(E plotësuar) - Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të aktiviteteve për përkrahjen e grave ndërmarrëse në Kosovë në bashkëpunim me OJQ “Gratë në Biznes” ka organizuar panairin “Gratë në Biznes 2016”, i cili u hap sot.
Drejtori i kësaj Agjencie, Besian Mustafa tha se është mirë që gratë po marrin pjesë në biznes dhe janë ndërmarrëse të mira.
Ky panairi synon promovimin e veprimtarisë ndërmarrëse te gratë e të gjitha komuniteteve, integrimin e tyre ne shoqëri si dhe inkurajimin e grave tjera për t’u futur në aktivitete biznesore.
Panairi po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Panairi i “Grave në Biznes” hapet në Prishtinë
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të aktiviteteve për përkrahjen e grave ndërmarrëse në Kosovë në bashkëpunim me OJQ “Gratë në Biznes” organizon Panairin “Gratë në Biznes 2016”.
Panairi synon promovimin e veprimtarisë ndërmarrëse te gratë e të gjitha komuniteteve, integrimin e tyre ne shoqëri si dhe inkurajimin e grave tjera për t’u futur në aktivitete biznesore.
Panairi mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.