NLB nënshkruan marrëveshje me BERZH-in

Biznes

NLB nënshkruan marrëveshje me BERZH-in

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 10:25
Foto nga takimi

Banka NLB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me një kredi prej 5 milionë euro në kuadër të programit për lehtësimin e tregut në vendet ku vepron BERZH-i.

NLB banka do të përdor programin për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për tregun financiar përtej kufijve të vendit, kurse, ky bashkëpunim është i pari ndërmjet BERZH-it dhe NLB-bankës.

Kryetari i bordit udhëheqës në NLB, Albert Lumezi tha se përmes marrëveshjes TFP banka do të ketë mundësi për të bashkëpunuar me më shumë banka korrespodentë të cilat do të ua mundësojnë klientëve që të fitojnë ekspertizë në tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me homologët e tyre në mbarë botën.

Lumezi: BERZH do të ofrojë edhe asistencë teknike dhe trajnim të avancuar

“Përveç linjës së kredisë 5 milionë euro për financim të tregut, programi për lehtësim të tregut nga BERZH do t’i ofrojë NLB bankës në Prishtinë asistencë teknike dhe trajnim të avancuar. Përfshirë këtë projekt, BERZH-i ka investuar 203 milionë euro në 49 projekte në Kosovë. Fuqizimi i integrimit regjional është njëri nga prioritetet kyçe të BERZH-it në kuadër të strategjisë afatmesme të bankës e që ka për qëllim tendencën e rritjes në shtetet ku operon për të promovuar integrimin regjional dhe të adresojë sfidat globale dhe regjionale. Përmirësimi i lidhjes dhe integrimit regjional do të emërohet si njëri nga prioritetet kyçe të strategjisë së BERZH-it për strategjinë shtetërore të Kosovës”, tha ai.

Kurse, përfaqësuesi nga BERZH-i, Suma Chakrabarti, tha se ky nënshkrim është i rëndësishëm edhe për BERZH-in.

Chakrabarti: Ky nënshkrim i thellon marrëdhëniet tona me NLB-në

“Shumë faleminderit. Është kënaqësi që të jem në Prishtinë në vizitën time të dytë në Kosovë, dhe jam i lumtur që e kam filluar vizitën time të dytë me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sot këtu në Prishtinë. Ky nënshkrim është i rëndësishëm për IBRD, për NLB Prishtinën por po ashtu për Kosovën. Besoj që kjo i thellon marrëdhëniet tona me grupin e NLB”, ka deklaruar ai.

Ky bashkëpunim është bashkëpunimi i parë i BERZH-it me NLB bankën

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat