Qëllimi i Organizatës tonë është ngritja dhe kultivimi i shqiptarizmës në trojet tona etnike dhe diasporë

Intervista

Qëllimi i Organizatës tonë është ngritja dhe kultivimi i shqiptarizmës në trojet tona etnike dhe diasporë

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 29 prill 2018 Në ora: 14:01
Kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Shukri Ymeri me ish Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Kryetari i Lobit Euroatlantik shqiptar, zotëri. Shukri Ymeri në një intervistë ekskluzive për gazetën Kombëtare ‘’Bota sot’’, tregon se çfarë veprimtarie ushtron organizata Lobi Euro-Atlantik Shqiptar.

Ndër tjerash, Ymeri sqaron për hapat e mëtejshëm që do t’i bëjnë si organizatë për të lobuar drejt bashkimit të mërgatës shqiptare.

Bota sot: I nderuar, na flisni diçka më tepër rreh Lobit Euro-Atlantik Shqiptar?

Shukri Ymeri: Lobi Euro-Atlantik Shqiptar është organizatë mbarëkombëtare gjithëpërfshirëse me karakter ndërkombëtare dhe inkluzive që bashkon mërgatën shqiptare kudo që ajo jeton punon, vepron nën një strukturë të përbashkët dhe të vetme organizimi, që synim kryesor ka avancimin , ngritjen dhe kultivimin e shqiptarizmes në trojet tona etnike e në veçanti në diasporen e mrekullusheme shiptare. Është organizatë jo politike jo fetare. Bëhet fjale për një mega projekt që mërgata shqiptare nuk e ka patur gjërë më tani. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ka Platformen dhe Statutin mbi të cilat ajo punon. Këto janë dy dokumente shumë të rëndësishme në të cilat parashifen të drejtat, obligimet, angazhimet, përgjegjësitë, synimet dhe aktivitetet e organizatës tonë. Ndër të tjerat, Kryesia Qendrore e Lobit Euro-Atlantik Shqiptare, është e përkushtuar të angazhohet edhe  në: itegrimin e mirëfilltë të Mërgatës tonë nëpër të gjitha nivelet e institutcioneve në shtetet ku ata jetojnë dhe punojnë në krijimin e kushteve për investime konkrete në shtetet tona amë: në fuqizimin e rolit shqiptar në arenën ndërkombëtare; në kultivimin dhe ruajtjen e trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, në hapjen e shkollave plotësuese në gjuhën shqipe , në promovimin e turizmit të shteteve tona amë kudo nëpër botë, si dhe shumë aktivitete por edhe projekte tjera. Populli ynë që përballoj e tejkaloj sfida e sfida,më në fund i doli një subjekt kombëtar që thjeshtë do të merret me atdhetarizëm dhe me aspiratat e popullit tonë, gjithmonë në përpjekje për të bërë më të mirën për të dhe për prespektivën më të fuqishme kombëtare.

Bota sot: A besoni se do t`i përmbushni këto synime?

Shukri Ymeri : Lirisht mund të them se neve jemi shumë të përkushtuar të punojmë me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë tona që t’i zbatojmë dispozitat e këtyre dy dokumenteve. Kemi një Kryesi e cila është zotuar se do ta jep kontributin maksimal për realizimin  e të gjitha aktiviteteve dhe projeketve tona.

Bota sot: Keni dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në avancimin e cështjës së Diasporës shqiptare, a mund të na flisni edhe pak për vetën tuaj?

Shukri Ymeri: Që nga marja e iniciativës për themelimin e organizatës tonë më 20 shkurt të vitit 2016, duke llogaritur edhe themelimin zyrtar të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar më 17 dhjetor 2016 e gjerë më tani kemi themeluar Degët tona në Gjermani , Norvegji, Belgjikë, Itali, Zvicër, Suedi, Austri, Kalabri, Greqi dhe Këshillin Nismëtar në Kroaci. Në veçanti dua t’i përmend disa mendjendritur dhe veprimtarë të shquar kombëtar. Të Madhin At Antonio Belushi, Kryetarin e degës të Kalabrisë të nderuarin Damiano Gluigjardin të nderuarin Meti Belaj Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë - dega Belgjikë, zëvendës i parë i Lobit Qendror ka punuar një mandat në Senatin Belg për një Senator dhe vazhdon të punojë për të njëjtin, ka patur takim në Ambasadën e Republikës së Kovovës me kryeministrin Ramush Haradinaj me stafin e tij, me Mimi Kodheli ish Ministre e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, disa takime me Ambasadorin e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë në disa recepcione e tjera. Në veçanti dua të theksoj të nderuarin dhe mendjendritur projektues i Statutit dhe Platformes të LEASH zotëri Skender Musliu ,anëtar i Kryesisë Qëndrore të Lobit dhe zëdhënës i saj takime me Bujar Nishanin kur ishte kryetar shteti , Melisa Dode ish deputete në kuvendin e Shqiperisë (takim ne Unionin Europian) me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës takim me zonjën Ulrika Lunacek dhe z.Eduard Kukan, euro deputet takim ne Ambasadën e Republiëks së Kosovës. Me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe stafin e tij me zonjën Mimi Kodheli ish Ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë disa takime me Ambasadorin e Republikës së Kosovës dhe të Republiëks së Shqipërisë në disa recepcione e tjera. Në vazhdimësi dua të theksoj dhe veprimtarë tjerë të shquar të kësaj kauze kombëtare në Norvegji Z.Xhafer Ahmetaj, nënkryetar i dytë, Z.Daut Haxhijaj anëtar i Kryesisë Qendrore, Z.Musa Tolaj nënkryetar i tretë i Lobit Qendror, sekretarin e LEASH Z.Petrit Alijaj Zn.Marsela Koci kryetare e LEASH dega në Itali dhe anëtare e Kryesisë Qëndrore, Z.Sylë Arifaj kryetar i LEASH dega në Zvicër si dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore, Z. Sutki Hulaj Dega në Zvicër anëtar i Kryesisë Qëndrore, Z.Hisri Osmani kryetar i degës së Gjermanisë anetar i Kryesisë Qëndrore i nderuari dhe shumë i respektuari Xhevat Fetahu vëllai i dëshmorit Kombëtar, Xhemajl Fetahu anëtar i Kryesisë Qëndrore, Z.Arben Cana kryetar i LEASH dega Greqi si dhe Z.Petrit Selmani anëtar të Kryesisë Qëndrore.

Bota sot: A keni synim që të zgjeroheni edhe në vendet e tjera?

Shkuri Ymeri:.Sigurisht se po. Kemi kontakte të shumëta me bashkëatdhetarët tanë nëpër botë të cilët janë të interesuar që të na bashkanagjiten. Sikurse tregon edhe vet emërtimi i organizatës tone, neve do t’i themelojmë Degët tona edhe përtej Atlantikut, sikurse në SHBA dhe Kanada por edhe në Australi. Mirëpo për momentin jemi më të përqendruar në fuqizimin tonë në Evrope, por paralelisht i mbajme kontaktet edhe më gjërë.

Bota sot: Sa mendoni se ka nevojë diaspora shqiptare për organizime dhe nisma sikurse kjo e juaja?

Shukri Ymeri: Sigurisht se mërgata shqiptare ka pasur gjithnjë nevojë për një lidhshmëri mes veti, sepse ndryshe do t’a kishte pasur veshtirë. Kuptohet se mërgata shqiptare gjithnjë ka qenë e organizuar nëpër shoqata, klube apo asociacione të ndryshme, por aktivitetet e tyre kanë patur një shtrirje me karakter lokal, për shembull në suaza të një qyteti. Mirëpo LEASH është një mega projekt që organizon mërgaten nëpër të gjitha shtetet dhe Kontinentet ku ata jetojnë,, punojnë dhe veprojnë, do të thotë se bëhet fjalë për një organizim mirë të strukturuar dhe të qëndrueshëm. LEASH do më thënë është një kulm i përbashkeët organizativ për një mërgatë të bashkuar dhe të fuqishme.

Bota sot: A jeni të njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohet diaspora shqiptare dhe si keni menduar që t`i adresoni këto probleme?

Shukri Ymeri: Mëqenëse neve jemi organizatë mbarëkombëtare që përfaqësojme mërgaten shqiptare, gjithesesi se i dijmë të gjitha problemet dhe nevojat e saj. Neve jemi në kontakte të vazhdushme me bashkëatdhetarët tanë me të cilët bashkëpunojmë dhe koordinohemi. Duke i shfrytëzuar mundesitë dhe kapacitetet tona , gjithnjë përpiqemi që t’u dalim në ndihmë. Të gjithë anëtarët e organizatës tonë që punojnë nëpër institucionet e shteteve përkatëse e kanë për detyrë që t’u ndihmojnë bashkëatdhetarëve tanë.

Bota sot: Cili do të jetë kontributi juaj për lidhjet e diasporës me Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë etj?

Shukri Ymeri: Për fat të mirë , mërgata shqiptare në mënyrë të vazhdueshme ruante lidhjet me vendlindjen. Vizitat e shpeshta ndikojnë pozitivisht në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona.

Mërgata luan një rol të jashtëzakonshëm edhe në ekonominë e shteteve tona amë sepse përmes investimeve të ndryshme ndikojnë pozitivisht në krijimin e pasurisë por edhe në mirëqenjen sociale. LEASH përmes aktiviteteve të saj gjithnjë ka stimuluar mërgatën që të bëjë investime në vendlindje. Neve edhe në Plattformën tonë kemi paraparë që të realizojmë projekte të ndryshme posa t’i krijojmë kushtet e nevojshme. Mërgata shqiptare siç e dijmë ka qënë në shërbim të atdheut dhe kjo është vërtetuar në shumë raste gjatë historisë. Me këtë rast do të përmendi vetëm financimet masive të luftës në Kosovë dhe pjesëmarrja e madhe e mërgatës shqiptare në luftën e UÇK-së. Ndihma e mërgatës nuk do të mungojë asnjëherë.

Bota sot: Çfarë bashkëpunimi keni me Qeveritë e vendeve përkatëse dhe me Ministritë e Diasporës?

Shukri Ymeri: Edhe në Platformën tonë kemi paraparë një bashkëpunim të ngushtë me institucionet e shteteve tona përkatëse. Kështu vitin e kaluar një delegacion i LEASH bëri viziten e parë në R. Kosovës më ç’rast përveq tjerash vizitoi dhe zhvilloi biseda konstruktive edhe me ish Ministrin e Diaspores , Z. Valon Murati. Patëm një takim të frytshëm edhe në Odën Ekonomike të Kosovës me Z.Safet Gërxhaliu. Tani jemi duke punuar në përcaktimin e një axhende për viziten e ardhshme zyrtare që planifikojmë t’ia bëjmë institucioneve më të larta shtetërore shteteve tona amë.

Bota sot: A ka interesim nga shqiptarët që të jenë pjesë e Lobit tuaj?

Shukri Ymeri: E di pse jemi një organizatë relativisht e re, mërgata shqiptare ka treguar një interesim shumë të madh. Këtë neve e konstatojmë pothuajse çdo ditë nga kontaktet tona si dhe nga shkrimet që ata bëjnë. Mërgata jonë na paraqitet vazhdimisht nga të gjitha shtetet dhe kontinentet  ku ata jetojnë  dhe tregojnë interesimin e tyre për t’u bërë pjesë e jona për çka edhe i faleminderojmë.

Bota sot: Çfarë do të bëj lobi juaj për ruajtjen e frymës kombëtare shqiptare?

Shukri Ymeri: Nëpër të gjitha degët e LEASH janë përfshirë edhe shumë Shoqata të mërgatës shqiptare e  sidomos në Itali dhe Kalabri. Në Suada të këtyre shoqatave janë të organizuar edhe shkollat plotësuese në gjuhën shqipe. Këto shkolla  luajnë një rol jashtëzakonishtë të madhe në ruajtjen e gjuhës shqipe, në kultivimin e traditave dhe vlerave tona kombëtare. Për çdo vit organizohen manifestime të ndryshme kulturore duke shënuar ditën e gjuhës , artit, muzikës, prezentohen veshjet kombëtare dhe pjesë të ndryshme teatrale. Në bashkepunim me ministritë tona të diaspores furnizohemi me material mësimor që është i nevojshëm për shkolla plotësuese në gjuhën shqipe. Me këtë rast vlene të theksoj se Ministritë e Diaspores duhet të angazhohen më teper dhe të ndikojnë te autoritetet Italiane sa i takon hapjes së shkollave shqipe. LEASH gjithnjë do të jetë në veprim aty ku nuk ka do bëjë qmos për të hapur shkolla plotësuese në gjuhën shqipe.

Bota sot: Cili do të jetë aktiviteti juaj i radhës?

Shukri Ymeri: Kemi shumë aktivitete por me këtë rast do t’i veçoja  vetëm dy: në pressen e parë të muajit Maj në bashkëpunim me Ambasaden e R.Kosovës në Bern të Zvicrës do ta bëjmë promovimin e Librit mbi Skenderbeun të përkthyet të Albert Gjoka përkthyes i disa librave me vlerë kombëtare, profesor universitar në Trieshte i cili është edhe anëtarë i Kryesisë Qëndrore LEASH dhe në muajin Shtator 2018 për nder të vitit të Skenderbeut do të realizojmënje projeket.

Bota sot: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e Gazetës Kombëtare “Bota sot”?

Shukri Ymeri: Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes lexuesit tuaj të nderuar. Falënderoj të gjithë përkrahësit tanë që janë në numër shumë të madh. LEASH është një Projekt madhor që mërgata shqiptare nuk e ka pasur gjerë më tani, me një rëndësi të jashtëzakonisht të madhe, sa për mërgatën po aq edhe për vendet tona amë. Atë që mund ta bëj mërgata shqiptare është e pazëvendësueshme dhe e pakompenzueshme për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme. Atë që neve sot bëjmë do ta gëzojnë edhe pasardhësit tanë. Prandaj, në mënyrë solemne ftoj Mërgatën shqiptare të na bashkëngjitet në aktivitetet tona sepse vetëm të bashkuar do të jemi më të fuqishëm për ti rezistuar sfidave të kohës për ta ndihmuar kauzën tonë të shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat