Luginës, është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat