OAK kërkon nga PSD mbështetje për përmirësimin e klimës së të bërit biznes - Bota Sot
OAK kërkon nga PSD mbështetje për përmirësimin e klimës së të bërit biznes

Biznes

E mërkurë, 15 gusht 2018

OAK kërkon nga PSD mbështetje për përmirësimin e klimës së të bërit biznes

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 14:49
Foto nga takimi

Oda e Afarizmit të Kosovës është takuar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialdemokrate me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin dhe kontribuimin në përmirësimin e zhvillimit të vendit.

Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi theks të veçantë i kushtoi pengesës që ligjet janë duke i bërë biznesit në Kosovë, kjo pasi që ligjet nuk janë kompatibile me njëra-tjetrën.

Ndër problemet kryesore në këtë aspekt u përmendën  edhe Ligji mbi TVSH-në, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji për Investime Strategjike...etj, andaj Krasniqi kërkoi mbështetje në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e tyre.

Ai gjithashtu veçoi disa nga kontributet që Oda e Afarizmit të Kosovës ka dhënë për përmirësimin e ligjeve, ndër të cilat mund të theksohen:    Ligji për Shoqëritë Tregtare dhe  Ligji për Miniera dhe Minerale

Dardan Sejdiu, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokratike, theksoi se partia Social Demokratike në aspektin e ekonomisë është e fokusuar në tri shtylla kryesore, e të cilat përfshijnë: Të drejtat e punëtorëve; ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe    ligjin për Masat Mbrojtëse në Import.

Anëtarët e bordit, Hamdi Malushaj dhe Hysni Zogaj fokusin më të madh i kushtuan ligjeve dhe klimës së të bërit biznes si dhe Ligjit për Efiçencë të Energjisë, si ligj shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për vendin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test