Bizneset diskutojnë rreth mundësive për shërbimet konsulentë digjitale

Biznes

Bizneset diskutojnë rreth mundësive për shërbimet konsulentë digjitale

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 13:26
Foto nga evenimenti

Business Consultants Council (BCC) ka mbajtur evenimentin me përfaqësues të bizneseve dhe kompanive të ndryshme vendore, rreth mundësive të ngritjes së kualitetit të shërbimeve të konsulencës, regjistrimin në platformën e dedikuar për konsulentë, konsulenca.org dhe një trajnim te specializuar për menaxhimin e mediave sociale dhe perspektivën digjitale për këto institucione.

Të pranishëm kanë qenë 50 përfaqësues të bizneseve, shoqata dhe kompanive nga sektorë të ndryshëm privat si: prodhim, IT, zhvillim ekonomik, zhvillim të mundësive për tregti dhe eksport, gratë në ndërmarrësi etj. ku kanë përfituar nga praktikat më të mira për fushën e konsulencës dhe menaxhimin digjital.

Pjesa e parë e organizimit është përqendruar në një panel të përbërë prej 4 grave ndërmarrëse: Melita Ymeraga (Melita & Partners), Hana Qerimi (Shkolla digjitale & StarLabs), Yllka Metaj (AzTech) dhe Jehona Lluka (BCC), të cilat kanë theksuar rëndësinë e praktikimit të shërbimeve të konsulencës, përdorimin e efektshëm të platformës konsulenca.org, mundësinë për ngritjen e kualitetit të konsulencës në Kosovë dhe kanë ndarë historitë e tyre të suksesit për zhvillim të bizneseve dhe kompanive. Ato përfaqësojnë 4 biznese të suksesshme, jo vetëm në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar për eksportimin e shërbimeve.

Janë shfaqur 4 video shpjeguese nga donatorë dhe kompani të ndryshme për rëndësinë e regjistrimit si konsulent në platformën digjitale konsulenca.org, gjetjen e një konsulenti varësisht nga fushëveprimi dhe për promovimin e platformës konsulencës.org

Pjesa e dytë e organizimit ka përfshirë një ligjërim për menaxhim të mediave sociale nga eksperti i prezencës online, Valon Canhasi nga kompania ‘’Hallakate’’, i cili njëkohësisht është anëtar Patron në Business Consultants Council.

Ai ka folur për llojet e mediave sociale, rolin e tyre, menaxhimin e përmbajtjes, menaxhimin e kampanjave dhe anatominë e rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe të gjitha mediat virale.

Qëllimi i këtij evenimenti, ka përfshirë synimet e BCC-së për të forcuar kapacitetet e NVM-ve, rreth informimit të fushëveprimit të saj për mundësitë e përfitimit nga shërbimet e konsulencës, platformës vlerësuese konsulenca.org dhe të stimulojë përfaqësimin dhe pjesëmarrjen aktive të grave në ndërmarrësi dhe zhvillim të biznesit.

Aktiviteti është mbështetur nga projekti Enhancing Youth Employment (EYE), i cili është një projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, implementuar nga HELVETAS Bashkëpunimi Zvicerran dhe MDA (Rrjeti i menaxhimit të zhvillimit)  dhe është zhvilluar nga Business Consultants Council (BCC).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat