Pacolli në Japoni: Iu ofrojmë një zonë të lirë ekonomike për biznes

Biznes

Pacolli në Japoni: Iu ofrojmë një zonë të lirë ekonomike për biznes

Më: 1 mars 2018 Në ora: 14:58
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm I Kosovës Behgjet Pacolli gjatë vizitës së tij dy ditore në Japoni është takuar sot me ministrin e Ekonomisë së këtij shtetit Hiroshige Sego.

“Ju na keni ndihmuar që nga dita e parë e çlirimit deri më sot, një ndihmë bujare, e plotë dhe në të gjitha fushat, ndaj kosovarët e kanë në zemër popullin japonez”,  ka thënë Pacolli.

Ministri Pacolli tha se Kosova bashkë me Shqipërinë  ofrojnë për investitorët japonezë, një mjedis të shkëlqyer për të bërë biznes.

“Shqipëria ka porte të thella detare dhe me të na lidh një infrastrukturë ekzistuese shumë e mirë. Së bashku ne kemi një pozicion strategjik në mes të Evropës dhe ju mund të eksportoni produktet tuaja pa taksa drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kombinimi i teknologjisë dhe markave japoneze me krahun kosovar të punës shumë të përgatitur garantojnë sukses. Ne, jemi të gatshëm për t’ju ofruar një  Zonë të Lirë Ekonomike për investitorët nga vendi Juaj”, ka thënë Pacolli.

 Ministri japonez  ka shprehur besimin e tij se vizita  në Japoni, e fokusuar në marrëdhëniet me biznesin e këtij vendi të fuqishëm do të jetë e frytshme.

 “Ne, e dimë se ju keni bashkëpunuar me shumë sukses me një kompani të vendit tim, produktet e të cilës janë të destinuara për eksport dhe besojmë shumë se shembullin e saj do ta ndjekin dhe kompani të tjera”, tha ai,

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat